Canon MAXIFY GX4040

Printerë "MegaTank"

Canon MAXIFY GX4040

Printoni volume të mëdha dokumentesh cilësore biznesi ndërsa bëni kursime madhore në CPP1 dhe TCO2 me këtë printer MAXIFY GX praktik, me rimbushje, 4-në-1, të pajisur me MegaTank me ADF, Wi-Fi dhe Ethernet.

Produktivitet briliant, CPP dhe TCO më e lartë në kategorinë e vet3

Kostoja për faqe (CPP) është shuma e parave që duhet për printimin e një faqeje të vetme. Kjo përcaktohet duke pjesëtuar koston e bojës me rendimentin në faqe.

Kostoja gjithsej e pronësisë (TCO) ëstë një llogaritje se do t'ju kushtojë printeri në bazë të kostos fillestare të blerjes së pajisjes plus kostot e bojës gjatë një periudhe fikse.

MAXIFY GX4040

Një printer biznesi MegaTank, volumi të madh dhe cilësie të lartë me kosto ultra të ulëta pune.
MAXIFY

Krahasoni funksionet

Zgjidhni printerin më të mirë të shtëpisë për t'iu përshtatur kërkesave tuaja.

Seria MAXIFY GX

MAXIFY GX3000 Series

MAXIFY GX3040

MAXIFY GX4000 Series

MAXIFY GX4040

Funksionet

Printim, fotokopjim, skanim me Wi-Fi dhe renë kompjuterike
Printim, fotokopjim, skanim, faks me D-ADF, Wi-Fi/Ethernet dhe re kompjuterike

Teknologjia e printimit

Printer me kuti boje me rimbushje
Printer me kuti boje me rimbushje

Rendimenti i faqeve (printim dokumentesh A4 me ngjyra)

E zezë: 6,000 faqe4 (modaliteti ekonomik 9,000 faqe 5)

Me ngjyra: 14,000 faqe4 (modaliteti ekonomik 21,000 faqe5)
E zezë: 6,000 faqe4 (modaliteti ekonomik 9,000 faqe)5

Me ngjyra: 14,000 faqe4 (modaliteti ekonomik 21,000 faqe)5

Ekrani

1.35” / 3.4 cm LCD, Mono
Ekran me prekje, me ngjyra 2.7” / 6.7 cm

Shpejtësi të larta printimi6

E zezë 18 ipm
Me ngjyra 13 ipm
E zezë 18 ipm
Me ngjyra 13 ipm

Printimi i parë (FPOT) bardhezi

Afro 8 sek
Afro 8 sek

me 20 fletë

N/A
ADF me 35 fletë

Administrim i larmishëm i materialeve

Plain Paper, Red Label Superior, Canon Oce Office Colour Paper, Photo Paper Pro Luster, Photo Paper Plus Glossy II, Matte Photo Paper, Glossy Photo Paper, High Resolution Paper, Envelopes, Photo Paper Plus Semi-Gloss, Restickable Photo Paper, Magnetic Photo Paper, Light Fabric Iron on Transfers, 1200mm banners
Plain Paper, Red Label Superior, Canon Oce Office Colour Paper, Photo Paper Pro Luster, Photo Paper Plus Glossy II, Matte Photo Paper, Glossy Photo Paper, High Resolution Paper, Envelopes, Photo Paper Plus Semi-Gloss, Restickable Photo Paper, Magnetic Photo Paper, Light Fabric Iron on Transfers, 1200mm banners

Mundësi të plota lidhjeje

USB
Wi-Fi (2.4GHz)
USB
Wi-Fi (2.4GHz)
Ethernet

Skanimi

Skano për në email
Skano për në email
Skanim për në dosje

Kapaciteti i letrës së thjeshtë

Sirtari i pasëm: 100 fletë
Kaseta: 250 fletë
Sirtari i pasëm: 100 fletë
Kaseta: 250 fletë

Përmasat

Afro 399 x 417 x 216 mm
Afro 399 x 417 x 251 mm

Fisheku i mirëmbajtjes

Po - Me zëvendësim nga përdoruesi
Po - Me zëvendësim nga përdoruesi

Përfitime të mëdha për biznesin tuaj

Këta printerë tejet efikasë MAXIFY GX janë krijuar për të dhënë më të mirën në ambientet me ngarkesë pune.

  • Zyra e shtëpisë

    Me përmasat kompakte, lidhjet e thjeshta dhe fishekun me mirëmbajtje dhe arritje të lehtë, si dhe me zëvendësim nga përdoruesi, gama MAXIFY GX është printeri ideal i volumeve të mëdha, efikasitetit të lartë për punonjësit kërkues nga shtëpia dhe ambientet hibride të punës.

  • Shitje Pakice

    Reduktoni kostot duke printuar më shumë materiale brenda kompanisë. Krijoni materiale cilësore e rezistente për pikat e shitjes, tabela, banderola promocionale dhe etiketa duke përdorur sirtarin e sheshtë të pasmë, që mbështet karton të trashë.

  • Agjentët imobiliarë

    Printoni me të shpejtë fletushka dhe broshura me ngjyra, në volume të mëdha, ndërsa ruani cilësi mahnitëse. Boja tërësisht me pigment bën që printimet të jenë të shndritshme, tejet të besueshme, rezistente ndaj njollave dhe pa turbullime.

  • Institucionet arsimore

    Printoni volume të mëdha materialesh kursi, detyra rezistente me ngjyra të plota dhe dokumente administrative ndërsa kurseni në kostot e bojës. Mbikëqyrni fëmijët në një ambient, ndërsa printoni në një tjetër duke përdorur lidhje me valë.

Përfitimet kryesore

  • Kostot e funksionimit jashtëzakonisht të ulëta

    Kurseni gjatë ciklit jetik të printerit falë depozitave efikase të bojës me rimbushje që reduktojnë së tepërmi koston totale të pronësisë dhe koston për faqe. Përmirësoni rendimentin me modalitetin ekonomik5 dhe printoni deri në 1.5x më shumë faqe me të njëjtën sasi boje

  • Printime briliante me cilësi për biznes

    Realizoni printime rezistente ndaj ujit, fërkimit dhe lapëstilave, praktike për bizneset, me rezistentë të jashtëzakonshme, që realizohen shpejt dhe në volume të mëdha

  • Printoni më shumë materiale brenda kompanisë

    Printoni fletushka, banderola dhe posterë brenda kompanisë falë pajtueshmërisë me një sërë materialesh, duke përfshirë ato magnetike dhe fotografike, plus një sirtar të ri të sheshtë mbrapa që mbështet materiale më të trasha dhe karton

  • Printoni pa pushim

    Printoni volume të mëdha dokumentesh pa trazuar rimbushjet me letër, falë mbushjes së pasme 100-fletëshe dhe një kasetë të parme 250-fletëshe, me dritare për ta bërë më të shpejtë dhe të lehtë kontrollin e niveleve të letrës. Një ADF 35-fletëshe thjeshton menaxhimin e dokumenteve shumëfaqëshe

  • I vogël por i fuqishëm

    Kurseni hapësirë jetike në shtëpi ose në zyrë falë përmasave kompakte të printerit, ndërsa reduktoni sasinë e paketimit plastik çka mundëson riciklim të një pjese më të madhe të këtij

  • I thjeshtë për t'u përdorur dhe mirëmbajtur

    Reduktoni ndërprerjet e punës me fishekun me mirëmbajtje që ndërrohet nga përdoruesi dhe që arrihet me lehtësi nga pjesa e parme e printerit. Kapakët e shënuar me ngjyra dhe me sustë bëjnë që rimbushjet të jenë të thjeshta dhe pa telashe

  • Programet dhe paketat e pajtueshme

    Printoni dokumente, foto e më tej drejtpërdrejt nga pajisja juaj inteligjente me programin falas Canon PRINT ose projektoni dhe printoni shpejt posterë dhe fletushka që tërheqin shikimin me anë të PosterArtist. Përdorni PIXMA Cloud Link për të dërguar skanime ose për të printuar nga shërbime të njohura të resë kompjuterike, si p.sh. Dropbox, Google Drive dhe OneDrive.

    Canon Easy-PhotoPrint Editor i kthen fotot tuaja të preferuara (nga pajisja juaj apo reja kompjuterike) në dhurata me stil e të personalizuaa, si p.sh. kartolina e kalendarë.

    Programi praktik Easy-Layout Editor ju mundëson sistemimin e lirshëm të paraqitjes së dokumenteve të ndryshme përpara se t'i printoni. Ideal për printimin e imazheve, posterëve, faqeve të internetit etj.
    MËSONI MË SHUMË

    Frymëzohuni, regjistrohuni tani

    Mos i humbisni ofertat e fundit nga Canon, këshillat kryesore dhe udhëzimet praktike, plus lajmet dhe ftesat për në aktivitetet vendore.
    What's In The Box

    Çfarë ka në kuti

    • Gjithçka që ju duhet për të marrë printime biznesi të efikasitetit të latë - mjafton të shtoni letër.

    • Printer boje MegaTank, me rimbushje, MAXIFY GX4040

    • 4 shishe boje rendimenti të lartë (1 e zezë dhe 1 C/M/Y)

    • Kordoni elektrik

    • Manualet dhe dokumentet e tjera

    • CD-ROM i konfigurimit (disku CD vetëm për Windows)

    Puna në harmoni

    Përdorimi i bojërave dhe i letrave të Canon me printerin tuaj Canon siguron rezultate të jashtëzakonshme në çdo rast.

  • GI-46 BK

    GI-46 BK

    Bojë me pigment të zi me kapacitet të lartë për dokumente biznesi me cilësi të lartë.
  • GI-46 Y

    GI-46 Y

    Bojë me pigment të verdhë me kapacitet të lartë për dokumente biznesi me cilësi të lartë.
  • GI-46 M

    GI-46 M

    Bojë me pigment vjollcë me kapacitet të lartë për dokumente biznesi me cilësi të lartë.
  • GI-46 C

    GI-46 C

    Bojë me pigment të kaltër me kapacitet të lartë për dokumente biznesi me cilësi të lartë.
  • mc-g03

    Bojë

    Maintenance cartridge: MC-G03

    Fisheku i mirëmbajtjes i zëvendësueshëm nga përdoruesi për të minimizuar ndërprerjet e punës.
  • Po kërkoni për diçka të ngjashme?

    Pse të mos eksploroni disa prej këtyre produkteve nga gama jonë PIXMA dhe MAXIFY.

    Mund të jeni të interesuar edhe për

  • Boja, toneri dhe letra

    Një gamë e plotë bojërash, toneri dhe letre Canon për printerin tuaj.

  • Materiale origjinale konsumi

    Materialet origjinale të konsumit nga Canon janë projektuar për punë në harmoni perfekte me printerin tuaj Canon.

  • Printerët e biznesit

    Printoni, fotokopjoni, skanoni dhe dërgoni fakse pa vështirësi me katalogun tonë të gjerë të printerëve.

    1. Kostoja për faqe (CPP) është shuma e parave që duhet për printimin e një faqeje të vetme. Kjo përcaktohet duke pjesëtuar koston e bojës me rendimentin në faqe.
    2. Kostoja gjithsej e pronësisë (TCO) ëstë një llogaritje se do t'ju kushtojë printeri në bazë të kostos fillestare të blerjes së pajisjes plus kostot e bojës gjatë një periudhe fikse.
    3. Klauzolë: Kostoja totale e pronësisë (TCO) bazohet në koston fillestare të blerjes së pajisjeve plus kostot e bojës ose të tonerit për një periudhë fikse (shihni më poshtë për kushtet). Vini re se kostot e mundshme të ndryshueshme shtesë mund të ndikojnë në koston totale të pronësisë, duke përfshirë mes të tjerash materiale të tjera konsumi, paketat e bojës dhe të tonerit, paketat e bojës dhe të tonerit të rendimentit të lartë, servisin, konsumin e energjisë dhe pjesët e këbmimit.

      Kursimet në përqindje të kostove të deklaruara përbëjnë një vlerësim të kursimeve totale të kostove për volumin e specifikuar të printimit prej 1000 faqesh në muaj (50% me ngjyra dhe 50% mono) për një periudhë prej 60 muajsh (5 vjet).

      Kostoja totale e pronësisë (TCO) bazohet në llogaritjen e mëposhtme: [CPP mesatare me ngjyra x volumi i printimit me ngjyra - minus faqet e paketës me bojë/toner] plus [CPP mesatare mono x volumin e printimit mono - minus faqet e paketës me bojë/toner] plus [koston e pajisjes] plus [koston e fishekut të mirëmbajtjes vetëm për modelet MAXIFY GX].

      Modelet e krahasimit në kursimet e kostos totale të pronësisë (TCO) përfshijnë modele të krahasueshme të konkurrencës nga Epson. Çmimi i shitjes i printerëve në EUR (€) dhe çmimi i materialeve të konsumit janë marrë nga faqja zyrtare e internetit e prodhuesit (https://www.epson.de/) më 12 shtator 2022.

      Janë përfshirë pajisjet dhe materialet e konsumit të serive Canon MAXIFY GX7000, GX6000, GX5000, GX4000 dhe GX3000, dhe për qëllimin e vetëm të këtij llogaritësi të TCO duke përdorur çmimin e rekomanduar të shitjes ("RRP") që përfshin TVSH-në.

      TVSH-ja është përfshirë, por vini re se tarifat e dorëzimit nuk përfshihen në llogaritjet e çmimeve. Çmimet mund të ndryshojnë për shkak të kushteve të tregut.

      Kostot e printimit bazohen në përdorimin e cilësimeve të paracaktuara që përdoren si në printerët Canon ashtu edhe në printerët e konkurrentëve. Kjo është në përputhje me kushtet e provës të përdorura në provën e rendimentit ISO/IEC për kategorinë përkatëse.

      Kostoja për faqe është llogaritur nga çmimi i konsumit i shitjes siç thuhet në faqet e internetit të prodhuesve, të ndara sipas rendimentit të publikuar të prodhuesve të zbuluar zyrtarisht në informacionin e disponueshëm publikisht. Kostoja për faqe bazohet në simulimin e printimit të shablloneve të provës të dhëna në ISO/IEC24712 për printerët me bojë.

      Të gjitha specifikimet e prodhuesve dhe të dhënat e performancës janë mbledhur nga informacioni i disponueshëm publikisht, duke përfshirë mes të tjerash broshurat dhe faqet e internetit të vetë prodhuesve. Rendimentet e bojës nga Canon dhe konkurrentët janë marrë nga specifikimet e publikuara nga prodhuesit.

      Për qëllim të krahasimit të drejtë dhe të raportimit të saktë të të dhënave, të dhënat e rendimentit të materialit të konsumit janë marrë nga toneri standard më i lartë ose materiale e konsumit me rendiment boje në dispozicion në kohën e publikimit të cilat janë përcaktuar në përputhje me standardet ISO. Krahasimi përjashton paketat e kombinuara, XL dhe multipaketat. Këto të dhëna janë në dispozicion të publikut.
    4. Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me bojën zëvendësuese pas konfigurimit fillestar.
    5. Modaliteti ekonomik redukton konsumin e bojës duke i ulur dendësinë - mund të printohen 50% më shumë faqe sesa në modalitetin standard.
    6. Shpejtësia e printimit të dokumenteve A4 në letër të zakonshme është matur duke u bazuar në mesataren e ESAT në testit të kategorisë për zyrat të standardit ISO/IEC 24734.