Ekranet Profesionale

Canon DP-V1830

Me një modelim kompakt dhe peshëlehtë për ambiente studioje ose skenike, monitori profesional DP-V1830 ofron performancë të jashtëzakonshme imazherike 4K HDR.

Specifikimet

  • Ekran 18” 4K HDR

    Paneli 3840 x 2160 LCD ofron ndriçim 1000 cd/m² në ekran të plotë

  • Cilësi e jashtëzakonshme figure

    Realizon standardet Dolby Vision dhe EBU TECH3320*

  • Monitorim i avancuar në HDR

    Waveform Monitor, False Colour, Range Check e shumë të tjera

  • Lidhje pa kompromise

    1 hyrje HDMI dhe fole 12G-SDI (4 hyrje dhe 4 dalje)

  • Mbështetje për ekran dysh/katërsh dhe 8K

    Për monitorim të njësuar me shumë kamera dhe cikle pune me rezolucion të lartë

  • Robust dhe portativ

    Trup kompakt dhe peshëlehtë 7.5kg

* Vlerësim 1A i arritur për raportin e kontrastit, ndriçimin maksimal, nivelin e të zezës, njëtrajtësinë e ndriçimit dhe kohën e vonesës.

MBËSHTETJA PËR PRODUKTIN

Ka përditësim

Programi i ri i integruar (v1.1) ofron funksione krejt të reja, duke përfshirë HDR Monitoring Tools, SDI/HDMI Multi View etj. Një ndërçelës i integruar SDI ofrohet tani me kosto shtesë, për produksione të njësuara me shumë kamera.

Mjetet e monitorimit HDR

DP-V1830 vjen me mjetet e monitorimit të avancuar HDR të Canon, të nderuara me çmime, për t'ju ndihmuar të vlerësoni përmbajtjet HDR, duke ju dhënë informacion të detajuar dhe të saktë në lidhje me çdo aspekt të sinjalit të shfaqur.

  • HDR Waveform Monitor/RGB Parade

    Analizoni ndriçimin e një imazhi nga e majta në të djathtë me një gradacion monitori që mbështet sinjalet IRE, PQ, HLG dhe Log nga prodhues të ndryshëm.

  • HDR False Colour

    Përfaqëson vizualisht ekspozimin dhe prerjen e figurës sipas gradacioneve të detajuara dhe të personalizueshme të ngjyrave për IRE, PQ ose HLG.

  • Range Check

    Kalon daljen e ekranit në njëngjyrësh dhe u mundëson përdoruesve të përcatojnë një nivel ndriçimi maksimal për të identifikuar lehtësisht zonat që kërkojnë rregullim.

  • Pixel Value Check/ Chromaticity Diagram

    Ekzaminoni me saktësi vlerat e ngjyrave dhe të ndriçimit të një pikseli të caktuar. Një diagram CIE shfaqet dhe për të ilustruar vendndodhjen e hapësirës së ngjyrave të pikselëve ose spektrin e përgjithshëm të imazhit.

  • Out of Gamut Display

    Kalon daljen e ekranit në njëngjyrëshe dhe thekson ngjyrat jashtë gamës së zgjedhur të ngjyrave. Përdoruesit mund të zgjedhin ose gamën ITU-R BT.709 ose Native.

  • HDR/ SDR Compare View

    Një funksione i avancuar që konverton përmbajtjen HDR në SDR për vlerësim krah për krah. Ky funksion mund të përdoret për të krahasuar përmbajtjen origjinale së bashku me LUT ose CDL aktive të përdoruesit.

  • HDR Histogram

    Një paraqitje grafike e shpërndarjes së ndriçimit në një imazh. Ky funksion mund të ilustrojë dhe gamat e ndriçimit SDR dhe HDR.

  • Monitor me ndriçim të kornizës

    Një mjet novator që u mundëson përdoruesve të monitorojnë nga afër ndryshimet në ndriçimin maksimal me kalimin e kohës kur shikojnë videosekuenca.

  • Pamje për shumë informacione

    Përdorni disa mjete monitorimit HDR njëherësh pa penguar imazhin e shfaqur.

18” Display with Exceptional Brightness

Ekran 18” me ndriçim të jashtëzakonshëm

DP-V1830 vjen me një panel 18-inçësh 4K UHD me ekran të plotë dhe ndriçim të njëtrajtshëm deri në 1000 cd/m². Plotësuar nga një nivel ultra i ulët të zeze prej 0.001 cd/m², ky monitor krijon performancë dhe saktësi të përdorur HDR.

Riprodhim besnik i ngjyrave dhe cilësi e detajuar e figurës HDR

Ekrani i avancuar i Canon dhe teknologjia e errësimit të lokalizuar ofron ndriçim të fjalës së fundit, hijezime të detajuara dhe gamë të gjerë ngjyrash në të gjithë ekranin. Krijim përmbajtjeje të jashtëzakonshme HDR, duke arritur certifikim Dolby Vision dhe Grade1A në standardet EBU TECH33201.

1 Vlerësim Grade 1A i arritur për raportin e kontrastit, ndriçimin maksimal, nivelin e të zezës, njëtrajtësinë e ndriçimit dhe kohën e vonesës.

Faithful Colour Reproduction and Detailed HDR Image Quality
Simultaneous Dual/Quad Display and 8K Support

Mbështetje njëkohëshe për ekran dysh/katërsh dhe 8K

DP-V1830 mbështet shikim njëkohësh deri në 4K ose në seri dyshe, ose katërshe, për monitorim të konsoliduar të shumë kamerave. Ky funksion mbështet shikimin e sinjaleve SDI dhe HDMI njëherësh, si dhe profilet individuale të figurës ose User LUT për hyrjen*. Monitori ka gjithashtu kapacitetin të mbështesë videosinjale 8K, gati për cikle të ardhshme pune në rezolucion të lartë.

* Ofrohet në firmuerin e korrikut 2022

In-built SDI Switcher

DP-V1830 vjen me një MULTI-FUNC SDI Output* që i mundëson pajisjes të veprojë si ndërçelës hyrjeje 4-drejtimësh SDI, duke i bërë produksionet e kamerës më efikase. Ky ndërçelës i integruar mund të mbështesë një larmi zbatimesh në ciklet e punës, si p.sh. dërgimin e një sinjali dalës në monitorin e regjisorit, regjistruesi i jashtëm ose ndonjë zgjidhje transmetimi direkt.

* Nevojitet licencë me pagesë, që ofrohet nga firmueri i korrikut 2022

Canon Camera
Lightweight and Portable Design

Modelim peshëlehtë dhe portativ

Një trup kompakt 7.5kg e bën DP-V1830 ideal për produksion kudo që të ndodheni. Opsionet për hyrjen DC, instalimi me suporte VESA dhe 19” ofron fleksibilitet të jashtëzakonshëm.

Lidhje pa kompromis për integrim të lehtë

DP-V1830 është i pajisur me 1 hyrje HDMI dhe fole 12G-SDI (4 hyrje and 4 dalje) që mund të nxjerrin sinjale 4K60P 4:2:2 10-bit ose 4K30P 4:4:4 12-bit, idealë për integrim të njësuar në cikle të shumta pune.

Canon Camera
Canon Camera

Remote Control/ Multi-Display Link*

Për fleksibilitet të mëtejshëm dhe kontroll praktik, DP-V1830 mund të lidhet me një kompjuter, tabletë ose smartfon (përmes një lidhjeje LAN) për të aktivizuar Remote Control Web UI. Kjo ndërfaqe përdorimi e optimizuar për përdorim me prekje mundëson shikimin e drejtpërdrejtë të figurës, informacion të detajuar të sinjalit dhe kontroll të drejtpërdrejtë mbi hyrjet, mjetet e monitorimit dhe cilësimet. Për më tej, përdoruesit mund të lidhin disa ekrane Canon së bashku përmes një rrjeti lokal për të rregulluar cilësimet e imazheve ose hyrje ndërçelësi njëherësh.

* Ofrohet në firmuerin e korrikut 2022

DP-V1830

Çfarë ka në kuti?

  • Monitor DP-V1830

  • Udhëzuesi i konfigurimit

  • Fletëpalosja e kujdesit

[MBËSHTETJA]

Dëshironi të kontaktoheni nga një përfaqësues i Canon?

Për mbështetje dhe këshillim të mëtejshëm, mund t'ju kontaktojë një prej specialistëve tanë të dedikuar të Canon për t'ju dhënë këshilla të detajuara se si mund ta përdorni këtë monitor në ciklin tuaj të prodhimit.

Produktet e lidhura

  • Ekranet Profesionale

    DP-V3120

    Ekran profesional 31-inçësh, 4K, HDR me vlera 2000 cd/m2 që kryesojnë tregun, që ofron fleksibilitet më të lartë për cikle pune produksioni në HDR.
  • Ekranet Profesionale

    DP-V2730

    Një ekran reference 27-inçësh, 4K HDR me funksione të gjera për transmetim dhe pasproduksion profesional.
  • Ekranet Profesionale

    DP-V2411

    Një ekran reference me ndriçim të lartë 24" me një spektër të gjerë të ngjyrave dhe me funksionalitete të zgjeruara për prodhimin në HDR.
  • Ekranet Profesionale

    DP-V1711

    Ekran i fortë, portativ, UHD 4K 17" me 12G-SDI dhe funksionet e zgjeruara për HDR.