PËRTEJ KORNIZËS
Aplikimet për konkursin e videove Canon Beyond the Frame tashmë janë mbyllur.
E nisëm këtë konkurs për të festuar kreativitetin, për të vlerësuar talentet e reja dhe për të frymëzuar videografët amatorë të ndajnë këndvështrimet e tyre unike përmes fuqisë së filmit.
Cilësia e jashtëzakonshme dhe imagjinata e treguar në videot e paraqitura e bënë procesin e përzgjedhjes jashtëzakonisht të vështirë, por pas shqyrtimit të shumë punimeve mbresëlënëse, jemi të lumtur të prezantojmë videon fituese të këtij viti.
Mësoni më shumë rreth konkursit dhe fituesve tanë të vitit 2026 më poshtë.
Njihuni me fituesit e konkursit të videove Canon Beyond the Frame
🥇 Vendi i parë: “Çfarë është ngjyra E KUQE?” nga Agio Chorchaneli
Regjia e filmit ka qenë pjesë e jetës së Agio Chorchaneli-t që në moshë të hershme. Ai realizoi videon e tij të parë të shkurtër kur ishte vetëm shtatë vjeç, filloi të montonte video në moshën dymbëdhjetë vjeç dhe, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç, ishte bërë tashmë i njohur në komunitetin e filmit në Gjeorgji. Tani, si student në Kutaisi, ai punon drejt realizimit të asaj që ka dëshiruar që kur ka nisur të merret me film: “Gjithmonë kam ëndërruar të realizoj filmin tim të shkurtër dhe tani jam në proces e sipër.”
Video e tij fituese, “Çfarë është ngjyra e KUQE?”, eksploron kuptimet dhe emocionet e shumta që lidhen me ngjyrën e kuqe përmes një serie skenash të realizuara me kujdes. Videoja e shndërron një pyetje të thjeshtë në një udhëtim krijues, duke ndërthurur temat e pasionit, dashurisë, rinisë, artit dhe përvojës njerëzore përmes një rrëfimi vizual mbresëlënës.
Juria e përzgjodhi këtë video si fituesin e konkursit për origjinalitetin, ritmin e natyrshëm të montazhit dhe përdorimin artistik të së kuqes si mjet për të përcjellë rrëfimin. Ai është një shembull mbresëlënës i talentit dhe kreativitetit të një regjisori të ri, si dhe i aftësisë së tij për të përcjellë një ide universale përmes një gjuhe kinematografike të veçantë.
Urime, Agio.
URIME PËR TË PËRZGJEDHURIT E VITIT 2026
“The knot” Yana Buriak
“A study of RED” Mariya Andreeva
“Ce este o amintire?” Alexandra Iova
“Priča o crvenoj” Julija Sekulic
“ПРОЯВЛЕНІ” Vadim Dimich
KONKURSI
'Përtej Kornizës' është një video konkurs për të gjithë krijuesit e përmbajtjeve, videografët amatorë dhe regjisorët në aspiratë. Përgatituni të merrni kamerën dhe të realizoni veprën tuaj më kreative.
Kërkojmë tregues pasionant të historive, të cilët nuk e fitojnë më shumë se 20% të të ardhurave vjetore nga videografia. Nëse doni të krijoni video, shfaqni talentin tuaj tani!
DETAJET E KONKURSIT: KRIJONI ME CANON RED
Një kategori. Një video për aplikim. Zgjidhni platformën tuaj (Instagram, Facebook, TikTok, ose YouTube) dhe dërgojeni veprën tuaj më të mirë.
SFIDA
Silleni të kuqen ikonike të Canon në jetë sipas mënyrës tuaj. Një shpërthim i guximshëm apo një nuancë e butë – tregoni si e kuqja bëhet vula juaj kreative.
ÇFARË PO KËRKOJMË
Histori që ndalojnë scroll-in. Koncepte që surprizojnë. Perspektiva juaj unike, e sjellë në jetë me të kuqen e Canon si bashkë-yll.
RREGULLAT
● Gjatësia: 30 sekonda deri në 2 minuta
● Mund të xhirohet me çdo pajisje
● E kuqja ikonike e Canon duhet të integrohet në mënyrë natyrale në konceptin tuaj
Tetë finalistë. Tetë çmime fantastike. A mund të jetë njëri prej tyre i juaji?
Do të dhurojmë një set të vetëm çmimesh për të gjitha vendet pjesëmarrëse:
● Vendi i 1-rë: Canon EOS C50
● Vendi i 2-të: Canon EOS R6 Mark III
● Vendi i 3-të: Canon PowerShot V1
Vendet 4 – 8 : Voucher Canon prej 19.100 lekë (një për çdo vend) – përdorni voucher-in tuaj për një aparat ose lente Canon te partnerët e autorizuar.
KOHËZGJATJA E KONKURSIT
Aplikimi i hapur
Shikoni përshkrimin e konkursit. Krijoni videon. Publikojeni në rrjete sociale. Dërgojeni linkun përmes formularit. Kaq e thjeshtë
Aplikimi mbyllet
Aplikimet mbyllen në mesnatë më 30 qershor 2026, pas së cilës juria jonë do të fillojë procesin e vlerësimit.
Vlerësimi
Paneli ynë i ekspertëve krijues do të shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe do të përzgjedhë më të mirat deri më 31 korrik 2026. Nëse hyni në listën e ngushtë, do të njoftoheni me email!
Përzgjedhja e fituesit
Fituesi do të shpallet më 1 shtator 2026 në rrjetet tona sociale dhe kanale të tjera
ÇFARË KËRKON JURIA?
Po kërkojmë video tërheqëse, origjinale dhe vizualisht mbresëlënëse që i japin jetë ngjyrës së kuqe të Canon-it. Qoftë përmes rrëfimit, kreativitetit apo aftësive teknike, videoja juaj duhet të lërë një përshtypje të qëndrueshme.
● Origjinaliteti dhe Koncepti: na tregoni ide të veçanta që befasojnë, tërheqin dhe lënë gjurmë.
● Rrëfimi (Storytelling): krijoni narrativa bindëse që përcjellin emocione, ide ose histori që mbeten në mendje.
● Kinematografia: përdorni kënde kreative, lëvizje kamere, kompozim dhe ndriçim që e përforcojnë konceptin tuaj, pavarësisht pajisjes që përdorni.
● Post-produksioni: aplikoni montazh të mprehtë, korrigjim ngjyrash dhe dizajn tingulli që fuqizojnë vizionin tuaj kreativ.
● Përdorimi kreativ i Canon Red: thelbi i sfidës. Bëjeni të kuqen e Canon-it një element kuptimplotë dhe të qëllimshëm në punën tuaj—qoftë vizual, konceptual, tematik apo simbolik
Bëjeni origjinale. Bëjeni përtej kornizës.
NJIHUNI ME JURINË
Juria jonë sjell një pasuri të madhe ekspertize të larmishme nga bota e prodhimit të videove dhe kinematografisë
Këshilla praktike
8 gabime që bëjnë krijuesit e përmbajtjes – dhe si t’i shmangni ato
Nga humbja e stilit tuaj unik deri te ndjekja e trendeve që nuk ju përshtaten, ky udhëzues shpjegon gabimet e zakonshme dhe si të qëndroni një hap përpara.
Si të krijoni një histori me video
Videot e mira fillojnë me një rrëfim të mirë. Zotëroni kornizimin, ritmin dhe kalimet e skenave për të krijuar video që e tërheqin audiencën dhe e mbajnë atë të shikojë deri në fund.
Këshilla për video të suksesshme në rrjete sociale
Zbuloni sekretin e reels dhe videove virale në rrjete sociale. Mësoni si të tërhiqni vëmendjen shpejt, të zgjidhni pamjet e duhura dhe të punoni me algoritmet e platformave për të rritur angazhimin.
Ndriçimi në video: një udhëzues për teknikat kinematografike të ndriçimit
Mësoni rreth konfigurimeve të ndryshme të ndriçimit që mund t’u japin videove një pamje të veçantë dhe të ndihmojnë në tregimin e një historie.