FOTOGRAFIA FAMILJARE
Si të realizoni foto ideale të familjes me "EOS 250D"
Zbuloni si ta përdorni "Canon EOS 250D" për të shkrepur foto të familjes me kompozim më të mirë, ekspozim ideal dhe madje edhe me një stil krejt tuajin.
FOTOGRAFIA VERORE
Pozat verore të fotografes suedeze, Hannah Clark, ngjallin ndjesinë e ditëve nën velin e diellit. Stili i saj natyral i fotografimit të shoqërisë dhe familjes ka një ndriçim të bukur dhe estetikë të ngrohtë.
Për vite tanimë Hannah e ka ndjekur fotografinë si hobi, duke përdorur kamera kompakte për të shkrepur gjithçka, nga rrugët shumëngjyrëshe të Stokholmit deri te peizazhet e gjera në udhëtimet e saj. Së fundi ajo vendosi të merrej ca më seriozisht me fotografinë, duke investuar në një kamerë "Canon DSLR" për ta ndihmuar ta kthejë hobin e saj në një biznes të vogël me të cilin merret tani përkrah punës së saj të zakonshme.
Hannah zgjodhi modelin peshëlehtë e praktik Canon EOS 250D, i cili vjen me një sërë funksionesh që u mungonin kamerave të saj të mëparshme, si p.sh. pajtueshmëria me objektivat e sistemit EOS dhe blicet "Speedlite", inkuadruesi optik dhe menytë e orientuara (GUI) për ta ndihmuar të ndjekë hapin e kohës.
Me Canon EOS 250D, një objektiv Canon EF-S 55-250mm f/4-5.6 IS STM dhe një tjetër Canon EF 50mm f/1.8 STM në çantën e saj fotografike, Hannah ia doli mbanë me një sërë sfidash fotografike të zhvillojë edhe më tej aftësitë e saj. Këto sfida ishin nga nevoja për të rimenduar kompozimet e deri te prova e gjatësive të ndryshme fokale, duke i shtyrë më tej kufijtë e saj krijues teksa ambientohej me kompletin e ri. Dhe ja se çfarë ka mësuar, duke përfshirë edhe teknika nga të cilat mund të frymëzoheni kur shkrepni çastet tuaja argëtuese verore.
Shkrepja e pozave nga kënde të pazakonta është diçka që Hannah i pëlqen të eksplorojë në fotografinë e saj. "Kompozimin e mendoj mirë," - thotë ajo. "Përfytyroj mënyrën a zakonshme si do ta shkrepja foton dhe pastaj luaj nga pak me të – duke shkrepur lart e poshtë dhe duke e vendosur personin në vende të ndryshme në kuadër. Nëse lëviz vetëm pak, mund të arrij të nxjerr një pamje krejt tjetër."
Canon EOS 250D është modeli më peshëlehtë DSLR me ekran lëvizës*, që mund të rezultojë praktik kur e mbani kamerën mbi kokë ose kur uleni përtokë për të nxjerrë poza më interesante.
Rezultatet me qartësi të lartë arrihen shumë thjesht me sistemin e vetëfokusimit të Canon EOS 250D. Vetëfokusimi i syve ju siguron ruajtjen e fokusit te sytë kur e përdorni ekranin në pamjen e drejtpërdrejtë "Live View", që mund të aktivizohet duke shtypur butonin "Live View" mbrapa kamerës.
"Thuajse e përdor gjithmonë modalitetin e vetëfokusimit të syve kur shkrep foto të fëmijëve që lozin, pasi pavarësisht se çfarë janë duke bërë, sytë e tyre janë dhe tipari i tyre më ekspresiv," - thotë Hannah.
"Përfytyroj mënyrën e zakonshme si do ta shkrepja foton dhe pastaj luaj nga pak me të."
Hannah ka eksperimentuar edhe me objektiva fiksë (gjatësi e pandryshueshme fokale) edhe me zmadhim – sidomos objektivi fiks Canon EF 50mm f/1.8 STM dhe zmadhuesi Canon EF-S 55-250mm f/4-5.6 IS STM. Ndonëse asaj i pëlqen të ndryshojë pozicione për të inkuadruar pozat me objektivin fiks, ajo pohon gjithashtu se "është zbavitëse të përdorësh zmadhuesin pasi mund të nxjerr kënde të ndryshme të fëmijëve që luajnë, edhe nëse ndodhen larg meje".
Gjatë provës me Canon EF-S 55-250mm f/4-5.6 IS STM duke fotografuar fëmijët e saj në lëndinat e gjelbra dhe ndanë një liqeni, asaj i la përshtypje të mira pesha e lehtë e modelit. "Më pëlqeu puna me Canon EF-S 55-250mm f/4-5.6 IS STM," - pohon ajo. "Është shumë i lehtë, çka dhe më befasoi - do ta merrja me vete në pushime dhe do ta përdorja jashtëzakonisht shumë."
Por objektivi Canon EF 50mm f/1.8 STM i mundësoi ndërkaq të arrinte thellësi të ulët pamjeje, si dhe të krijonte turbullim sfondi në portretet e saj – duke bërë kështu që dhe ky të ketë ende vend në çantën e saj fotografike. "50 mm ka aperturë më të gjerë, ndaj dhe është ideal për rastet kur ka më shumë errësirë, ose nëse dua të krijoj sfond të turbullt. Në kombinim me Canon EOS 250D, objektivi 50 mm është fantastik për portretet. Nëse do të më duhej të zgjidha vetëm një objektiv për të punuar me të, do të zgjidhja pikërisht këtë," - thotë ajo.
Drita e lehtë që bie kur dielli është më poshtë në horizont, sidomos gjatë agimit dhe muzgut, në 'orët e arta', është tepër e preferuar nga fotografët. Ky ndriçim delikat është pjesë e paletës personave fotografike të Hannah dhe krijon një paraqitje të ngrohtë, me vezullimin e diellit që i ndriçon më së bukuri tonalitetet e lëkurës.
"Më pëlqen më shumë drita e muzgut dhe preferoj të shkrep më shumë në ndriçim të ulët se sa në dritën e fortë të diellit – është më elegante," - pohon ajo. Por kalimi në ambiente të mbyllura apo shkrepja në perëndimin e diellit është më se e lehtë me Canon EOS 250D. "E kam provuar deri në ISO 3200 dhe fotot nuk dalin me zhurmë," - thotë Hannah. "Më pëlqen të luaj me ISO, nëse e rris më lejon të përdor shpejtësi më të lartë të diafragme dhe të shkrep lëvizje edhe në ndriçim të ulët. Kam dëgjuar që shumë vetë kanë frikë ta ngrenë nivelin e ISO, por Canon EOS 250D nxjerr rezultate fantastike edhe në ISO të larta."
Për më tej, vetëfokusimi i Canon EOS 250D punon në nivele të cilat sytë tuaj mund t'i konsiderojnë shumë të errëta (deri në -4EV në "Live View") – pra, kamera shikon më mirë natën se ju, ndaj mund t'i zini besë që do t'jua kapë subjektin siç duhet.
Teksa Hannah ka ecur në aftësitë e saj fotografike, ajo ka kaluar në shkrepje kryesisht të modalitetit manual. Por asaj ende i bëjnë punë konfigurimet automatike që të japin rezultate të cilësisë së lartë me prekjen e një butoni dhe që të ndihmojnë për më tej të mësosh gjëra rrugës. Ajo u hodhi një sy konfigurimeve automatike të Canon EOS 250D, duke përfshirë modalitetit e plotë automatik "Scene Intelligent Auto" i cili analizon skenën përpara syve tuaj dhe zgjedh vetiu konfigurimin optimal për ambientin rrethues.
"Kam përdorur si fillim konfigurimet e skenave për ta pasur më të lehtë të mësohem me modalitetin manual," - thotë ajo. "Ato janë ideale për dikë që s'e ka përdorur kamerën për kohë të gjatë ose që nuk ka pasur ndonjëherë model DSLR më parë. Kamera i zgjedh vetë konfigurimet, prej nga dhe mund të mësoni në vijim. Kur e mora kamerën për herë të parë, përdora modalitetin e skenave sportive për të fiksuar fokusin te fëmijët që lëviznin, si dhe konfigurimin për portretet."
Hannah ka dëshirë të nxjerrë detaje të vogla në fotot e saj dhe kamerën e kalon në modalitetin automatik kur i duhet të shkrepë të birin teksa lan duart në një kovë rozë me ujë. "Më pëlqen të nxjerr detaje dhe të krijoj një narrativë me foto," - thotë ajo. "Mund të jenë thjesht duar që kapin një sup, këmbët, syze në ndonjë tryezë, një kapelë në plazh – detaje të vogla nga një skenë më e madhe." Në këtë rast vlerat e konfigurimit automatik ishin me f/5.6, 1/500 sek dhe ISO 200. Shpejtësia e lartë e diafragmës prej 1/500 sek bën të mundur fiksimin e stërkalave të ujit që përplaset në duar.
"Gjëja më me vlerë që kam mësuar është që ta mbaj gjithnjë kamerën me vete," - thotë ajo. "Nëse e kam pranë, jam gjithnjë duke mësuar e duke u ambientuar me të, çka më jep dhe më shumë vetëbesim." Gjatë fotografimit të familjes së saj për këto prova, Hannah shpesh i ndiqte fëmijët kudo që këta shkonin dhe i linte të luanin të shpenguar. Në vend që t'u kërkojë të tjerëve të marrin poza, asaj i pëlqen t'i fotografojë teksa janë duke u argëtuar lirshëm. "Thjesht ndjek situatat dhe bëj gjërat që u pëlqejnë atyre, ndërsa e mbaj kamerën me vete gjatë gjithë kohës. Pozat më të mira të fëmijëve dalin kur nuk e kanë mendjen te kamera."
Për t'u siguruar që të mos humbasë asnjë çast, Hannah shkrepi dhe foto në grup në modalitetin e njëpasnjëshëm "Continuous Shooting", i cili shkrep pesë kuadro në sekondë (fps) në modelin Canon EOS 250D. "E kam gjithnjë aktiv modalitetin e shkrepjes në grup që të nxjerr shumë foto në sekondë," - thotë Hannah. "Ke më shumë gjasa të nxjerrësh foto të bukura nëse ke një seri kuadrosh – p.sh. më pëlqen kjo poza (poshtë), me stërkalat anash – duket shumë energjike."
Kur shkrepni në lëvizje gjatë rrugëve ditore, është tejet praktike të keni mundësinë t'i ndani fotot me shoqërinë e familjen. Canon EOS 250D mund të lidhet fare lehtë me celularin apo tabletën tuaj, me anë të të "Bluetooth" ose të "Wi-Fi" dhe aplikacionit "Canon Camera Connect", duke ju mundësuar transferimin e fotove dhe ngarkimin në rrjetet sociale, ose dërgimin tek të dashurit tuaj.
"Shpesh dua t'i nxjerr në 'Instagram' fotot që shkrep, kështu që është fantastike mundësia që kam për t'i transferuar direkt në celular, për t'i nxjerrë pastaj në internet," - thotë Hannah. "Këtë funksion e përdor me Canon EOS 250D dhe mendoj se është shumë i shtruar dhe i lehtë – dhe nuk jam as shumë e zhdërvjellët me këto gjërat teknike! Një manual brenda aplikacionit "Canon Camera Connect" ju jep gjithashtu udhëzime se si ta lidhni kamerën."
Për të mësuar më tej se si t'i shfrytëzoni më së miri funksionet e kamerës suaj, aplikacioni "Canon Photo Companion" vjen me këshilla se si të jeni të suksesshëm në çfarëdo zhanri të fotografisë, duke ofruar këshilla nga ekspertët, udhëzime e sugjerime që përkojnë me modelin tuaj të kamerës.
Shkruar nga Lucy Fulford
* EOS 250D (e zezë/argjendtë) është modeli më peshëlehtë në botë mes kamerave elektronike njëobjektivëshe me pasqyrim, me sensor përmasash APS-C dhe monitor LCD me nyjëtim tërësor. Përfshin baterinë dhe kartën e memories sipas direktivave të CIPA. Nga 9 prilli 2019 (sipas kërkimeve të "Canon").
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjithë artikujtFOTOGRAFIA FAMILJARE
Zbuloni si ta përdorni "Canon EOS 250D" për të shkrepur foto të familjes me kompozim më të mirë, ekspozim ideal dhe madje edhe me një stil krejt tuajin.
Fotografi profesionist, Christian Anderl, ju tregon se si të përdorni kamerën "Canon" për të shkrepur foto të dëlira të gëzimeve familjare.
Blogerja, Katja Gaskell, e ndërroi celularin e saj me një "Canon EOS M50" dhe u befasua nga rezultatet – befasohuni dhe ju duke përdorur këto teknika.
Ruajini çastet e çmuara dhe shkrepni rritjen e bebes suaj me forma inteligjente për ta bërë fotografimin e bebeve sa më argëtues duke marrë rezultate fantastike