PROGRAMI I PARTNERËVE
Punoni me partnerët tanë
PËRMBLEDHJE
Krijimi i një marrëdhënieje të fortë biznesi me klientët është e rëndësisë së lartë për partnerët tanë. Ata mund të kontaktohen lehtë dhe me ta mund të punohet lehtë, si dhe e kuptojnë vlerën e një partneri biznesi që është i qëndrueshëm dhe i besueshëm.
Nga faza e projektimit deri në dorëzimin e projektit tuaj mbështetuni mbi eksperiencat e partnerëve tanë brenda rrjetit të Canon dhe mbi njohuritë e tyre për t'ju mbështetur dhe drejtuar përgjatë rrugëtimit.
Partnerët tanë janë ekspertët tuaj. Ata janë më se të aftë të sigurohen që zgjidhja ndaj kërkesave tuaja të jetë gjetja më e mirë sipas përvojës dhe njohurive të tyre në këtë fushë.
Të gjithë partnerët tanë kalojnë përmes një kurrikule trajnimesh për të qenë kompetentë si partner i kualifikuar i Canon. Njohuritë e tyre përditësohen rregullisht, teksa mësimi i njohurive të reja nuk pushon kurrë.
Mësoni se si mund të ndihmojmë në rritjen e biznesit tuaj dhe për të realizuar efikasitete të reja.
Maksimizoni suksesin dhe përfitoni akses në përmbajtjen dhe mjetet më të fundit që ju duhen për të rritur biznesin tuaj.
Integrojini produktet e Canon në zgjidhje me porosi, për të zgjidhur kërkesat e mundshme sfiduese të klientëve.