Image of a person from above taken using a drone

Fergus Kennedy: Me Canon Log, qielli nuk është një limit

Pas përdorimit të kamerës së tij Canon EOS 5D Mark IV për një projekt për një reklamë televizive, regjisori Fergus Kennedy u bë gati të shikonte se sa mund të arrinte me kamerën në aspektin krijues. Fergusi ka qenë fillimisht një biolog detar dhe ai vazhdon të bëjë përsëri filma për natyrën. Por ai po punon gjithmonë e më shumë me fotografinë dhe videon për një larmi klientësh në televizion dhe në reklama, dhe është përqendruar veçanërisht në përdorimin e dronëve për të realizuar pamje emocionuese nga ajri.

Projekti i ri i Fergusit ishte një projekt personal, duke i dhënë atij lirinë të zhvillonte idetë e tij. Ai dhe vëllai i tij Nick, i cili ishte operatori i kamerës, dëshironin që të provonin kufijtë e mundësive dhe të shikonin se çfarë mund të realizonin. Fergusi zbuloi se përmirësimi i Canon Log për kamerën EOS 5D Mark IV mund të siguronte përfitime të shkëlqyera në disa nga situatat sfiduese të regjistrimit me dronë. Canon Log shton aftësinë për të kapur më shumë nga diapazoni dinamik nga sensori, gjë që mund të shfrytëzohet më pas gjatë gradimit në procesin pas prodhimit për të siguruar një pamje specifike dhe për të përshtatur filmimet nga kamera të ndryshme. Është një mjet shumë i fuqishëm që është bërë tani një normë për kinematografët profesionalë dhe disponueshmëria e tij në kamerën EOS 5D Mark IV e bën atë një mjet të rëndësishëm për realizimin e filmave dixhitalë. 

“Në të kaluarën kam përdorur Canon XC10 për disa filmime me dron në 4K”, - shpjegon Fergusi. “Ajo ishte një kamerë e lehtë dhe shumë e mirë. Por EOS 5D Mark IV realizon po ashtu fotografi me rezolucion të lartë dhe mund të shfrytëzojë zgjedhjet e shkëlqyera dhe të gjera të lenteve EF, kështu që gama e përdorimeve të saj është më e madhe. Ne kërkonim të bënim një video që paraqiste sportet e shpejta duke përdorur prerje të përshtatura, gjë do të thotë se na duhej cilësia më e mirë dhe elasticiteti më i lartë për gradimin në procesin pas prodhimit. Me Canon Log në duar, kamera EOS 5D Mark IV mund ta bënte këtë.”

"EOS 5D Mark IV është një kamerë mjaft e aftë që ofron rezolucionin 4K dhe tani Canon Log me një shërbim përmirësimi të firmuerit"

"EOS 5D Mark IV është një kamerë mjaft e aftë që ofron rezolucionin 4K dhe tani Canon Log me një shërbim përmirësimi të firmuerit", - shton Fergusi. “Mund të kishim përdorur C300 Mark II - ajo do të shkonte mirë në dronët tanë. Sidoqoftë, kamera EOS 5D Mark IV është më e lehtë, kështu që koha e fluturimit mund të jetë më e gjatë.”


Kapërcimi i pengesave

Fergusi ndeshi mjaft sfida gjatë këtij projekti. Si fillim, përputhja e pamjeve nga aktivitete të ndryshme në një larmi vendesh mund të sillte probleme. Kjo do të ishte shumë e vështirë me një aksion kaq të shpejtë, por edhe më e vështirë kur fluturonin dronin në një pyll të dendur.

Një nga sfidat më të vështira ishte kur filmonim një sërfist me balonë në aksion. “Ishim në fluturimin tonë të pestë”, - shpjegon Fergusi. “Droni ishte në lartësi rreth 5 m dhe rreth 200 m brenda në det, kur humbi fuqinë, por jo plotësisht. Ai nuk reagonte ndaj lëvizjes lart dhe u zhyt ngadalë në ujë, për të humbur përgjithmonë.” Fergusi beson se një nga pilat në baterinë kryesore të fluturimit mund të kishte probleme. Fatmirësisht, një kërkesë për garancinë më vonë dhe ishin përsëri gati në ajër. “Droni i ri kishte gjashtë bateri në vend të një baterie”, - shton Fergusi. “Kështu që, nëse një prej tyre ka probleme tani, ai nuk do të bjerë!”

Kitesurfer

“Ky regjistrim kërkonte orkestrimin e kujdesshëm të aktiviteteve të tre personave - pilotit të dronit, operatorit të kamerës dhe të atletit që po filmonim”, - vazhdon Fergusi. “Të tre duhet të gjenin kohën e duhur, gjë që ishte e vështirë - si përfundim duhej ta bënim çdo filmim rreth 20 herë për të kapur aksionin në mënyrën e përsosur.” Qëndrueshmëria dhe elasticiteti i kamerës EOS 5D Mark IV vërtetuan se ishin shumë të vlefshme, duke i dhënë Fergusit dhe ekipit të tij besimin se çdo pamje e ekzekutuar nga kjo treshe do të regjistrohej mjaft bukur nga kamera.

“Kushtet e ndriçimit na sollën shumë probleme potenciale”, - shton Fergusi. “Pylli ishte i copëzuar nga hijet e thella dhe theksimet shumë të ndritshme. Në tokë, nëse keni një qiell mjaft të ndritshëm, toka është në hije, kështu që duhet të zhyteni në hije, por pa i rritur shumë theksimet. Mbi det ka shumë pika të dritës të fortë të pasqyruar. Kjo paraqet shumë kërkesa për diapazonin dinamik, gjerësinë dhe kodekun në një kamerë, pasi një ekspozim i dhënë mund të funksionojë mirë për zonat e ndritshme por jo për hijet, dhe e kundërta. Kur bëni fotografi, kjo mund të menaxhohet duke regjistruar në RAW. Por kur regjistroni video, ju duhet një gjerësi sa më e madhe për të bërë që dinamika të duket tërheqëse në postim. Këtu është pika ku ardhja e Canon Log në kamerën EOS 5D Mark IV ka sjellë kaq shumë përfitime, pasi ai ju siguron atë gjerësi që kërkoni.”

Drone flying over a vintage car

Arritja e suksesit

Kamera EOS 5D Mark IV që Fergusi dhe Niku montuan në dron ishte e pajisur me një lente të vetme, një Canon EF 16-35mm f/4L IS USM, e cila mbulonte të gjitha nevojat e tyre. “Videoja u realizua në 4K me 30 kuadro për sekondë dhe një shpejtësi obturatori 1/50”, - shton Fergusi. “Ne përdorëm një larmi hapjesh të diafragmës në varësi të nivelit të përgjithshëm të dritës, megjithëse shtuam po ashtu një filtër ND te lentja kur ndriçimi ishte shumë i fortë.”

“Shumicën e kohës regjistruam me ISO 400, përveçse kur binte niveli i dritës, ku e rritëm deri në ISO 3200”, - shpjegon Fergusi. “Me ISO 400 merrni gjerësinë optimale nga Canon Log, deri në 12 ndalesa. Sidoqoftë, një veçoi që e bën Canon Log edhe më të lehtë për përdorim është se mund të aktivizoni edhe pamjen paraprake të View Assist (Ndihma e pamjes) për të pasur një ide se si mund të duket filmimi pas gradimit. Ne arritëm po ashtu ta lidhnim këtë nëpërmjet daljes HDMI të kamerës te mbështetësja dhe ta transferonim pa tela me 1080p te monitorët në tokë. Është e vështirë të përcaktosh kur shikon në versionin origjinal të Canon Log nëse po minimizoni hijet apo po rritni shumë theksimet, kështu që View Assist është vërtet një opsion i dobishëm për ta shmangur këtë, edhe nëse gradimi përfundimtar që përdorni është pak i ndryshëm.”

"...Kamera EOS 5D Mark IV mund të përdoret me lehtësi si një kamerë B bashkë me kamerat Canon Cinema EOS."

Për Fergusin, rezolucioni i rritur i kamerës EOS 5D Mark IV ishte arsyeja e parë për blerjen e kësaj kamere, por kjo është bërë edhe më e mirë me ardhjen e Canon Log. “Klientët po kërkojnë gjithmonë e më shumë rezolucionin 4K”, - shpjegon ai. “Por keni po ashtu më shumë liri për realizimin e prerjeve në procesin pas prodhimit. Prania e Canon Log e rrit këtë elasticitet edhe më shumë. Mund të përdorni Tabelat e shikimit (LUT) në kamerat C100 dhe C300. Këto tabela LUT zbatojnë një gradim të paracaktuar te filmimi kur keni nevojë të ndërthurni filmimet nga shumë kamera. Në fakt, ne jemi përpjekur përdorim të njëjtat tabela LUT si në një kamerë C300 dhe filmimet kanë një përputhje vërtet të mirë. Kamera EOS 5D Mark IV mund të përdoret me lehtësi si një kamerë B bashkë me kamerat Canon Cinema EOS."

Në këtë pamje, Fergusi konvertoi filmimin origjinal në M-JPEG të regjistruar nga EOS 5D Mark IV në 4K në formatin ProRes para se ta importonte atë në softuerin e redaktimit Adobe Premiere Pro, për një rilexim më të këndshëm. Skedari origjinal 4K është regjistruar me një shpejtësi të dhënash mjaft të mirë me 500 Mbit/sek dhe ProRes e zvogëlon këtë në diçka më të menaxhueshme që mund të trajtohet me lehtësi në softuerin dhe harduerin e redaktimit. “Në të vërtetë nuk humbisni asgjë nëse e konvertoni në një version me cilësi të lartë të ProRes, pasi filmimi origjinal është shumë i mirë”, - thotë Fergusi me entuziazëm.

“Ne përdorëm mjetet e gradimit Lumetri në Premiere Pro. Për shkak të kushteve mjaft të ndryshme të ndriçimit, ne përcaktuam gradimin e çdo pamje në mënyrë individuale, por duke përdorur një tabelë LUT me diapazon të gjerë dinamik si pikë fillestare. Më pas rregulluam kurbat, hijet, theksimet, ngjyrat e bardha dhe ngopjen e ngjyrave. Nuk ishte një punë e vështirë apo një angazhim shumë i madh për të punuar me filmimet. Nuk mendojmë se duhej të rikuperonim ndonjë gjë të humbur dhe as nuk po kërkonim një pamje shumë të stilizuar. Ishte më e natyrshme, kështu që ishim më shumë të përqendruar të realizonim më të mirën në çdo pamje.”

Një marrëdhënie e gjatë dhe e dobishme

Fergusi planifikon të përdorë gjerësisht aftësitë e përmirësuara të kamerës EOS 5D Mark IV në projektet e tij në të ardhmen. “Për mua, është një kamerë vërtet e fuqishme - unë e përdor çdo ditë për fotografi dhe tani në një dron për fotografi si dhe për video. Unë kam pasur kamera EOS 5D që nga kamera e parë origjinale dhe ato kanë qenë gjithmonë plotësisht të besueshme dhe më kanë shoqëruar kudo nëpër botë. Këtë javë do të blej një kasë nënujore që Mark IV të më shoqërojë kur të zhytem në Indonezi më vonë gjatë këtij viti. Me kontrastet në dritë dhe në hije që shfaqen nën ujë, modaliteti Canon Log do të jetë mjaft i vlefshëm edhe aty.”

Fergus Kennedy Video

FLOW nga Fergus Kennedy

Shikoni videon

Përmbajtje të lidhura