KUSHTET DHE TERMAT E KONKURSIT TË VIDEOVE ‘PËRTEJ KORNIZËS’ TË CANON CEE
1. PROMOVUESI DHE PJESËMARRËSIT
1.1. Promovues është Canon CEE GmbH i regjistruar në Am Europlatz 2, 1120 Vienna, Austria (“Canon”). Çdo kompani, çdo filialë, partneritet ose ndonjë entitet tjetër që kohë pas kohe kontrollohet ose është nën kontroll të përbashkët të Canon në tekstin e mëtejmë do të referohet si “Filiala Canon” dhe, Canon dhe Filiala Canon së bashku referohen si "Grupi Canon"
1.2. Të gjithë aplikantët (“Pjesëmarrësit”) duhet të jenë krijues të përmbajtjeve amatore ose videografë, që janë banorë të: Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë. Sllovenisë, Bullgarisë, Rumanisë, Izraelit, Greqisë, Kazakhstanit, Ukrahinës, Gjeorgjisë, Uzbekistanit, Armenisë, të moshës 18 vjeç e lart.
1.3. Videografët profesionistë ose ata që fitojnë më shumë se 20% të të ardhurave të tyre vjetore nga videografia, si dhe punonjësit e Canon Group, familjet e tyre, agjentët dhe palët e tjera të përfshira drejtpërdrejt në këtë konkurs dhe në sponsorësinë, nuk kanë të drejtë të aplikojnë.
1.4 Duke marrë pjesë në këtë konkurs, të gjithë Pjesëmarrësit konsiderohen se kanë rënë dakord të respektojnë këto kushte dhe rregulla (“Kushtet dhe Rregullat”), përveç nëse njoftohen ndryshe me shkrim.
2. KONKURSI
2.1. Periudha e aplikimit: Aplikoni në periudhën prej 00:01 CET më 1 maj 2025 dhe 23:59 CET më 30 qershor, 2025 përfshirëse.
2.2. Konkursi përbëhet nga tri (3) kategori garuese për video (secila “Kategori”) brenda Konkursit në të cilat mund të aplikoni si më poshtë:
a) Tregim i shkurtër në formë video
b) Remiks me përmbajtje tradicionale
c) Kryevepër kinematografike
2.3. Për të aplikuar:
i) Vizitoni canon.xx/get-involved/competition/beyond-the-frame/ për të plotësuar formularin online me të dhënat tuaja (emri, adresa e emailit, vendlindja);
ii) Secili Pjesëmarrës mund të aplikojë në konkurs duke dorëzuar maksimumi një (1) video audio-vizuele për secilën Kategori (secila e referuar si “Aplikim”). Ky Aplikim mund të dorëzohet në një (1), dy (2) ose në të tria (3) Kategoritë e konkursit. Pasi të jetë dorëzuar një Aplikim, Pjesëmarrësit nuk u lejohet të dorëzojnë aplikime të tjera, qoftë me video të ndryshme apo duke aplikuar në kategori të tjera përmes dorëzimeve të ndara. Dorëzimi i shumë Aplikimeve nga i njëjti Pjesëmarrës, qoftë në të njëjtën apo në kategori të ndryshme, është rreptësisht i ndaluar dhe do të rezultojë në diskualifikim.
iii) Maksimumi tre (3) Aplikime, nga një për secilën Kategori, lejohen për person gjatë Periudhës së Aplikimit. Çdo Aplikim për kategori duhet të jetë dukshëm i ndryshëm në opinionin përfundimtar të Canon-it; i njëjti Aplikim nuk mund të dorëzohet për më shumë se një Kategori. Pjesëmarrësi mund të përzgjidhet si finalist në disa Kategori, por mund të fitojë vetëm në një Kategori, pavarësisht numrit të Kategorive ku ka dorëzuar Aplikimin.
iv) Çdo Aplikim duhet të përmbushë kriteret e listuara më poshtë në Pikën 3 që të kualifikohet për konkursin.
2.4. Nuk është e nevojshme të bëni ndonjë blerje. Pjesëmarrja në këtë Konkurs është falas, dhe videot nuk duhet të jenë patjetër të xhiruara me pajisje Canon.
2.5. Për të marrë pjesë nevojitet qasje në internet dhe një adresë valide e email-it.
2.6. Aplikimet që janë të paplota, të pavlefshme, të papërshtatshme, ose që dorëzohen pas datës 30 qershor 2025, ora 23:59 (CET), nuk do të pranohen dhe nuk do të marrin pjesë në ndarjen e çmimeve.
2.7. Duke dorëzuar një video, çdo pjesëmarrës i jep Canon Group një leje të pakthyeshme, ndërkombëtare, pa pagesë, që ata ta publikojnë, shfaqin dhe përdorin videon për qëllime të lidhura me këtë konkurs. Kjo përfshin shfaqjen në faqet zyrtare të Canon Group, në rrjete sociale, në faqe të tjera të partnerëve apo kontraktorëve, si dhe në materiale promovuese ose ekspozita që lidhen me konkursin, deri në një vit pas përfundimit të konkursit.
Pjesëmarrësit gjithashtu i japin të drejtën Canon-it dhe bashkëpunëtorëve të tij që të modifikojnë, fshijnë apo rregullojnë videot, nëse vlerësohen si të papërshtatshme për publikim të plotë apo të pjesshëm.
Pjesëmarrësit gjithashtu pranojnë që emri i tyre të përmendet si autor apo krijues i videos me të cilën kanë aplikuar.
3. KRITERET PËR APLIKIM
3.1. Videot e dorëzuara në këtë Konkurs duhet të bëjnë pjesë në njërën nga Kategoritë e përcaktuara.
3.2 Çdo video duhet të përputhet me kërkesat specifike të kategorisë përkatëse, siç janë më poshtë:
a) Tregim i shkurtër në formë videoje: Videoja duhet të ketë një histori të shkurtër me kohëzgjatje jo më pak se 15 sekonda dhe jo më shumë se 30 sekonda.
b) Remiks me përmbajtje tradicionale: Videoja duhet të ripërpunojë përmbajtje tradicionale, si dokumentarë, reklama apo video të dasmave, në mënyrë kreative dhe të përshtatshme për shpërndarje online. Kohezgjatja duhet të jetë jo më pak se 1 minutë dhe jo më shumë se tre (3) minuta.
c) Kryevepra kinematografike: Videoja duhet të jetë një rrëfim origjinal filmik – vizualisht mahnitës, emocionalisht i fuqishëm dhe angazhues – me kohëzgjatje jo më pak se 2 minuta dhe jo më shumë se pesë (5) minuta.
Të gjitha aplikimet duhet të përmbushin këto kritere:
Kinematografia: Cilësia e dritës, lëvizja e kamerës dhe kompozimi i përgjithshëm vizual.
a) Post-produksioni: Përdorimi i montazhit, korrigjimi i ngjyrave dhe efekteve që rrisin ndikimin vizual dhe auditiv.
b) Tregimi i historisë: Krijimtaria, tematika dhe aftësia për të prekur emocionalisht shikuesin, për të argëtuar, për të nxitur ndjenja ose për të shtyrë në reflektim
Paneli i Jurisë përbëhet nga tre (3) gjyqtarë, të cilët janë publikuar nga Canon në faqen zyrtare të konkursit dhe në kanalet e tjera zyrtare të komunikimit të Canon (“Paneli i Jurisë”). Paneli i jurisë ka të drejtën ekskluzive të vendosë nëse një video i plotëson kërkesat dhe nëse i përket kategorisë së duhur. Mosrespektimi i këtyre specifikimeve mund të çojë në diskualifikim.
3.2. Çdo Material duhet të jetë së paku pesëmbëdhjetë (15) sekonda dhe maksimum pesë (5) minuta në kohëzgjatje, me madhësi maksimale të skedarit 150MB, dhe duhet të dorëzohet në formatin MP4. Pjesëmarrësit nuk guxojnë të ngarkojnë video që kanë fituar më parë ndonjë çmim ose shpërblim në ndonjë garë të organizuar nga Canon ose ndonjë entitet tjetër.
3.3. Çdo video e dorëzuar duhet të përmbajë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) materiale filmike të realizuar “live”.
4. KËRKESAT E KONKURSIT
4.1. Videoja duhet të jetë origjinale dhe e realizuar nga vetë Pjesëmarrësi.
4.2. Videoja e dërguar nga Pjesëmarrësi nuk duhet të përmbajë:
a) Persona të dallueshëm, përveç nëse Pjesëmarrësi posedon dëshmi me shkrim që ata persona kanë dhënë leje për publikim sipas Nenit 2.7 të këtyre Kushteve dhe Termave (është përgjegjësi e Pjesëmarrësit të sigurojë lejen dhe formularët e pëlqimit për publikim janë kompletuar); ose
b) vepra arti, përveç nëse Pjesëmarrësi mund të dëshmojë se i është dhënë një licencë për t’i përdorur dhe publikuar ato vepra arti nga Canon Group sipas Nenit 2.7 të këtyre Kushteve dhe Termave ose
c) Logo apo marka tregtare, përveç nëse Pjesëmarrësi mund të vërtetojë se ka marrë leje për përdorimin dhe publikimin e tyre nga Canon Group sipas Nenit 2.7 të këtyre Kushteve dhe Termave, ose
d) Përmbajtje që është fyese, e pahijshme, seksuale, denigruese, shpifëse, e dhunshme, ngacmuese, kërcënuese, që mund të shihet si diskriminuese mbi baza racore, fetare, etnike apo gjinore, apo që mund të dëmtojë emrin, reputacionin apo imazhin e Canon Group apo të ndonjë partneri të saj, ose që konsiderohet e papërshtatshme për publikim; ose
e) Çdo gjë që mund të shkelë të drejtat e palëve të treta, duke përfshirë të drejtat e autorit, të drejtat morale, të privatësisë, apo që përmend ndonjë markë apo emër tregtar të palëve të treta; ose f) Ujëmbajtëse (watermark), mbishkrime të të drejtës së autorit apo çdo informacion tjetër që mund të identifikojë Pjesëmarrësin (shënim: një mbishkrim i të drejtës së autorit në metadata të videos është i lejueshëm). Për të garantuar një proces vlerësimi të paanshëm, juria nuk duhet të shohë emrin e Pjesëmarrësit. Çdo video që përmban emrin e Pjesëmarrësit, watermark ose të dhëna identifikuese do të skualifikohet dhe nuk do të kalojë për vlerësim.
4.3. Pjesëmarrësi nuk ka dorëzuar video apo përmbajtje që janë krijuar, gjeneruar, redaktuar, kompozuar apo manipuluar duke përdorur ndonjë program, mjet apo teknologji që përfshin ndonjë formë të inteligjencës artificiale. Kjo përfshin (por nuk kufizohet vetëm në) çdo përdorim të inteligjencës artificiale gjenerative, përfshirë funksionin e mbushjes gjenerative (generative fill). Megjithatë, përdorimi i veçorive që janë pjesë përbërëse e specifikimeve të prodhimit të kamerave (p.sh. fokusimi automatik dhe përpunimi i imazhit) nuk do të rezultojë automatikisht në skualifikim, për sa kohë që nuk dyshohet se kamera është modifikuar në ndonjë mënyrë. Pjesëmarrësve mund ti kërkohet të dorëzojnë skedarin RAW ose skedar të papërpunuar ekuivalent të përmbajtjes së dorëzuar, i cili do të analizohet për ndonjë përdorim të teknologjisë së inteligjencës artificiale dhe gjithashtu mund të përdoret për vlerësimin e kritereve të tjera të konkursit (p.sh. kompozimi, redaktimi i tepruar dhe manipulimi), sipas gjykimit të anëtarëve të jurisë. Mosdorëzimi i skedarit RAW të kërkuar brenda afatit të caktuar do të rezultojë në skualifikim.
4.4. Pjesëmarrësi gjithashtu pranon të kontaktohet nga Canon për qëllime të administrimit të konkursit ose në rast se Canon Group dëshiron të diskutojë ndonjë përdorim tjetër të videos së dorëzuar në konkurs.
5. GARANCITË
5.1. Duke dorëzuar aplikacionin, Pjesëmarrësi garanton dhe deklaron se:
a) Pjesëmarrësi është autori i vetëm i videos;
b) Pjesëmarrësi është pronari i të gjitha të drejtave pronësore mbi videon;
c) Videoja dhe çdo element që paraqitet në të nuk shkel asnjë të drejtë (duke përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale, morale ose të privatësisë) të ndonjë pale të tretë;
d) Në rast se në video paraqitet ndonjë person apo imazh i ndonjë personi, Pjesëmarrësi ka marrë lejen me shkrim nga ai person/ata persona që Canon Group të përdorë imazhin/et e tyre siç përshkruhet në këto kushte dhe afate; dhe
e) Në rast se videoja është xhiruar në një vend tjetër përveç vendit të banimit të Pjesëmarrësit, Pjesëmarrësi ka vepruar në përputhje me ligjet e zbatueshme në atë vend, duke përfshirë, por pa u kufizuar në kërkesat ligjore për pronësinë intelektuale, morale, privatësinë dhe të drejtat pronësore.
5.2. Canon garanton se do të veprojë brenda kufijve të të drejtave të dhëna dhe/ose në përputhje me këto Kushte dhe Terma.
6. ÇMIMET
6.1. Çmimet e finalistëve:
a) Në secilën kategori do të përzgjidhen gjithsej katër (4) finalistë, të cilët do të renditen nga vendi i dytë (2) deri në vendin e pestë (5) (secili i referuar si “Finalist”). Numri total i Finalistëve të përzgjedhur në të gjitha kategoritë do të jetë dymbëdhjetë (12). b) Secili Finalist në kategorinë përkatëse do të marrë një kupon me vlerë dyqind euro (200 €) për ta përdorur për blerjen e një aparati fotografik.
c) Kuponët mund të shfrytëzohen vetëm në dyqanet partnere të autorizuara të përcaktuara nga Canon.
d) Kuponët do të jenë të vlefshëm për një periudhë prej një (1) muaji nga data e lëshimit. Kuponët e skaduar nuk do të pranohen, kohëzgjaten apo zëvendësohen.
6.2 Çmimet për fituesit e kategorive
Përveç katër (4) Finalistëve të përzgjedhur në secilën kategori përkatëse, do të përzgjidhet edhe një (1) fitues në secilën kategori (i referuar si “Fitues i Kategorisë”), i cili do të renditet në vendin e parë (1). Secilit Fitues të Kategorisë do t’i ndahet një (1) aparat fotografik, siç specifikohet më poshtë:
i) Kategoria e tregimit të shkurtër – Canon EOS PowerShot V1
ii) Kategoria e Remiksit me përmbajtje tradicionale – Canon EOS R50 V
iii) Kategoria e kryeveprës kinematografike – Canon EOS R6 Mark II
Modeli specifik i kamerës që i jepet secilit Fitues të Kategorisë do të përcaktohet sipas diskrecionit të plotë të Canon dhe nuk është subjekt i negocijimit apo zëvendësimit.
6.3. Çmimi i madh
a) Një (1) Çmim i Madh do t’i jepet një (1) Fituesi të Madh të konkursit. Fituesi i Madh do të përzgjidhet ndërmjet tre (3) Fituesve të Kategorive, me diskrecion të plotë të Canon.
b) Çmimi i Madh përfshin një udhëtim me shpenzime të mbuluara plotësisht për të marrë pjesë në evenimentin Canon Vision në Amsterdam, Holandë, në shtator 2025 (“Evenimenti”). Udhëtimi do të përfshijë:
a. Biletë avioni në klasë ekonomike vajtje-ardhje nga vendbanimi i Fituesit të Madh deri në Amsterdam;
b. Akomodim dhe ushqim gjatë gjithë periudhës së qëndrimit në Eveniment, siç përcaktohet nga Canon;
c. Qasje në Eveniment dhe aktivitete të organizuara nga Canon
c) Çmimi i Madh nuk është i transferueshëm, i shkëmbyeshëm dhe nuk mund të konvertohet në para apo ndonjë ekuivalent tjetër alternativ.
d) Canon rezervon të drejtën të përcaktojë të gjitha detajet e udhëtimit, përfshirë, por pa u kufizuar në oraret e fluturimeve, llojin e akomodimit dhe detaje të tjera logjistike. Fituesi i Madh është përgjegjës për plotësimin e kërkesave për dokumentacionin e udhëtimit, duke përfshirë por pa u kufizuar në viza, pasaporta dhe kërkesa të lidhura me shëndetin për hyrje.
e) Nëse Fituesi i Madh nuk është në gjendje të marrë pjesë në Eveniment për çfarëdo arsye, çmimi do të humbasë dhe mund, sipas diskrecionit të plotë të Canon, t’i jepet një fituesi tjetër ose të mbetet i paalokuar. Nuk do të ofrohet asnjë kompensim në para apo çmim alternativ në vend të pjesëmarrjes.
f) Canon nuk do të mbajë përgjegjësi për ndonjë kosto, shpenzim apo humbje që rezulton nga pamundësia e Fituesit të Madh për të marrë pjesë në Eveniment, vonesa, anulime apo ndonjë rrethanë jashtë kontrollit të arsyeshëm të Canon.
Vendimi i Canon në lidhje me përzgjedhjen e Fituesit të Madh dhe dhënien e Çmimit të Madh është përfundimtar dhe i obligueshëm.
6.4. Kushtet e përgjithshme për çmimet
a) Çmimet nuk janë të transferueshme, të shkëmbyeshme dhe nuk do të ofrohet alternativë në para ose kredi për çmimet që janë në ofertë
b) Në rast se çmimi i ofruar nuk është i disponueshëm për shkak të rrethanave jashtë kontrollit tonë, Canon rezervon të drejtën të ofrojë një çmim alternativ me vlerë të barabartë ose më të madhe.
c) Të gjitha taksat, detyrimet apo tarifat e tjera që lidhen me pranimin ose përdorimin e një çmimi janë përgjegjësi ekskluzive e marrësit. Nëse Pjesëmarrësit janë tatimpagues në vendin e tyre të banimit dhe marrin Çmimin e përcaktuar në nenet 6.1 dhe 6.2 të këtyre Kushteve dhe Termave, mund të jetë e nevojshme të paguajnë taksa në përputhje me ligjin vendor.
d) Duke pranuar këto Kushte dhe Terma, Pjesëmarrësit pajtohen të paguajnë të gjitha taksat e nevojshme që rezultojnë nga marrja – fitimi i Çmimeve.
e) Canon nuk mban përgjegjësi për veprime të papërshtatshme dhe/ose të paligjshme të pjesëmarrësve që lidhen me ligjet tatimore apo ndonjë ligj tjetër.
f) Canon nuk do të jetë përgjegjës për kuponë të humbur, të vjedhur, të skaduar apo të dëmtuar dhe nuk do të ofrojë zëvendësim në asnjë rrethanë.
g) Vendimet e Canon në lidhje me ndarjen dhe përdorimin e çmimeve janë përfundimtare dhe të obligueshme.
h) Canon do të njoftojë fituesin përmes adresës së emailit të dhënë gjatë aplikimit brenda 5 ditëve pune nga përzgjedhja e fituesit dhe fituesi duhet të përgjigjet për të konfirmuar pranueshmërinë dhe pranimin e Çmimit, brenda 10 ditëve kalendarike nga kontakti fillestar. Nëse fituesi nuk përgjigjet brenda kësaj periudhe, Canon rezervon të drejtën të s’kualifikojë fituesin. Nëse fituesi s’kualifikohet, Canon rezervon të drejtën t’i japë çmimin një fituesi rezervë të përzgjedhur në të njëjtën mënyrë. Fituesi rezervë mund të ketë më pak kohë për tu përgjigjur.
i) Canon rezervon të drejtën të publikojë emrin dhe qytetin/rrethin e fituesit ose të bëjë publike çdo ceremoni ndarjeje çmimesh pas përfundimit të konkursit. Nëse fituesi nuk dëshiron që këto të dhëna të publikohen, duhet ta njoftojë Canon në momentin që informohet se ka fituar.
j) Çmimet për Fituesit e Kategorive do t’u dërgohen fituesve përkatës brenda 30 ditëve kalendarike pas shpalljes së fituesve. Në rast se çmimi nuk mbërrin brenda 30 ditëve kalendarike, fituesi ka 28 ditë të tjera kalendarike për të njoftuar Canon duke dërguar një email në [adresa e kontaktit lokal që do të merret me dërgimin e çmimeve]. Nëse fituesi nuk e njofton Canon brenda këtij afati, Canon rezervon të drejtën të mos e rishpërndajë çmimin ose ta kufizojë vlerën e tij sipas politikave të brendshme. Çmimet do të dorëzohen vetëm në vendet e specifikuara në Nenit 1.2 të këtyre Kushteve dhe Termave.
k) Çmimet e Finalistëve do t'u shpërndahen finalistëve të përzgjedhur në secilën kategori përkatëse brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike pas shpalljes zyrtare të fituesve. Në rast se një finalist nuk e merr çmimin e tij/saj brenda atyre tridhjetë (30) ditëve kalendarike, ai/ajo do të ketë edhe njëzet e tetë (28) ditë kalendarike shtesë për të njoftuar Canon duke dërguar një email në [adresa e emailit të kontaktit lokal të caktuar për shpërndarjen e çmimeve]. Nëse finalisti dështon të njoftojë Canon brenda këtij afati shtesë prej njëzet e tetë (28) ditësh kalendarike, Canon rezervon të drejtën, sipas diskrecionit të vet të plotë, që të: mos e ri-dorëzojë çmimin; ose të kufizojë vlerën e çmimit në përputhje me politikat e brendshme të Canon.
l) Çdo çmim i refuzuar apo i pakërkuar mund t'u jepet pjesëmarrësve të tjerë, në diskrecionin absolut dhe të vetëm të Canon.
m) Në rast se gara nuk mund të zhvillohet sipas planit për arsye që përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në manipulim, ndërhyrje të paautorizuar, mashtrim, pandershmëri, dështime teknike ose ndonjë arsye tjetër jashtë kontrollit të Canon që korrupton ose ndikon në administrimin, sigurinë, drejtësinë, integritetin apo mbarëvajtjen e kësaj gare, Canon rezervon të drejtën të skualifikojë çdo individ që ndërhyn në procesin e aplikimit ose që nuk i përmbahet këtyre Kushteve dhe Rregullave, si dhe të anulojë, modifikojë apo pezullojë garën ose të shpallë të pavlefshme çdo aplikim të prekur.
n) Canon nuk mban përgjegjësi për aplikimet që kanë humbur, janë vonuar, janë dëmtuar, janë devijuar, janë të paplota apo që nuk mund të dorëzohen për çfarëdo arsye teknike, logjistike apo tjetër. Dëshmia e dërgimit nuk do të pranohet si dëshmi e pranimit. Grupi Canon nuk garanton qasje të vazhdueshme apo të sigurt në faqen e aplikimit.
7. PËRZGJEDHJA E FITUESIT
7.1. Të gjitha aplikimet e vlefshme të pranuara gjatë Periudhës së Aplikimit (nënshtruar moderimit) do të vlerësohen në mënyrë të pavarur nga paneli i gjyqtarëve. Do të ketë gjithsej dy (2) raunde vlerësimi për të përzgjedhur pesëmbëdhjetë (15) finalistë në bazë të kritereve të garës, të përshkruara në Nenin 3. Nga pesëmbëdhjetë (15) finalistët, paneli gjyqësor do të përzgjedhë tre (3) Fitues të Kategorive (një fitues për secilën Kategori të Garës përkatëse) dhe një (1) Fitues të Çmimit të Madh, të cilët do të shpallen në faqet e internetit të Canon për këtë garë.
7.2. Finalistët e Garës, Fituesit e Kategorive dhe Fituesi i Çmimit të Madh do të përzgjidhen gjatë periudhës nga 1 Korrik 2025 deri më 31 Gusht 2025, përfshirëse.
8. TË DHËNAT PERSONALE
8.1. Canon CEE GmbH, Am Europlatz 2, 1120 Vjenë, Austri, është Kontrolluesi i të Dhënave në lidhje me çdo të dhënë personale të dhënë nga Pjesëmarrësit. Të dhënat personale të dhëna ruhen në mënyrë të sigurt dhe mund të transferohen në një server të sigurt jashtë vendit të banimit të subjektit të të dhënave. Të dhënat personale të mbledhura nga Pjesëmarrësit i nënshtrohen Politikës së Canon për Privatësinë e Konsumatorit https://myid.canon/canonid/#/policy.
8.2. Të gjitha të dhënat personale të dhëna për realizimin e kësaj gare do të përdoren vetëm për qëllimet e kësaj gare dhe, nëse është e aplikueshme, për qëllime marketingu nga Grupi Canon dhe/ose nga ndonjë agjent i caktuar prej tij për të ndihmuar në zhvillimin e garës në emër të Canon, dhe nuk do të zbulohen për ndonjë palë të tretë për ndonjë qëllim tjetër pa pëlqimin tuaj të qartë dhe pozitiv.
9. MOHIMI I PËRGJEGJËSISË
9.1. Canon rezervon të drejtën të refuzojë pranimin e çdo aplikimi ose të kërkojë kthimin e plotë të vlerës së ndonjë çmimi nëse konsideron se ka pasur abuzim ose shkelje të kushteve dhe rregullave të kësaj gare.
9.2. Canon, së bashku me çdo agjenci dhe kompani të lidhur, nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë humbje (duke përfshirë, pa kufizim, humbje indirekte, të veçantë apo pasuese apo humbje fitimesh), shpenzim apo dëmtim që është pësuar apo shkaktuar (qoftë apo jo si rezultat i neglizhencës së ndonjë personi) në lidhje me këtë garë ose me pranimin apo përdorimin e Çmimit, përveç rasteve kur përgjegjësia nuk mund të përjashtohet me ligj. Asgjë nuk do ta përjashtojë përgjegjësinë e Canon Group për vdekje ose lëndim personal si rezultat i neglizhencës së tij.
9.3. Në rast mosmarrëveshjeje për interpretimin apo zbatimin e rregullave në ndonjë çështje që ka të bëjë me garën, vendimi i Drejtorëve të Canon është përfundimtar dhe nuk do të ketë komunikim të mëtejshëm mbi këtë çështje.
9.4. Nëse ndonjë pjesë e këtyre kushteve shpallet e pavlefshme, e paligjshme apo e pazbatueshme nga ndonjë gjykatë apo autoritet kompetent, ajo pjesë do të shkëputet nga pjesa tjetër e kushteve, të cilat do të vazhdojnë të jenë të vlefshme në përputhje me maksimumin e lejuar me ligj.
9.5. Aplikimet duhet të bëhen drejtpërdrejt nga individi që merr pjesë në garë. Aplikimet në masë nga tregtarë, grupe konsumatorësh apo palë të treta nuk do të pranohen. Aplikimet e paplota ose të palexueshme dhe ato të dërguara përmes makrove ose mjeteve të tjera automatike, si dhe ato që nuk përmbushin plotësisht kërkesat e këtyre Kushteve & Termave do të skualifikohen dhe nuk do të merren parasysh. Nëse bëhet e qartë se një Pjesëmarrës po përdor kompjuter(ë) për të anashkaluar këtë kusht duke përdorur, për shembull, ‘skripta’, metoda ‘brute force’, fshehje të identitetit përmes manipulimit të adresave IP, përdorim të identiteteve të tjera përveç atij personal apo ndonjë mjet tjetër automatik për të rritur numrin e aplikimeve në mënyrë të padrejtë, aplikimet e këtij Pjesëmarrësi do të skualifikohen dhe çdo çmim i dhënë do të jetë i pavlefshëm.
9.6. Pjesëmarrësit nuk lejohen të regjistrohen duke përdorur shërbime emaili anonime por pa u kufizuar në, GuerillaMail, Dispostable apo Mailinator.
9.7. Në rast mospërputhjeje mes këtyre Kushteve & Termave dhe ndonjë materiali promovues, detajet në Kushtet & Termat do të kenë përparësi.
10. JURIDIKSIONI
Duke qenë se jeni një konsumator pjesëmarrës, ligjet e vendbanimit tuaj do të zbatohen për këtë garë dhe ju mund të keni të drejtë të nisni procedura gjyqësore në gjuhën tuaj dhe në gjykatat lokale. Një organizatë vendore për mbrojtjen e konsumatorit mund t’ju këshillojë lidhur me të drejtat tuaja. Këto Kushte nuk kufizojnë asnjë të drejtë ligjore që mund të jetë e zbatueshme për ju.