Kompakt Dixhital

Canon PowerShot G5 X

Një kamerë Wi-Fi me cilësi premium për kontroll ekspert me stil fantastik dhe manovrim klasik.

Përfitimet

  • Cilësi imazhi premium me kapje ngjashëm DSLR

  • Ndani imazhet tuaja të bukura me botën - menjëherë

  • Shprehni kreativitetin tuaj me shpejtësinë dhe kontrollin ekspert

  • Krijoni filma fantastikë në Full HD

  • Mjete profesionale për të ndihmuar stilin tuaj kreativ.

Veçoritë e detajuara

  • Cilësi imazhi premium me më shumë lehtësi përdorimi

    Një lente premium f/1.8-2.8, me zmadhim 4.2x e kombinuar me sensor 1.0-type 20.2 Megapixel CMOS dhe procesor të fuqishëm DIGIC 6 për të dhënë poza të detajuara bukur. Një element syri elektronik i madh, i shpejtë, me rezolucion të lartë ofron kapje të mirë ngjashëm DSLR, ndërsa Intelligent IS ju jep besimin që të shkrepni edhe në ndriçim të ulët.

  • Ndani imazhet tuaja të bukura me botën - menjëherë

    Përdorni Image Sync për të ruajtur automatikisht imazhet e reja në shërbimet Cloud si Flickr, Google Drive dhe Irista - ose transferojini menjëherë në smartfonin tuaj duke përdorur Wi-Fi me Dynamic NFC. Kapni poza të shkëlqyera grupi me komandimin me valë të kamerës tuaj nga smartfoni ose tableti. Karikoni me lehtësi kamerën përmes USB.

  • Shprehni kreativitetin tuaj me shpejtësinë dhe kontrollin ekspert

    Shkrepni si ekspert me aksesin e shpejtë në parametrat përmes Unazës të Kontrollit të Lentes, Rrotullës Përpara dhe ekranit të madh me prekje me kënd të lëvizshëm. Shkrepni me siguri të pltoë me 0.12 sek AF të saktë dhe 5.9 fps shkrepje të vazhdueshme. Përshtateni me lehtësi kamerën sipas stilit tuaj me opsionet e shumta të personalizimit.

  • Krijoni filma fantastikë në Full HD

    Krijoni filma mahnitës, me bitrate të lartë Full HD me kontrollin e plotë kreativ të aperturës, shkrehësit dhe ISO. Përdorni Touch AF për të prodhuar pamje me fokus kinematografik, ndërsa fokusi manual me MF Peaking rrit mundësitë tuaja kreative. Mbajeni regjistrimin të qëndrueshëm edhe kur vraponi me Advanced Dynamic IS me 5 akse.

  • Mjete profesionale për të ndihmuar stilin tuaj kreativ.

    Kapni poza mahnitëse macro dhe portreti me distancë fokusimi të afërt prej 5cm dhe kontroll të madh në thellësinë e fushës. Shkrepni me një aperturë të madhe për turbullim të bukur sfondi edhe në kushte të shndritshme duke përdorur filtrin Auto ND të integruar. Suporti i skedave 14-bit RAW, Metoda e Yjeve dhe HDR në Dorë me lehtësi japin rezultate të stilit profesional.

Specifikimet

  • Aperture të gjerë në të gjithë intervalin e zmadhimit

  • Sensor i madh për rezultate premium

  • Element syri elektronik qendror i madh dhe i shpejtë

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Zmadhim optik 4.2x me kënd të gjerë

  • Kontroll i shpejtë manual

  • Kthejeni nga ana tjetër për t'a parë në çdo kënd

  • Fokusi automatik super i shpertë dhe regjistrimi i vazhdueshëm në RAW

  • Aperture, shkrehësi dhe kontrol ISO në filma

  • Normë kuadroje Full HD nga 24p deri 60p

  • CMOS 20.2 megapiksel

  • Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

  • Ndaj dhe ruaj imazhe me valë

  • Kontrollojeni kamerën me një smartfon

  • Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

  • Kontroll shtesë

  • Gradime të buta me RAW 14 bitë

  • Filtri ND

  • Karikojeni me lehtësi me kabëll USB

  • Transferoni te Canon Connect Station me një trokitje të vetme

Çfarë ka në kuti

  • Kamera dixhitale PowerShot G5 X

  • Rripi i kyçit WS-DC12

  • Paketë Baterie NB-13L

  • Karikues Baterie CB-2LHE

  • Kabëll AC

  • Paketa e manualit të përdorimit