PËRTEJ KORNIZËS
Aplikimet për konkursin e videove ‘’Përtej kornizës’’ të Canon tani janë mbyllur. Mësoni më shumë rreth konkursit dhe fituesin tonë të vitit 2025, më poshtë.
Njihuni me fituesin e konkursit të videove të Canon Beyond the Frame
LISTA E SHKURTËR
Kryevepër kinematografike
“Know your worth” – Yaroslav Hamal
“Switch The Script” – Tata Gulverdashvili
“The magic of the past, filmed in the present” – Loti Shaqiri
“The whispers” – Dmytro Rudenko
FITUES I KATEGORISË:
“Bedtime Story” – Anna Batmanidi
Remiks me përmbajtje tradicionale
“How the Food Journal Changed My Life” – Nini Jolokhava
“Lost in Time – Found in Place” – Ilias Brellas
“Mexak & Eva” – Artur Kachak
“There is art in the everyday” – Yana Derych
FITUES I KATEGORISË:
“Imagination” – Seyran Soghoyan
Tregim i shkurtër
“One day” – Hanna Kostiuk
“Good life” – Yelyzaveta Fesina
“Keep Doing” – Adrian Cristea
“There is a joy I have forgotten” – Preslava Tsvetanova
FITUES I KATEGORISË:
“At Once” – Oren Potekh
KONKURSI
"Përtej Kornizës" është një konkurs videoje për të gjithë krijuesit e përmbajtjes, videografët dhe kineastët e rinj. Bëhu gati të marrësh kamerën dhe të xhirosh veprën tënde më kreative.
Ne po kërkojmë tregimtarë të apasionuar, të cilët nuk fitojnë më shumë se 20% të të ardhurave vjetore nga videografia. Nëse e do krijimin e videove, shfaq talentin tënd tani!
DETYRA
Zgjidh nga tre kategoritë e konkursit. Mund të marrësh pjesë në një, dy ose të tria kategoritë, por mund të dorëzosh vetëm një video.
Tregim i shkurtër
Trego një histori të fuqishme në 15 deri 30 sekonda- të shpejtë, kreative dhe të krijuar për të tërhequr vëmendjen.
Remiks me përmbajtje tradicionale
Rimendoni fushat tradicionale të videografisë (si dokumentarë, reklama, dasma, etj.) dhe shtoni perspektivën tuaj të freskët dhe unike në një mënyrë të ndashme – 1 deri në 3 minuta për ta bërë në mënyrën tënde.
Kryevepër kinematografike
Krijo një film të shkurtër vizualisht mahnitës, emocionalisht të fuqishëm dhe thellësisht tërheqës. Qoftë një dramë prekëse, një tregim artistik apo një histori e shtyrë nga muzika, realizo video nga 2 deri në 5 minuta që duken sikur i përkasin ekranit të madh.
ÇMIMET
Për secilën kategori do të zgjidhen pesë finalistë- njëri nga të cilët do të zërë vendin e parë si Fituesi i kategorisë.
Nga tre Fituesit e kategorive, njëri do të marrë çmimin e madh.
Finalistët (vendet: dytë-pestë): kupon prej 200€ për blerjen e kamerës (që është i vlefshëm në dyqanet partnere të Canon).
Fituesit e kategorive (vendi i parë në secilën kategori):
● Tregimi i shkurtër – Canon EOS PowerShot V1
● Remiks me përmbajtje tradicionale – Canon EOS R50 V
● Kryevepra kinematografike – Canon EOS R6 Mark II
Fituesi i çmimit të madh: një udhëtim me të gjitha shpenzimet e paguara për të marrë pjesë në evenimentin Canon Vision në Amsterdam në shtator 2025.
COMPETITION TIMELINE
Aplikimi hapet
Dorëzo videon tënde përmes formularit të caktuar. Kontrollo këtë faqe për detaje mbi detyrën dhe udhëzimet për dorëzim.
Aplikimi mbyllet
Aplikimet mbyllen në mesnatë më 30 qershor 2025, pas së cilës juria jonë do të fillojë procesin e vlerësimit.
Juria
Paneli ynë i ekspertëve krijues do të shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe do të zgjedhë dërgimet më të mira deri më 31 korrik 2025. Nëse përzgjidhesh në listën e shkurtër, do të marrësh një njoftim me email!
Përzgjedhja e fituesve
Fituesi i konkursit do të shpallet në kanalet e komunikimit të Canon-it më 1 shtator 2025.
Çfarë po kërkon juria?
Jemi në kërkim të videove tërheqëse, origjinale dhe vizualisht mbresëlënëse që i japin jetë temave tona.
Qoftë përmes tregimit, kreativitetit apo aftësive teknike, videoja duhet të lërë një përshtypje të paharrueshme.
● Kinematografia – shkrepjet kreative, lëvizjet e buta të kamerës dhe ndriçimi që krijon atmosferë.
● Post-produksioni – montazh i mprehtë, kolorit i punuar me cilësi të lartë dhe tingull që i bashkon të gjitha.
● Tregimi – një ide e qartë që tërheq vëmendjen, ngjall emocione ose lidhet me shikuesin.
Bëje origjinale. Bëje përtej kornizës.
NJIHUNI ME JURINË
Juria jonë sjell një ekspertizë të pasur dhe të larmishme nga bota e video produksionit dhe kinemtaografisë.
Christina Oné
Christina është një fotografe dhe krijuese nga Rumania, e njohur për fotografinë e saj magjepsëse të modës dhe portreteve. Me një sy të mprehtë për detajet dhe një estetikë unike, ajo ka fituar një ndjekje të konsiderueshme në rrjetet sociale, ku prezanton punën e saj. Përvoja dhe vizioni i saj artistik ofrojnë njohuri të vlefshme për kreativitetin dhe tregimin vizual.
Babis Chatzakis
Babis është një regjisor filmash dhe fotograf nga Greqia, i specializuar në përmbajtje udhëtimesh, jetese dhe reklamash komerciale. Me profesion inxhinier elektrik, Babis e shndërroi pasionin e tij për tregimin vizual në karrierë, duke sjellë stilin e tij kinematografik dhe fokusin në tregim tek markat globale që ndajnë dashurinë e tij për udhëtimet, aventurën dhe qëndrueshmërinë.
Drazen Stader
Drazen, një regjisor dhe kinematograf i njohur dhe i suksesshëm, njihet për tregimin vizual të fuqishëm dhe qasjen e tij të përpiktë në realizimin e filmave. Me përvojë në reklama, përmbajtje të markave dhe filma narrativë, ai ndërthur imazhe dinamike me thellësi emocionale, duke shtyrë kufijtë krijues për të krijuar pamje mbresëlënëse dhe me ndikim.
Tips & tricks
8 Gabime që bëjnë krijuesit e përmbajtjeve- dhe si të shmangen
Nga humbja e stilit tuaj unik te ndjekja e trendeve që nuk ju përshtaten, ky udhëzues shpjegon gabimet më të zakonshme dhe si të qëndroni përpara të tjerëve.
Si të bëni një video tregim
Videot e shkëlqyera nisin me një rrëfim të shkëlqyer. Mësoni si të përdorni kornizimin, ritmin dhe kalimet mes skenave për të krijuar video që e tërheqin audiencën dhe i mbajnë të angazhuar.
Këshilla për video sociale të suksesshme
Zbuloni sekretet e krijimit të "reels" dhe videove sociale virale. Mësoni si të tërhiqni vëmendjen shpejt, si të zgjidhni pamjet e duhura dhe si të punoni me algoritmet e platformave për të rritur angazhimin.
Ndriçimi në video: udhëzues për teknikat e ndriçimit kinematografik
Mësoni për konfigurimet e ndryshme të ndriçimit që mund t’u japin videove një pamje të veçantë dhe të ndihmojnë në tregimin e historisë.