PËRDITËSIMI I FIRMUERIT

Firmueri i fundit për PowerShot G7 X Mark III

Mësoni se si firmueri i fundit shton funksione të reja për filmimet tuaja dhe një sërë përmirësimesh për krijimin e videove dhe videoblogimeve.
SHKARKONI FIRMUERIN

Një modalitet i ri videoje dhe përmirësime praktike

Duke ndjekur komentet e dobishme nga klientët tanë të angazhuar që e përdorin tashmë PowerShot G7 X Mark III për të regjistruar përmbajtjet e tyre në video për rrjetet sociale, një modalitet i ri për regjistrim videoblogimi ofrohet tani përmes një përditësimi të firmuerit.


Modaliteti Video Blog Recording është një cilësim plotësisht automatik për regjistrimin e historive tuaja në kamerë. Mbajeni G7 X Mark III në gjatësinë e krahut dhe ai do t'u përgjigjet natyrshëm dhe shtruar lëvizjeve tuaja, për ta rrëfyer historinë tuaj qartë dhe me theksin e mjaftueshëm tek ju dhe ambienti që ju rrethon.


Face AF në këtë modalitet fiksohet shpejt e saktë në fytyrën tuaj dhe kur ky këndvështrim ndryshon te një subjekt tjetër në pozë, vetëfokusimi rregullohet po aq shpejt dhe me shkathtësi. Rregullimet e ekspozimit janë gjithashtu të shpejta, të shtruara dhe të natyrshme. Videoblogerët e udhëtimeve e kanë këtë veçanërisht të dobishme kur flasin para kamerës, dhe në vijim kur inkuadrojnë peizazhin përreth. Qartësia dhe ekspozimi i fytyrës suaj dhe i ambientit rrethues rregullohen me shpejtësi për të ruajtur qartësinë dhe ngjyrat vibrante natyrale.

Ekran me shirita

Një funksion i dobishëm që haset zakonisht në videokamerat profesionale, ekrani me shirita është një sipërfaqe grafike për të treguar variacionet e ekspozimit. Zakonisht ky përdoret për të evidentuar mbiekspozimin e mundshëm në një skenë, që të mund të bëni rregullime për të ruajtur cilësinë e filmimit.

Shënuesi i aspektit të videos

Për t'ju ndihmuar të inkuadroni videot për platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, kaloni te shënuesi i aspektit të videos dhe do të shikoni numrin e kuadrove që përkojnë me 16:9, 5:4 ose edhe 2.39:1.

Tregues i përmirësuar regjistrimi

Përveç pikës së kuqe dhe treguesit "rec" tani mund të zgjidhni një tregues të përmirësuar regjistrimi kur shkrepni video me PowerShot G7 X Mark III. Një kuadër tejet i dukshëm i kuq shfaqet në ekran për t'ju ndihmuar kur regjistroni. Natyrisht ky kuadër i kuq nuk shfaqet në filmimin përfundimtar.

Shfaqje e niveleve në modalitetin Face Tracking

Tani keni mundësinë të shfaqni nivelet elektronike në ekran kur shkrepni me funksionin Face Tracking aktiv, për të përmirësuar informacionin që merrni gjatë shkrepjes.

Ky përditësim i firmuerit qarkullon që tani.

Përveç cilësisë së jashtëzakonshme të figurës dhe fotostabilizuesit të fuqishëm që ka PowerShot G7 X Mark III, shfrytëzoni dhe funksionet e reja fantastike për videot tuaja falë këtij përditësimi të firmuerit.

NUK MUND T'I BESOJA DALLIMIT NË CILËSI KUR KONFIGUROVA KAMERËN PËR KURSET E MIA NË INTERNET

Artikuj të ngjashëm

  • FOTOGRAFIA E USHQIMEVE

    Një recetë për sukses: prezantimi i Canon EOS M50 Mark II

    Bukëpjekësi autodidakt dhe ylli i rrjeteve sociale, Matt Adlard, provon modelin EOS M50 Mark II.

  • VIDEOBLOGIMI

    Si të bëheni videoblogues

    Hidhni hapat e parë dhe krijoni videoblogë cilësorë me këshillat tona të videoblogimit për fillestarë.

  • PRINTIM KRIJUES

    Printoni një tabelë të menjëhershme idesh

    Shpjerini projektet tuaja krijuese në nivel tjetër dhe zbuloni se si të krijoni një tabelë idesh.

  • VIDEOBLOGIMI

    Videoblogim krijues me "PowerShot G7 X Mark III"

    Ylli i "YouTube", MikeVisuals, rrëfen se si ia del të krijojë videoblogë tërheqës me ndihmën e modelit kompakt "Canon PowerShot G7 X Mark III", dhe ndan këshillat tij kryesore të videoblogimit.