hero

Printerë shumëfunksionalë me ngjyra

Canon imageRUNNER C3326i

Rrisni sigurinë e dokumenteve dhe ulni kostot e printimit me printerin shumëfunksional A3 me ngjyra, efikas në energji.

  • 7-in/17.8cm

    Ekran WVGA, me prekje, me ngjyra

  • 70ipm

    Shpejtësia e skanimit

  • 26ppm

    Shpejtësia e printimit

  • 2300 fletë

    Kapaciteti maks. i letrës

Menaxhim i lehtë i flotës dhe mbrojtje e pajisjes me veçoritë më të fundit të integruara të sigurisë

Kontrollojini pajisjet dhe mbroni biznesin tuaj me mbështetjen për të dhënat, pajisjet dhe rrjetin e sistemeve të monitorimit të drejtpërdrejtë në çdo kohë.

Përdorim me një prekje

Përshpejtoni produktivitetin duke personalizuar cilësimet e ekranit dhe duke ruajtur punët e mëparshme për cikle të shpejta dhe të thjeshta pune me përdorim me një prekje.

Siguri 360°

Me Platform Firmware Resiliency me Automatic Recovery, mbështetjen për TLS1.3 dhe WPA3, si dhe autentikim dyfaktorësh për përdoruesit. Rriteni më tej sigurinë me Security Navigator novator e të vetëmenaxhuar nga Canon.

Përmirësoni qëndrueshmërinë

Veçoritë e kursimit të energjisë zvogëlojnë konsumin e energjisë, ndërsa zgjidhjet novatore si Eco stapling mundësojnë reduktimin e artikujve të konsumit.

operation-panel

Qëndrueshmëri pa të meta

Përfitoni qetësi mendore falë rezistencës së pajisjes të zhvilluar nga teknologjia e nderuar me çmime imageRUNNER, për të ruajtur efikasitetin optimal në printim dhe kohë maksimale pune ma ndërprerje.

Punoni në renë kompjuterike

Menaxhoni në mënyrë të centralizuar pajisjet për produktivitet të përmirësuar dhe cilësi në dalje me softuerin e integruar uniFLOW Online, zgjidhjen tonë të menaxhimit të printimit të bazuar në renë kompjuterike.

Produktivitet në procesim

Ndërroni me lehtësi mes llojeve dhe madhësive të materialeve, duke përfshirë kokën e letrës dhe fletët e indeksit, me mbështetje të avancuar për materiale, si dhe pasproduksionin me kapëse ekologjike.

imageRUNNER ADVANCE DX C3900 Series

Shkarkoni përmbajtjen

Mësoni më shumë se si Canon imageRUNNER C3326i mund të përshpejtojë ciklet tuaja të punës me dokumente.

Specifikimet

  • Ekran me prekje me ngjyra TFT LCD 7 inçë/17.8cm

  • Shpejtësia e printimit dhe skanimit 26ppm/70ipm

  • Memorie standarde 64GB eMMC me SSD opsionale 256GB

  • Vetemërtim skedarësh, renditje dhe strukturë dosjesh me anë të funksionit Filing Assist

  • Bashkëpunoni në mënyrë të sigurt në renë kompjuterike me uniFLOW Online opsional

  • Printoni në një larmi të gjerë materialesh letre

  • Krijoni rezultate të larmishme me opsione të ndryshme finicioni

specifications

Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

Eksploroni më tej

ZGJIDHJE

Shërbimet e transformimit digjital

Nxisni transformimin digjital duke kombinuar shërbimet tona të printimit të menaxhuar në shkallë ndërmarrjeje dhe zgjidhjet e bashkëpunimit në ambientin e punës në një paketë të vetme

Image representing digital transformation services.
discover-events

Aplikacioni Canon PRINT Business

Aplikacioni falas ju mundëson printimin e fotove dhe të dokumenteve, leximin të dhënave të skanuara dhe ngarkimin në shërbimet ruajtëse në renë kompjuterike në një larmi printerësh Canon drejtpërdrejt nga pajisjet portative.

Përmirësoni efikasitetin e biznesit tuaj me modelin e qëndrueshëm Canon imageRUNNER C3326i