Objektivat RF

Canon RF 800mm F11 IS STM

Shkrepni detaje mahnitëse me një objektiv kuadërplotë supertelefoto 800 mm, peshëlehtë, të fuqishëm dhe me aftësi të shkëlqyera për ta shkrepur botën tuaj në detaje cilësore.

POZICIONIMI I PRODUKTIT

"Canon RF 800mm F11 IS STM" në aksion

Shikoni videon për të mësuar më shumë rreth këtij objektivi të fuqishëm telefoto.

Silleni botën tuaj më pranë. Shumë më pranë.

Një objektiv kompakt, peshëlehtë dhe i fuqishëm supertelefoto synuar kryesisht për të apasionuarit pas natyrës së egër që kërkojnë rrezen më të mirë të mundshme.

  • ZHANRI

    Objektiva fantastikë për kafshët në natyrë

    Afrojuni më shumë se kurrë kafshëve të preferuara, kudo që të ndodheni.

  • ZHANRI

    Objektiva fantastikë për udhëtime

    Peshëlehtë e rreze e fuqishme, fantastikë për udhëtime.

  • ZHANRI

    Objektiva fantastikë për subjekte të largëta

    Sillini botët më pranë - me plot kuptimin e fjalës.

Silleni botën tuaj më pranë

Shkrepni safari, pamje avioni apo udhëtimi, si dhe çastet më të mira me inkuadrim të plotë e detaje cilësore që përfitojnë nga kompresimi krijues telefoto.

Canon Camera
Canon Camera

Gëzojuni një figure të mprehtë e pa dridhje

Falë fotostabilizimit 4-hapësh mund të arrihen pamje super të mprehta telefoto, si dhe mund të realizoni edhe filmime fantastike manuale.

Madhësi e peshë revolucionare

Falë mbërthyeses RF, një aperture F11 dhe optikës difraktive, objektivi tkurret në 281,8 mm gjatësi kur mblidhet dhe peshon vetëm 1260 g.

Canon Camera
Canon Camera

Fokusoni shtruar e qetë

Një motor STM mundëson vetëfokusim të shtruar e të qetë, ndërsa një unazë komandimi mundëson kontroll intuitiv të cilësimeve. Efekti i këndshëm "Bokeh" arrihet falë aperturës pa fletë F11.

Një telefoto ekstreme për të gjithë

Tani objektivin supertelefoto mund ta pajisni lehtësisht në kompletin tuaj me fotostabilizim të fuqishëm dhe vetëfokusim që ofrohet për të gjithë të apasionuarit që dëshirojnë të udhëtojnë lehtshëm.

Canon Camera

Specifikimet

  • 800 mm

    Rreze supertelefoto

  • IS me 4 ndalesa

    Fotostabilizim i avancuar

  • Motori STM

    Fokusim i qetë e i shtruar për video dhe i shpejtë për foto

  • Përmasë kompakte

    281,8 mm kur mblidhet

  • Unazë komandimi objektivi

    Për komandim të drejtpërdrejtë mbi cilësimet e "Tv/Exposure Compensation/ISO"

RF800mm-F11-IS-STM

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që duhet për të sjellë më pranë botën e aparateve kuadërplotë pa pasqyrë

  • RF 800mm F11 IS STM

  • Kapa i parmë objektivi

  • Kapak i pasmë objektivi

  • Paketa e manualit të përdoruesit

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Produktet e lidhura

Objektivat telefoto

Me një objektiv telefoto mund t’i shkrepni sportet, natyrën dhe aktivitetet nga larg, pa e trazuar aksionin. Eksploroni objektivat telefoto të Canon dhe shikoni ku ju shpie krijimtaria.
Mësoni më shumë