MJETET
PËRMBLEDHJE
Merrni maksimumin nga flota e printerëve tuaj duke drejtuar produktivitetin me të dhëna kritike dhe njohuri të qarta mbi pajisjet dhe aktivitetet tuaja.
Mjetet tona të informacionit të menaxhimit me bazë reje kompjuterike ofrojnë të dhëna të sakta e të plota për të menaxhuar me efikasitet kostot dhe për të maksimizuar produktivitetin e printimeve.
Regjistroni të dhëna të sakta për punë, klient apo repart nga një mjet tërësor informacioni me menaxhim në renë kompjuterike.
Merrni njohuri për performancën e printerëve tuaj, nga monitorimi i përdorimit dhe i pjesëve të konsumit deri tek analiza e treguesve bazë të performancës.
Identifikoni kursime të mundshme dhe përgatitni llogaritje kostosh me bazë performance duke monitoruar kostot e punës dhe duke gjurmuar statistikat e pjesëve të konsumit.
Mësoni kur printerët janë pasivë apo kur bie produktiviteti si rezultat i cilësimeve të gabuara dhe rregulloni kohën e punës dhe përdorimin e pajisjeve për efikasitet të njësuar.
Përmirësoni efikasitetin operativ dhe cilësinë e rezultateve me përmbledhje në kohë reale, menaxhim nga distanca dhe planifikim detyrash në shumë pajisje bashkë.
Sinkronizoni cilësimet e ngjyrave, mediave dhe ciklit të punës së printerit me pajisje të ngjashme në flotën tuaj me një klikim.
Dorëzoni, monitoroni dhe menaxhoni në distancë punët në një a më shumë printerë PRISMAsync në të njëjtën kohë.
Mbajeni prodhimin nën kontroll me një aplikacion monitorimi të printerit që ju dërgon sinjalizime në telefonin apo tabletën tuaj.
Zbuloni katalogun e plotë të zbatimeve të cikleve të punës me bazë PRISMA dhe të mjeteve të menaxhimit të printimit.
Cikle pune prodhimi printimesh pa vështirësi, në renë kompjuterike për dorëzim të thjeshtë dhe efikas të punëve.
Përgatitini dhe printojini më shpejt dokumentet, me detyra të automatizuara dhe funksione të avancuara për vlerë të shtuar për klientin.
Centralizoni dhe njësoni aktivitetet e printimit, për të maksimizuar produktivitetin dhe për të rritur biznesin tuaj.