Canon EOS C300

EOS C300

Një kamera kinematografike profesionale novatore, EOS C300 bashkon teknologjinë e vërtetuar të videos të Canon dhe trashëgiminë e lenteve me krijueshmërinë EOS. Lentat e shkëmbyeshme EF japin liri të pashembullt për të treguar çdo histori.

Përfitimet

  • Super sensori CMOS 8,3MP 35mm; HD të Plotë
  • Lenta të shkëmbyeshme (vendosja EF)
  • Fokusi automatik Dual pixel CMOS AF për një fokusim të saktë dhe të qëndrueshëm*
  • Kompakt, modular, me peshë të lehtë
  • 50Mbps MPEG-2 MXF në kartën CF
  • Ndjeshmëri e lartë, zhurmë e ulët
  • Gama e rregjistrimit të Canon
  • 24,00p për prodhimin e filmit
  • Kontrolli në distancë me Wi-Fi
  • Integrimi pa probleme me rrjedhën e punës

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon EOS C300

Super sensori CMOS 8,3MP 35mm; HD të Plotë


Një super sensor 8,3MP 35mm CMOS, i krijuar dhe prodhuar nga Canon pikërisht për rregjistrimin e videove, siguron përpunimin RGB me 3 kanale për rregjistrimin me HD të Plotë. Teknologjia e sensorit të Canon jep imazhe të mahnitshme me rezolucion të lartë me ndjeshmëri të lartë, zhurmë të ulët, mbetje të pakësuara të rrollit të shkrehësi dhe konsum të ulët të energjisë, së bashku me përfitimet tipike të sensorit të lartë, si thellësinë e fushës të cekët me bukuri.

Lenta të shkëmbyeshme (vendosja EF)


Vendosja e EOS C300 EF sjell trashëgiminë optike të sistemit të lentave të shkëmbyeshme të Canon te një mjet i përkushtuar i prodhimit të videos - duke zgjeruar opsionet krijuese përmes një sfere të stërmadhe të lentave të përballueshme dhe unike. 3 filtra elektronikë të integruar ND rrisin gjithanshmërinë e rregjistrimit.

Kompakt, modular, me peshë të lehtë


EOS C300 është ultra kompakt, me një konfigurim bazë të rregjistrimit që peshon vetëm 1669g (pa lentat). Kapja e heqshme, doreza dhe elementët e panelit të kontrollit me shumë kënde sigurojnë manovrueshmërinë maksimale, ndërsa trupi i fortë, që i reziston spërkatjes paraqet elementë të aliazhit të magnezit për fortësi dhe qëndrueshmëri shtesë.

50Mbps MPEG-2 MXF në kartën CF


Rregjistroni skedarë MPEG-2 MXF gati për transmetim me 50Mbps (4:2:2) në dy karta të kujtesës CF - opsionet e rregjistrimeve stafetë dhe të njëkohshme janë të disponueshme. Daljet standarde të industrisë përfshijnë HD-SDI, së bashku me terminalët Timecode, Genlock dhe Synch për rregjistrime me shumë kamera.

Ndjeshmëri e lartë, zhurmë e ulët


Kamera EOS C300 përfshin një ndjeshmëri të përmirësuar: imazhet me nivel të ulët të zhurmës mund të regjistrohen deri në ISO 80000, duke lejuar përdorimin në thuajse të gjitha kushtet e regjistrimit.

Gama e rregjistrimit të Canon


Personalizmi i gjërë i imazhit përfshin Gamën e rregjistrimit të Canon, që jep cilësi neutrale të imazhit me sferën e gjërë dinamike (800%) për liri maksimale pas prodhimit. Rregulloni më shumë se 90 elementë të ndryshueshëm dhe ruani si Fotografi të personalizuara në kamera ose në kartën SD.

24,00p për prodhimin e filmit


Modalitetet PAL, NTSC dhe 24,00p janë të përfshira si standard, duke ofruar norma të kuadrove nga 23,98p deri në 59,94i. Rregulloni lëvizjen e ngadaltë dhe të shpejtë në hapa 1fps për fleksibilitet krijues.

Kontrolli në distancë me Wi-Fi


Kontrolloni me valë cilësimet e kamerës si ISO, fokusin, aperturën dhe filtrat ND përmes një kompjuteri portativ, një tablet ose Smartphone, duke përdorur një ndërfaqe të thjeshtë të përdoruesit të mbështetur në një shfletues. (Kërkohet përshtatësi opsionale me valë.)

Integrimi pa probleme me rrjedhën e punës


Duke u integruar pa probleme me rrjedhët ekzistuese të punës, filmat e EOS C300 janë të pajtueshëm me paketat e programeve kompjuterik profesionalë NLE të përdorura më gjërësisht.

Fokusi automatik Dual Pixel CMOS AF me përditësimin e shërbimit


Kamera juaj EOS C300 mund të përditësohet që të përfshijë fokusin automatik unik Dual Pixel CMOS AF nga Canon, i cili ofron një lehtësi përdorimi të pabesueshme dhe një kontroll krijues mbi fokusimin. Është e lehtë që të ndiqni subjektet në mënyrë të vazhdueshme në qendër të kuadrit, duke i mbajtur në fokus të qartë. Një funksion bllokimi i fokusit AF-Lock ju lejon një kontroll më të lartë. Fokusimi me një shkrepje me një saktësi dhe shpejtësi më të lartë e bën po aq të lehtë të fokusoni subjektet jashtë qendrës së kuadrit.


*Kërkon një përditësim shërbimi me tarifë në një qendër shërbimi të Canon.

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon EOS C300, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Inspiracion,arsimi, produkt informatat dhe lajmet më të reja për të ofruar mbulimin definitiv për Canon fotografë profesionistë dhe viodeografë, si dhe entuziastë të përparuara, rreth botës.

Vizitoni rrjetën profesionale të Canon

CPN.jpeg

Azhurimi i rëndësishëm