PRISMA Tools
Njohuri kritike për performancën
Merrni maksimumin nga flota e printerëve tuaj duke drejtuar produktivitetin me të dhëna kritike dhe njohuri të qarta mbi pajisjet dhe aktivitetet tuaja.
Menaxhimi i ngjyrave
Zgjidhjet tona të menaxhimit të ngjyrave ndihmojnë krijuesit dhe ofruesit e printimeve të ruajnë cilësi koherente prodhimi në printimet digjitale sipas standardeve të përcaktuara, pa pasur nevojë për nivele të larta njohurish teknike. Kjo ka dhe të mirën e zhvendosjes së operatorëve nga gjykimi subjektiv me sy i ngjyrave drejt matjes digjitale objektive dhe të orientuar nga të dhënat, duke ndihmuar në sigurimin e kënaqësisë së klientit fundor.
PRISMAcolor Manager
Një zgjidhje praktike për menaxhimin e ngjyrave e krijuar për të ndihmuar ofruesit e shërbimeve të printimit të verifikojnë ngjyrat në printerët CMYK Canon dhe jo Canon.
Analiza e të dhënave
Mjetet tona të informacionit të menaxhimit me bazë reje kompjuterike ofrojnë të dhëna të sakta e të plota për të menaxhuar me efikasitet kostot dhe për të maksimizuar produktivitetin e printimeve.
PRISMAlytics Accounting
Regjistroni të dhëna të sakta për punë, klient apo repart nga një mjet tërësor informacioni me menaxhim në renë kompjuterike.
Panel PRISMAlytics
Monitoroni dhe menaxhoni performancën e printimit dhe thjeshtoni proceset e ambientit të printimit me zgjidhjen tonë me bazë renë kompjuterike.
Mblidhni të dhëna kritike nga disa pajisje të ndryshme prodhimi të Canon dhe shikoni statistikat në tabelat dhe grafikët e qartë dhe të lehtë për t'u përdorur, më pas analizoni të dhënat dhe optimizoni flotën tuaj.
Administrimi dhe auditimi
Përmirësoni efikasitetin operativ dhe cilësinë e rezultateve me përmbledhje në kohë reale, menaxhim nga distanca dhe planifikim detyrash në shumë pajisje bashkë.
PRISMAremote Manager
Dorëzoni, monitoroni dhe menaxhoni në distancë punët në një a më shumë printerë PRISMAsync në të njëjtën kohë.
Monitorimi me PRISMAremote
Mbajeni prodhimin nën kontroll me një aplikacion monitorimi të printerit që ju dërgon sinjalizime në telefonin apo tabletën tuaj.
Produkte dhe zgjidhje të ngjashme
Zbuloni katalogun e plotë të zbatimeve të cikleve të punës me bazë PRISMA dhe të mjeteve të menaxhimit të printimit.
PRISMAprepare
Përgatitini dhe printojini më shpejt dokumentet, me detyra të automatizuara dhe funksione të avancuara për vlerë të shtuar për klientin.