Nxjerrë me EOS R3

i saktë RF 100-300mm F2.8L IS USM

  • apertura f/2.8
  • shpejtësia e shkrehësit 1/1600
  • ISO 6400

Canon RF 100-300mm F2.8L IS USM

Vendoseni veten në pozicion fitues me një objektiv zmadhues telefoto super të shpejtë që ju jep avantazhin e objektivit fiks në sporte e më tej

Një zmadhim profesional me fuqi fleksibël për telefoto

Regjistroni momentet më të shpejta të fotografisë sportive plus lajmet sfiduese dhe sesionet e kafshëve të egra me këtë objektiv të lehtë e kompakt f/2.8, krijuar për rendiment fitimtar.

Tepër i shpejtë, reagues dhe i saktë

Motorët Dual Nano USM ofrojnë fokusim të shpejtë dhe të qetë me kontroll shtesë nga një unazë e personalizueshme e kontrollit të objektivit. Shkrepja dorazi është gjithashtu e lehtë falë një fotostabilizuesi optik me 5.5 nivele1.

Cilësi e jashtëzakonshme e imazhit që ripërcakton zmadhimin

Një lente asferike qelqi të derdhur, e pazakontë për supertelefotot, së bashku me elemente UD dhe Fluorite punojnë së bashku për të dhënë detaje të jashtëzakonshme, me aberracion të reduktuar kromatik, hijezim apo vezullim.

Kontroll krijues kur ju duhet më shumë

Një aperturë me 9 fletë i nxjerr bukur pikat kryesore dhe zonat jashtë fokusit ndërsa fokusimi minimal në distancë prej 1.8m2 ju mundëson kapjen e detajeve nga afër në çfarëdo gjatësie fokale.

Krijuar për profesionistë

L-series RF 100-300mm F2.8L IS USM do të funksionojë në çfarëdo kushtesh që hasni falë izolimit të avancuar atmosferik, rezistencës ndaj goditjes dhe bojës së bardhë që pengon nxehtësinë.

Shtoni fleksibilitet të mëtejshëm me zgjatuesit RF

Përforconi RF 100-300mm F2.8L IS USM deri në 200-600mm f/5.6 me zgjatues RF 2x, ose 140-420mm f/4 me zgjatues RF 1.4x pa sakrifikuar në shpejtësi fokusimi apo rezistencë.

Specifikimet

  • Gjatësi fokale 100–300 mm

    Për rreze fleksibël telefoto

  • Motor "Dual Nano USM"

    Veprim i shpejtë, i shtruar dhe thuajse i qetë

  • Fotostabilizues 5.5-nivelësh1

    Për komandim optimal dore edhe në ndriçim të ulët

  • Elemente Aspheric, Fluorite dhe UD

    Arrini pamje jashtëzakonisht të qarta

  • Veshje termoizoluese

    Funksionim koherent edhe në temperatura të larta

  • Përputhshmëria e zgjatuesit

    Përdoreni me zgjatues RF 2x dhe RF 1.4x

  • Unazë komandimi të objektivit

    Për komandim të mëtejshëm të ISO, aperturës dhe shpejtësisë së shkrehësit

  • Aperturë rrethore 9-fletëshe

    Krijoni efekt Bokeh tejet të arrirë

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju nevojitet për të nxjerrë fotografi profesionale tepër të mprehta dhe të detajuara me kamerën tuaj kuadërplotë të serisë EOS R

  • Objektivi RF 100-300mm F2.8L IS USM

  • Kapak lenteje E-112

  • Qafore objektivi ET-124

  • Çantë e butë objektivi LS100-300

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

  • Manuali i përdorimit

Related products

  • RF 70-200mm F2.8L IS USM

    Një objektiv thelbësor në treshen profesionale të zmadhuesve, "RF 70-200mm F2.8L IS USM" është shoqëruesi ideal për lajme, sporte dhe udhëtime.
  • RF 2x

    Zgjatuesi RF 2x ofron mprehtësi dhe fleksibilitet me zmadhim të mëtejshëm 2x për të dyfishuar rrezen e objektivave të pajtueshëm RF telefoto dhe zmadhues.
  • RF 1.4x

    Zgjatuesi RF 1.4x ofron mprehtësi dhe fleksibilitet me zmadhim të mëtejshëm 1.4x për të përforcuar rrezen e objektivave të pajtueshëm RF telefoto dhe zmadhues.
  • RF 100-500mm F4.5-7.1 L IS USM

    RF 100-500mm F4.5-7.1 L IS USM ofron qartësi e fleksibilitet me fuqi mahnitëse supertelefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt.
  1. Deri në 6 nivele kur përdorni trupin e serisë EOS R që vjen me fotostabilizues të integruar. IS optike dhe e kombinuar maten të dyja sipas standardeve CIPA.
  2. Objektiv maks. 0.16x.