imageRUNNER ADVANCE DX 4700 Series

Seria "imageRUNNER ADVANCE DX 4700"

Përmirësoni ofertat e biznesit tuaj me pajisje shumëfunksionale inteligjente A3 mono që mbështesin një sërë funksionesh daljeje për çfarëdo ambienti zyre.

Shiko modelin e ri

Përgatiteni biznesin për të ardhmen në një botë transformimi dixhital

Me teknologji novatore skanimi dhe softuer inteligjent.

Bashkëpunim në renë kompjuterike

Hapini dokumentet kudo që të jeni, në formate të ripërdorshme për administrim të lehtë, me mundësi të përmirësuara lidhjeje në renë kompjuterike.

Thjeshtoni administrimin e printimeve

Administrojini nga një pikë qendrore cilësimet e printimit dhe analizoni përdorimin e pajisjes me "uniFLOW Online Express" si standard.

Skanim i fjalës së fundit

Një mekanizëm i ri mbushjeje të letrës dhe xhami rezistent ndaj njollave, unik nga "Canon", sigurojnë skanim shpejtësie dhe saktësie të lartë.

Story1

Automatizim i proceseve të punës

Dixhitalizojini dokumentet me efikasitet, me anë të proceseve intuitive dhe të automatizuara të skanimit dhe të kërkimit.

Siguri e garantuar

Dokumentet, pajisjet dhe rrjeti juaj mbrohen me siguri 360°, për qetësi të plotë mendore.

Zyrë e qëndrueshme

Konsum i ulët energjie, punë e qetë dhe emetimet e reduktuara ndihmojnë në përmirësimin e kredencialeve të gjelbra të zyrës suaj.

Story2

Specifikimet e produktit

Deri në 51 fq/min (A4)

Shpejtësia e printimit

270 ipm (A4)

Shpejtësia e skanimit

uniFLOW online Express

Instaluar si standard

10,1-inçësh

Panel me prekje, me ngjyra, tërësisht dixhital

Shikoni specifikimet e plota

Product Specifications

Seria "imageRUNNER ADVANCE DX 4700"

Pajisje shumëfunksionale A3 mono, inteligjente, me një larmi funksionesh daljeje


Shkarkoni përmbajtjen

Skeda e të dhënave për përfitimet

Njihuni me përfitimet e biznesit nga teknologjia dhe softueri i integruar e inteligjent në gamën e serisë "imageRUNNER ADVANCE DX 4700".

Shkarkoni broshurën

Benefit Datasheet

Skeda e të dhënave teknike dhe e konfigurimit

Shikoni specifikimet e plota teknike për çdo model në serinë "imageRUNNER ADVANCE DX 4700 Series".

Shkarkoni skedën e të dhënave teknike

KONFIGURUESI I PRODUKTIT

Technical & Configuration Datasheet

Aplikacioni Canon PRINT Business

Aplikacioni falas ju mundëson printimin e fotove dhe të dokumenteve, leximin të dhënave të skanuara dhe ngarkimin në shërbimet ruajtëse në renë kompjuterike në një larmi printerësh Canon drejtpërdrejt nga pajisjet portative.

SHKARKONI APLIKACIONIN PËR IPHONE

SHKARKONI APLIKACIONIN PËR ANDROID

Mësoni më shumë rreth këtij aplikacioni

Canon PRINT Business App

Përshpejtoni transformimin dixhital të biznesit tuaj me printerët shumëfunksionalë "imageRUNNER ADVANCE DX 4700".

FLISNI ME EKIPIN TONË

Çmime

Eksploroni gamën e plotë

Enabling_digital_transformation

Mundësia e një transformimi dixhital

E ardhmja e biznesit është dixhitale. "Canon imageRUNNER ADVANCE DX" është një gjeneratë e re pajisjes inteligjente, e projektuar për të mbështetur dhe përshpejtuar çdo hap të transformimit tuaj dixhital. Krijuar me "Canon imageRUNNER ADVANCE DNA", softuerët dhe teknologjia e fjalës së fundit shkojnë krah për krah në dixhitalizimin, automatizimin dhe optimizimin e proceseve të punës të orientuara drejt përmbajtjeve.



Siguri e garantuar

Mbrojtje e plotë për dokumentet, rrjetin dhe pajisjen tuaj me siguri 360°, duke përfshirë softuerin "|McAfee Embedded Control", që ju jep qetësi të plotë mendore.

Security Assured

uniFLOW Online

Lidhuni më mirë dhe shfrytëzoni energjinë e resë kompjuterike me një zgjidhje të vetme të integruar. "uniFLOW Online" thjeshton menaxhimin e printimit dhe redukton kostot me inspektim, ekonomizim dhe raportim inteligjent. Punoni më zgjuar duke skanuar disa artikuj së bashku me cilësimet e prerjes dhe redaktimit gjatë skanimit n pajisje, për rezultate të përpikta.

Shikoni broshurën "uniFLOW Online Express"

Njihuni me përfitimet e "uniFLOW Online"

gettyimages
ZGJIDHJE

Shërbimet e transformimit digjital

Nxisni transformimin digjital duke kombinuar shërbimet tona të printimit të menaxhuar në shkallë ndërmarrjeje dhe zgjidhjet e bashkëpunimit në ambientin e punës në një paketë të vetme

MËSONI MË SHUMË

DTS

Mësoni si mund ta evoluoni biznesin me një printer inteligjent shumëfunksional.

FLISNI ME EKIPIN TONË