Objektiva për DSLR

Canon EF 400mm f/2.8L IS II USM

Një lente supertelefoto e serisë L me rendiment ultra të lartë, me Stabilizuesin e imazhit për rezultate të qëndrueshme.

Përfitimet

  • Një lente supertelefoto 400mm f/2.8 me rendiment ultra të lartë

  • Pjesë e serisë L mjaft të vlerësuar të Canon

  • Stabilizuesi i imazhit me 4 ndalesa

  • 3 modalitete të Stabilizuesit të imazhit

  • Një dizajn i qëndrueshëm dhe i fortë

  • Cilësi e përmirësuar e imazhit

  • Fokusi automatik i shpejtë dhe i qetë

Veçoritë e detajuara

  • Një lente supertelefoto me rendiment ultra të lartë

    Me një hapje të madhe të diafragmës prej f/2.8, lentja EF 400mm f/2.8L IS II USM është një lente supertelefoto me rendiment ultra të lartë që siguron një cilësi të jashtëzakonshme të imazhit në një dizajn të fortë me aliazh magnezi dhe titan për zvogëlimin e peshës.

  • Cilësia e serisë L

    Seria L është gama e lenteve kryesore profesionale të Canon, që prezanton më të mirën në optikën EF të projektuara me saktësi të lartë. Lentet e serisë L ndërthurin një rendiment superior me një manovrim të shkëlqyer, dhe janë mjaft rezistente ndaj pluhurit dhe lagështirës.

  • Stabilizuesi i imazhit me 4 ndalesa

    Një Stabilizues optik i imazhit me 4 ndalesa - i projektuar posaçërisht për gamën specifike të gjatësisë fokale të kësaj lente - vepron për ekuilibrimin e mjegullimit të imazhit që mund të shfaqet gjatë regjistrimit me kamerën në duar, ose në shpejtësi të ulëta të obturatorit. Zbulimi automatik i zhvendosjes siguron një rendiment efektiv kur gjurmoni subjektet në lëvizje dhe, meqenëse sistemi IS bazohet te lentja, rezultatet janë të dukshme nëpërmjet pamorit gjatë inkuadrimit.

  • 3 modalitete të Stabilizuesit të imazhit

    Të përshtatura në mënyrë ideale për të gjitha llojet e fotografisë së aksionit, sidomos në ato disiplina që kërkojnë përdorimin e zhvendosjes së imazhit, modaliteti i ri 3 i stabilizimit të imazhit aktivizon vetëm elementin e stabilizuesit të imazhit gjatë ekspozimit.

  • Cilësi e përmirësuar e imazhit me veshjen SWC

    E projektuar për përdorimin në fotografinë dixhitale, veshja strukturore e regjistruar me patentë Subwavelength e Canon ndihmon në minimizimin e hijeve dhe flakërimave të shkaktuara nga pasqyrimet e brendshme. Duke eliminuar shkakun, veshja zvogëlon pasqyrimet dhe ndihmon në sigurimin e imazheve të qarta dhe të pastra.

  • Fokusim automatik i shpejtë, i qetë

    Një motor unazor USM (Motori ultrasonik) përdor dridhje frekuence ultrasonike për të realizuar një fokus automatik jashtëzakonisht të shpejtë me një veprim thuajse heshtje. Një njësi CPU me shpejtësi të lartë dhe algoritme të optimizuara të fokusit automatik (AF) kontribuojnë më tej në shpejtësinë e fokusit automatik. Mbivendosja e fokusimit manual elektronik në çdo kohë është e disponueshme pa qenë e nevojshme të dilni nga fokusi automatik.

Aksesorët përkatës

  • Objektiva për DSLR

    Zgjatuesi EF 1.4x III

    Një zgjatues i kategorisë profesionale që e rrit gjatësinë fokale të lenteve të serisë L me 1,4x.
  • Objektiva për DSLR

    Zgjatuesi EF 2x III

    Një zgjatues i kategorisë profesionale që e rrit gjatësinë fokale të lenteve të serisë L me 2x.
  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 25 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 25mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Kapak lenteje ET-120 (WII)

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.
  • Aksesor objektivi

    Lens Cap E-180D

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.

  • Aksesor objektivi

    Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Filtër me futje PL-C 52mm

    Filtër rrethor polarizues për lentet super-telefoto Canon.
  • Aksesor objektivi

    Filtër me futje PL-C 52mm (WII)

    Filtër rrethor polarizues për lentet super-telefoto Canon.
  • Aksesor objektivi

    Mbajtës i filtrit me futje me vidhosje 52mm

    Bën të mundur që filtrat me diametër 52mm të përdoren në lentet super-telefoto Canon që marrin filtra me futje.
  • Aksesor objektivi

    Mbajtës i filtrit me futje me vidhosje 52mm (WII)

    Bën të mundur që filtrat me diametër 52mm të përdoren në lentet super-telefoto Canon që marrin filtra me futje.
  • Aksesor objektivi

    Mbajtës i filtrit xhelatinë me futje 52mm (WII)

    Bën të mundur që filtrat me xhelatinë të përdoren në lentet super-telefoto Canon që marrin filtra me futje.
  • Aksesor objektivi

    Kasa e Lentes 400D

    Kasë e fortë për lenten telefoto EF 400mm f/4 DO IS II USM.
  • Aksesor objektivi

    Rrip i Gjerë i Lentes B

    Një rrip i gjerë qafe i rehatshëm për lentet super telefoto.
  • Aksesor objektivi

    Camera Rain Cover ERC-E4L

    Mbron kamerën dhe lenten nga moti, dhe ju lejon të vazhdoni të shkrepni. Masë e madhe.