KINOKAMERË E VOGËL

Një model kompakt, peshëlehtë me ftohje aktive

EOS R5 C është kamera më kompakte dhe peshëlehtë Canon Cinema EOS, që vjen me inkuadrues OLED, ekran të shndritshëm të nyjëtuar LCD dhe 13 butona të caktueshëm nga përdoruesi. Një ventilator i ri ftohjeje aktive mundëson regjistrime kohëgjata ndërsa trupi fortë prej aliazhi magnezi siguron rezistencë profesionale.
EOS R5 C

Sistem i brendshëm ftohës për regjistrime afatgjata

EOS R5 C implementon një sistem me ftohje aktive që e shpërhap me efikasitet nxehtësinë nga trupi kryesor dhe mundëson regjistrimin afatgjatë në rezolucion 8K deri në 60P. Opsionet për modalitetet Always On dhe Automatic Fan, u mundësojnë përdoruesve të minimizojnë zhurmën e mundshme të ventilatorit gjatë regjistrimit.

EOS R5 C

Projektim intuitiv me LCD me prekje dhe 13 butona të caktueshëm

EOS R5 C vjen me inkuadrues OLED rezolucioni të lartë 0.5-inçësh për analizë të saktë të figurës, ekran matrice me pika për kontrollin e shpejtë të cilësimeve/modaliteteve të kamerës dhe një monitor të nyjëtyar 3.2-inçësh për shikim të lehtë nga kënde të ndryshme gjatë ditës ose natës.

Një gamë e gjerë prej 13 butonash të caktueshëm dhe tri rrotullash digjitale ofrohen brenda modelit ultrakompakt të EOS R5 C. Këto funksione mund të programohen përmes një ndërfaqeje të re, për të mundësuar hapjen të shpejtë të funksioneve tuaja të preferuara të videove/fotove, si p.sh. Waveform Monitor, vetëfokusimi dhe shpejtësia e lartë e kuadrove.

EOS R5 C

Kompakt, robust dhe peshëlehtë

Me peshë prej vetëm 680 gramë, EOS R5 C është kamera më kompakte dhe peshëlehtë Canon Cinema EOS, ndërsa ruan të njëjtën cilësi të lartë konstrukti dhe prakticitet komod të EOS R5.

REGJISTROHUNI TANI

Regjistroni interesin tuaj për Canon EOS R5 C

Bëhuni i pari që merrni përditësimet e fundit për Canon EOS R5 C, oferta, këshilla dhe udhëzues, lajmet e fundit dhe ftesa për në aktivitetet vendore.