CANON STUDENT DEVELOPMENT PROGRAMME 2024

KONKURSI 2024

Rregullat dhe Kushtet

Hyni në këtë konkurs duke dorëzuar katalogun tuaj brenda periudhës së regjistrimit dhe në përputhje me këto kushte për të qenë pjesë e Canon Student Development Programme 2024, ku:


1)  deri në 100 kandidatë do të zgjidhen dhe do të mentorohen në distancë nga profesionistët e fushës në lidhje me katalogun e tyre dhe propozimin e projektit të ri;
2)  deri në 25 prej këtyre 100 kandidatëve (siç do të gjykohen nga një panel i pavarur) do të zgjidhen për të marrë pjesë në një seminar 4-ditor përpara ndjekjes së festivalit Visa pour l’Image; dhe
3)  3 nga 25 pjesëmarrës do të zgjidhen për të marrë një grant prej 2000 eurosh dhe produkte të Canon. Ju lutemi të shikoni kushtet e plota përkatëse.

Periudha e regjistrimit: nga data 12 shkurt 2024 deri në orën 23:59 GMT më 7 mars 2024

ORGANIZATORI DHE ADMINISTRATORI I PLATFORMËS SË DORËZIMEVE


1.  Organizatori është Canon Europa N.V. 59 Bovenkerkerweg, 1185 XB, Holandë (“organizatori”). Çdo kompani, filial, partneritet apo subjekt tjetër i cili herë pas here kontrollohet nga ose është nën kontrollin e përbashkët të Organizatorit do të referohet këtu e tutje si "Filiali i organizatorit" dhe, Organizatori së bashku me Filialin e organizatorit do të referohen si "Grupi organizator".
2.  Përpunuesi i të dhënave, si administrator i platformës së dorëzimit është Hypemarks, Inc. dba TINT incorporated,122 EastHouston St. San Antonio, TX 78258.


Duke u regjistruar në këtë konkurs të Canon Student Development Programme (në vijim "konkursi") të gjithë kandidatët konsiderohen se kanë rënë dakord dhe u nënshtrohen këtyre kushteve, përveç nëse njoftohet ndryshe me shkrim nga Organizatori.

KUSHTET E PJESËMARRJES


3.  Të gjithë kandidatët (në vijim “kandidatët”) duhet:
  • të jenë të moshës 18 vjeç e lart më 7 mars 2024;
  • të jenë me banim në shtetet e përmendura më poshtë dhe:

    1. a) të kenë nisur apo kryer një program arsimor në shtetet e përmendura më poshtë gjatë vitit akademik 2023-2024, ose
    2. b) të jenë të angazhuar në praktika profesionale në agjenci apo revista brenda së njëjtës periudhë; ose
      c) të jenë të nominuar/mbështetur nga profesionistë të sektorit të fotografisë

  • Lista e shteteve:
    • Shqipëria 
    • Algjeria 
    • Angola
    • Armenia 
    • Austri
    • Azerbaizhani
    • Bahrain
    • Belgjikë
    • Benin
    • Bosnjë-Hercegovinë
    • Botsvana
    • Bullgaria
    • Burkina Faso
    • Burundi
    • Kamerun
    • Kape Verde
    • Republika e Afrikës Qendrore
    • Çad
    • Komoros
    • Kroaci
    • Qipro
    • Republika Çeke
    • Republika Demokratike e Kongos
    • Danimarkë
    • Xhibuti
    • Egjipt
    • Guinea Ekuatoriale
    • Eritrea
    • Estoni
    • Etiopi
    • Finlandë
    • Francë
    • Gabon
    • Gjeorgjia
    • Gjermani
    • Ganë
    • Greqi
    • Guinea
    • Guinea-Bisau
    • Hungari
    • Islandë
    • Iran
    • Irak
    • Irlandë
    • Izrael
    • Itali
    • Bregu i Fildishtë
    • Jordan
    • Kazakistani
    • Kenia
    • Arabia Saudite
    • Kosovë
    • Kuvajt
    • Kirgistan
    • Letoni
    • Leban
    • Lesoto
    • Liberi
    • Libi
    • Lituani
    • Luksemburgu
    • Madagaskar
    • Malavi
    • Mali
    • Malta
    • Mauritani
    • Mauritius
    • Majote
    • Moldavi
    • Mal i Zi
    • Marok
    • Mozambik
    • Namibi
    • Holandë
    • Niger
    • Nigeri
    • Maqedoni e Veriut
    • Norvegji
    • Oman
    • Poloni
    • Portugali
    • Katar
    • Republika e Kongos
    • Ribashkim
    • Rumani
    • Ruandë
    • Shën Helena
    • Sao-Tome-e-Principe
    • Arabia Saudite
    • Senegal
    • Serbi
    • Seiçele
    • Sierra Leone
    • Sllovakia
    • Slloveni
    • Somali
    • Afrika e Jugut
    • Sudani i Jugut
    • Spanjë
    • Sudan
    • Zvazilandë
    • Suedi
    • Zvicër
    • Siri
    • Taxhikistani
    • Tanzani
    • Gambi
    • Togo
    • Tunizi
    • Turkmenistan
    • Ugandë
    • Ukrainë
    • Emiratet e Bashkuara Arabe
    • Britania e Madhe
    • Uzbekistani
    • Sahara Perëndimore
    • Jemen
    • Zambi
    • Zimbabve
4.  Canon ruan të drejtën ta verifikojë të drejtën e pjesëmarrjes dhe pranimin e kandidatëve duke kërkuar një kopje të dokumentit tuaj të identitetit dhe ose dëshmi të regjistrimit në një kurs/praktikë/agjenci kualifikuese, ose për ata që hyjnë me nominim nga profesionistët e sektorit të fotografisë, një letër rekomandimi nga profesionisti që ju mbështet.
5.  Pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë në Modulin 2 ose 3 të Canon Student Development Programme të vitit 2022 ose 2023 nuk kanë të drejtë të hyjnë dhe/apo marrin pjesë.
6.  Punonjësit e organizatorit, kompanitë filiale të tij, familjet e tyre, agjentët dhe palët e tjera të përfshira drejtpërdrejt në këtë program dhe në financim nuk kanë të drejtë të marrin pjesë. 

DETAJE TË MËTEJSHME PËR CANON STUDENT DEVELOPMENT PROGRAMME

PROCESI I ZGJEDHJES


7.  Pas periudhës së regjistrimit një panel i pavarur i përbërë nga punonjës të Canon dhe profesionistë të jashtëm të fushës do të përzgjedhë deri në 100 dorëzime kandiduese në Canon Student Development Programme (në vijim “programi”). Dorëzimet do të vlerësohen sipas aftësisë narrative, origjinalitetit, skenarit, CV-së dhe cilësisë së përgjithshme të katalogut.
8.  Pjesëmarrësit me të drejtë pjesëmarrjeje me dorëzimet e kualifikuara do të zgjidhen dhe do të njoftohen për rezultatin e shqyrtimit deri më 29 mars 2024.
9.  Të përzgjedhurit do të bëhen "Pjesëmarrës" dhe do të pranohen në program. Programi do të përbëhet nga tri module të veçanta, me një pjesë të pjesëmarrësve që do të zgjidhen për stadet e mëtejshme nga një panel i pavarur siç detajohet në këtë dokument në pjesën 10, "Çmimi".

ÇMIMI


10. Programi do të përbëhet nga tri module të veçanta
  • Moduli 1: Mentorimet e përgatitjes së katalogut virtual
    Deri në 100 pjesëmarrës të pranuar do të bashkëpunojnë me një mentor profesionist midis periudhës 22 prill - 31 maj për të mbështetur dhe rafinuar katalogun dhe propozimin e tyre të projektit të ri. Çdo pjesëmarrës do të marrë deri në tri seanca njëorëshe. Të gjitha seancat do të zhvillohet përmes lidhjes virtuale. 
  • Moduli 2: Seminari
    Në vijim të përmbylljes së modulit 1, deri në 25 pjesëmarrës do të zgjidhen në qershor për të ndjekur një seminar 4-ditor që do të zhvillohet midis datave 31 gusht - 4 shtator 2024 në Girona (S) dhe Perpinjo (F). Gjatë seminarit pjesëmarrësit do të ndjekin leksione të dedikuara, do të marrin pjesë në shqyrtime katalogu në grup, seanca praktike, do të ndjekin festivalin Visa pour l’Image (në vijim "festivali") dhe do të përfitojnë nga mundësitë e krijimit të lidhjeve me përfaqësues nga sektori i imazherisë dhe i mediave.
  • Moduli 3: Pajisjet dhe grantet
    3 pjesëmarrës do të zgjidhen në shtator për të marrë një grant prej 2000 eurosh (dy mijë euro) për të krijuar një projekt të ri fotografik dhe produkte të Canon që përfshijnë një trup kamere dhe një objektiv, siç përcaktohet nga Organizatori. Pas marrjes së grantit, 3 pjesëmarrësit e përzgjedhur do të përpiqen të:
  • Përfundojnë projektin në bazë të propozimit të projektit të dorëzuar në fund të modulit të parë deri më 1 korrik 2025;
  • Ofrojnë 10 imazhe me rezolucion të lartë siç është rënë dakord midis Pjesëmarrësit dhe Organizatorit

  • Të gjithë pjesëmarrësit do t'i prezantohen organizatës lokale për shtetin përkatës të Canon.
11.  Pjesëmarrësit e zgjedhur për modulin 2 do të priten nga Organizatori. Organizatori do t'u ofrojë biletat e kthimit me udhëtim në klasin ekonomik me avion dhe/autobus ose tren (sipas mundësisë), akomodim të plotë, vakte (mëngjes, drekë dhe darkë) dhe sigurim për udhëtimin (duke përjashtuar rastet e vjedhjes apo humbjes së sendeve me vlerë) për kohëzgjatjen e qëndrimit, siç përcaktohet në dispozitën 10.
12.  Për të shmangur dyshimet, organizatori nuk do të mbajë përgjegjësi për organizimin e vizave apo elementeve të mundshme të çmimit, kjo është përgjegjësi e vetme e pjesëmarrësit.
13.  Pritja destinohet vetëm për pjesëmarrësin, organizatori nuk mbulon asnjë shpenzime tjetër përveç atyre të përcaktuara më lart.
14.  Pjesëmarrësit duhet të sigurohen që do të jenë në dispozicion gjatë datave të lartpërmendura, 22 prill – 4 shtator 2024, nëse zgjidhen për cilindo prej moduleve të mësipërme. Canon nuk mund t'i ndryshojë këto data.
15.  Pjesëmarrësit e zgjedhur për Modulin 2 dhe 3 pritet që të nënshkruajnë dokumente shtesë për të lejuar përdorimin e emrit dhe përmbajtjes së tyre, si dhe për të dhënë disa të drejta të caktuara për qëllime reklamimi, promovimi dhe publiciteti për Student Development Programme dhe për nisma të tjera arsimore të Canon pa kompensim të mëtejshëm, siç përmblidhet më poshtë:
  • Moduli 2: Pjesëmarrësve do t'u kërkohet e drejta për të përdorur imazhet nga katalogët e tyre që i kanë dorëzuar gjatë Programit, detajet personale (emri, imazhi dhe portreti) dhe përmbajtja (deklaratat (me gojë ose me shkrim) dhe fotografitë e bëra gjatë Programit) për të promovuar Programin, si dhe veten e tyre si pjesëmarrës në Canon; faqet e internetit, llogaritë dhe kanalet e mediave sociale, postat direkte, prezantimet e korporatës, videot dhe raportet, njoftimet për shtyp, ekspozitat (online/offline), fletushkat, pankartat
  • Moduli 3: Finalistëve do t'u kërkohet e drejta për të përdorur imazhet nga projekti i tyre i krijuar duke përdorur grantin e dhënë për të promovuar Programin dhe veten e tyre si pjesëmarrës në Canon; faqet e internetit, llogaritë dhe kanalet e mediave sociale, postat direkte, prezantimet e korporatës, videot dhe raportet, njoftimet për shtyp, ekspozitat (online/offline), fletushkat, pankartat

SI TË MARRIM PJESË



16.  Pjesëmarrja është e lirë. Për të pasur mundësinë të zgjidhen për të marrë pjesë në Program, kandidatët duhet të dorëzojnë katalogun dhe propozimin e tyre të projektit të ri (përmes faqes (canon-europe.com/get-involved/student-development-programme/submit/) brenda periudhës së regjistrimit. Shikoni dispozitën 20 "Kërkesat e dorëzimit" për detaje të mëtejshme.
17.  Regjistrimet e paplota, të pavlefshme ose të papërshtatshme, ose regjistrimet e marra pas datës së periudhës së regjistrimit nuk do të jenë të pranueshme për pjesëmarrje në program.
18.  Pjesëmarrësve të zgjedhur do t'u kërkohet të sjellin sa më poshtë midis datës 29 mars dhe jo më vonë se data 7 prill 2024:
  • Konfirmimin e pjesëmarrjes në program;
  • Foto të pasaportës dhe/ose letërnjoftimit për qëllime të verifikimit të moshës;
  • Kartën e studentit dhe/ose konfirmim nga fakulteti/universiteti (ose praktika profesionale e agjencisë/revistës) ​​që vërteton regjistrimin në vitin akademik 2023-2024.
Në rast se pjesëmarrësit nuk e konfirmojnë pjesëmarrjen dhe/ose nuk ofrojnë dokumentacionin e kërkuar brenda datës 7 prill 2024, afati i kualifikimit në Program kalon dhe vendi i tyre humbet.
19.  Gjuha zyrtare dhe e vetme e nismës është anglishtja, nuk do të ofrohen shërbime përkthimi, pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri adekuate në gjuhën angleze për të përfituar nga programi, mjetet e nevojshme dhe aftësitë adekuate për të marrë pjesë në ambientet digjitale në internet.

KËRKESAT E DORËZIMIT


20.  Kandidatët do të duhet të dorëzojnë një katalog, me dy histori/projekte, secili me maksimumi njëzetë (20) fotografi, së bashku me një përshkrim të projekteve të tyre në 200 a më pak fjalë, një propozim të projektit të ri (maksimumi 1 faqe e shkruar, detajet e tjera mund t'i gjeni në (https://www.canon-europe.com/get-involved/student-development-programme/faq/), një jetëshkrim të tyrin dhe diçiturat e imazheve. Të gjitha materialet e shkruara duhet të paraqiten në anglisht. Skedarët e fotove duhet të jenë JPEG, maks. 1500 DPI, 2000 px.

Nga kandidatët mund të dorëzohet edhe dokumentacion i mëtejshëm mbështetës, si psh:
  • Deklarata e motivimit për të marrë pjesë në program;
  • Një letër rekomandimi nga mësuesi/shkolla/agjencia/revista/profesionisti i sektorit
21.  Të gjitha fotot duhet të jenë origjinale dhe të shkrepura nga kandidati.
22.  Fotot e dorëzuara nga kandidati nuk duhet të përmbajnë ndonjë gjë që mund të konsiderohet e paligjshme me ndonjë mënyrë apo që mund të shkelë të drejtat e ndonjë pale të tretë, duke përfshirë pronësinë intelektuale, të drejtat morale apo të privatësisë; ose
23.  Organizatori ruan të drejtën të skualifikojë regjistrimet e paplota apo të palexueshme, apo që përndryshe nuk plotësojnë kërkesat e mësipërme.

GARANCITË


24.  Duke dorëzuar regjistrimin e vet, kandidati garanton që:
  • Kandidati është autori i vetëm i fotografive dhe i propozimit të projektit;
  • Kandidati është titullar i të gjitha të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të drejtave të tjera të pronësisë për fotografitë dhe propozimin e projektit;
  • Fotografitë, propozimi i projektit dhe të gjitha materialet e tjera të dorëzuara nga kandidati nuk duhet të përmbajnë asgjë që mund të konsiderohet e paligjshme apo që mund të shkelë të drejtat e ndonjë pale të tretë në ndonjë mënyrë, duke përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale, të drejtat morale apo të privatësisë.
  • Kandidati nuk ka dorëzuar imazhe që janë krijuar, gjeneruar, modifikuar, kompozuar ose manipuluar me anë të ndonjë softueri, mjeti ose teknologjie që përfshin ndonjë formë të inteligjencës artificiale. Kjo përfshin (ndër të tjera) çdo përdorim të inteligjencës artificiale gjeneruese, duke përfshirë funksionalitetin e mbushjes gjeneruese. Megjithatë, përdorimi i veçorive që janë një pjesë e pandarë e specifikimeve të prodhimit të kamerave (p.sh.: fokusimi automatik dhe përpunimi i imazhit) nuk do të rezultojë në një përjashtim automatik, për aq kohë sa kamera nuk dyshohet të jetë modifikuar në ndonjë mënyrë.
  • Të gjithë pjesëmarrësit e pranuar do të duhet të sigurojnë skedarët RAW të imazheve të tyre që janë dorëzuar si pjesë e katalogut të tyre përfundimtar në fund të modulit 1, që do të analizohen për ndonjë përdorim të teknologjisë së inteligjencës artificiale, si dhe mund të përdoren po ashtu për vlerësimin e kritereve të tjera të konkursit (p.sh.: kompozimi, modifikimi dhe manipulimi i tepërt) sipas gjykimit të jurisë. Nëse skedari RAW nuk dorëzohet përpara afatit të përcaktuar, kjo do të rezultojë në përjashtim të kandidatit.
  • Propozimi i projektit të kandidatit nuk përmban asnjë informacion konfidencial ose të kufizuar të kandidatit ose të ndonjë pale të tretë dhe kandidati e ka të qartë se Canon nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi për ruajtjen e konfidencialitetit lidhur me propozimin e projektit.
25.  Organizatori garanton që:
  1. Do të veprojë brenda fushës së të drejtave të dhëna dhe/ose në përputhje me kushtet e këtushme.
  2. Organizatori mund të dëshirojë të përdorë emrin tuaj dhe fotot e përzgjedhura për qëllime reklamimi, promovimi dhe publiciteti për Canon Student Development Programme dhe nisma të tjera arsimore të Canon pa kompensim të mëtejshëm. Në këtë rast, organizatori do të kontaktojë pjesëmarrësin për të kërkuar lejen e pjesëmarrësit në përputhje me dispozitën 31. Kjo leje nuk mund të pengohet në mënyrë të paarsyeshme.

KLAUZOLË


26.  Canon ruan të drejtën të refuzojë respektimin e çfarëdo kandidature apo rikuperimin e vlerës së plotë të cilitdo çmimi nëse gjykon se ka pasur një abuzim ose shkelje të kushteve të këtij konkursi.
27.  Organizatori nuk mban përgjegjësi për ndonjë humbje, dëmtim apo lëndim të ndonjë natyre të shkaktuar apo të pësuar nga ndonjë pjesëmarrës në këtë konkurs. Megjithatë, asgjë në këto rregulla nuk do ka fuqinë të përjashtojë apo kufizojë përgjegjësinë e organizatorit për lëndimet personale ose vdekjen e shkaktuar nga neglizhenca e provuar e punonjësve apo e kontraktorëve të tij.
28.  Në rast të një mosmarrëveshjeje mbi interpretimin ose zbatimin e rregullave për çfarëdo çështje në lidhje me konkursin, vendimi i drejtuesve të organizatorit është përfundimtar dhe nuk do të ketë asnjë korrespondencë.
29.  Çfarëdo takse e vendosur nga qeverisja vendore për një pjesëmarrës individual si rezultat i pjesëmarrjes së pjesëmarrësit në fjalë në program, do të kompensohet nga organizatori (ose filiali i tij për vendin, sipas rastit).
30.  Canon ruan të drejtën ta publikojë emrin dhe shtetin e pjesëmarrësve ose të publikojë prezantimin e dhënies së çmimit pas datës së programit. Nëse pjesëmarrësi nuk dëshiron që të publikohen detaje të tilla, duhet të njoftojë organizatorin në kohën e njoftimit të pranimit.
31.  Kandidatët gjithashtu bien dakord që të kontaktohen nga organizatori dhe delegatët e tij për qëllimet e administrimit të konkursit ose nëse organizatori dëshiron të diskutojë çfarëdo përdorimi tjetër të fotove të dorëzuara në konkurs.
32.  Çmimi nuk është i transferueshëm dhe asnjë alternativë parash ose kredie nuk do të zëvendësohet me çmimin e ofruar. Nëse çmimi i ofruar (ose cilado pjesë e tij) është i padisponueshëm për shkak force madhore, organizatori ruan të drejtën ta modifikojë programin.
33.  Organizatori nuk do të konsiderohet në shkelje të këtyre kushteve, as përgjegjës për vonesat në kryerjen apo për moskryerjen e ndonjë prej detyrimeve të veta sipas këtyre kushteve, nëse një vonesë apo moskryerje e tillë rezulton nga aktivitete, rrethana apo shkaqe përtej kontrollit të tij të arsyeshëm, duke përfshirë mes të tjerash zjarrin, përmbytjet, pandemitë (duke përfshirë mes të tjerash si rezultat apo në lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me COVID-19), embargot, luftën, veprimet luftarake (qofshin me shpallje lufte ose jo), aktet terroriste, kryengritjet, demonstratat, trazirat civile, grevat, mbylljet e punës apo trazira të tjera në sektorët e punës, forcat madhore apo aktet, mangësitë apo vonesat në veprim nga ndonjë autoritet qeveritar ("forcë madhore").
34.  Çfarëdo pranimi i refuzuar apo i pakonfirmuar mund t'i ofrohet kandidatit sipas gjykimit absolut dhe të vetëm të organizatorit.

TË DHËNAT PERSONALE


35.  Canon Europa N.V., 59 Bovenkerkerweg, 1185 XB është kontrollori i të dhënave në lidhje me çfarëdo të dhënash personale të dorëzuara nga kandidatët. Të dhënat personale të dorëzuara ruhen në mënyrë të sigurt dhe mund të transferohen në një server të sigurt jashtë ZEE-së.
36.  Hypemarks, Inc. dba TINT incorporated,122 EastHouston St. San Antonio, TX 78258 është përpunuesi i të dhënave dhe administron platformën e dorëzimit.
37.  Të dhënat personale të mbledhura nga kandidatët i nënshtrohen politikës së privatësisë të konsumatorit të Canon https://myid.canon/canonid/#/policy.

JURIDIKSIONI 


38.  Këto kushte dhe çfarëdo mosmarrëveshje që rrjedh nga apo në lidhje me to do të rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Holandës dhe do t'i nënshtrohen juridiksionit joekskluziv të gjykatave të Amsterdamit.

Versioni I, përditësuar më 15 janar 2024

Mund t'ju interesojë edhe

Mësoni më shumë për kompletet dhe aksesorët e ndryshëm që mund t'ju ndihmojnë të shkoni nga studentë në profesionistë.