REGJISURË

Lidhja e përparuar

Pajisur me një mbërthyese shumëfunksionale aksesorësh, EOS R5 C ofron opsione për hyrje XLR / mikrofoni stereo, plus fole të dedikuara për kodin kohor, mikrofon 3.5mm, kufje, micro-HDMI, sinkronizim të blicit, USB-C, si dhe mbështetje të zgjeruar për programe kompjuterike - EOS R5 C është gati për gjithçka.
EOS R5 C

Mbërthyese shumëfunksionale aksesorësh

Prezantuar fillimisht në videokamerën XF605 dhe në EOS R3, mbërthyesja shumëfunksionale e aksesorëve e Canon ofron komunikim të dhënash dhe energji të drejtpërdrejtë për një larmi aksesorësh. Mes tyre mikrofonin stereo Canon DM-E1D dhe adaptorin e zërit TASCAM CA-XLR2d-C XLR, që vjen me hyrje profesionale XLR me komandim manual, monitorim dhe energji 48V. Mund të lidhen edhe blice Speedlite dhe shkrehësit ekzistues.*

* Nuk mbështeten blicet me izolim atmosferik Canon Speedlite.

  • Ndërfaqe profesionale

    Mundësitë e lidhjes në EOS R5 C përfshijnë fole të dedikuara për kodin kohor në hyrje/dalje, hyrjen 3.5mm të mikrofonit, daljen e kufjeve, daljen micro-HDMI, sinkronizimin e blicit, telekomandën e tipit N3 dhe një fole USB-C për korrent, karikim dhe komunikim. Një mbrojtës kabllosh përfshihet në kuti për të siguruar lidhjet USB-C dhe micro-HDMI gjatë shkrepjes.

  • Kapëse baterie dhe transmetues me valë për skedarët

    Aksesorët ekzistues të sistemit EOS R, si p.sh. kapësja e baterisë BG-R10 dhe transmetuesi me valë i skedarëve WFT-R10 mbështeten nga EOS R5 C. Ndërsa të dy aksesorët kanë dy njësi baterie (LP-E6NH, LP-E6N ose LP-E6), WFT-R10 përmirëson funksionin e rrjetit me antena dyshe 2x2 5Ghz dhe lidhje përmes Ethernet. Ndonëse EOS R5 C vjen me Wi-Fi dhe Bluetooth të integruara, ky aksesor nevojitet për përdorimin e programeve Browser Remote dhe Content Transfer Mobile përmes lidhjes me valë.

  • Mbështetje e zgjeruar për programe

    EOS R5 C bashkon botët e Cinema EOS dhe të sistemit EOS R në një të vetme, duke ofruar pajtueshmëri me një larmi të gjerë programesh profesionale regjisure, fotografie dhe realiteti virtual, si për smartfonë, ashtu edhe për kompjuterë. Kjo përfshin Browser Remote për hapjen e cilësimeve të avancuara dhe për pamje të drejtpërdrejtë nga distanca. Content Transfer Mobile për transferimin e skedarëve delegues / redaktimin e metadatave. Shërbimet e serverit image.canon për kopje rezervë të cilësisë së lartë.

  • Ushqim i jashtëm elektrik për 8K/60P

    Përveç baterive LP-E6NH/LP-E6N/LP-E6, EOS R5 C mund të ushqehet edhe së jashtmi (nevojitet për regjistrime në 8K mbi 30fps). Burimet e mbështetura të ushqimit përfshijnë korrentin nga USB-C përmes ushqyesit PD-E1, si dhe përdorimin e kombinuar të adaptorit DR-DE6C DC dhe të ushqyesit CA-946.

  1. Kur përdoret me adaptorë të EOS R System.
  2. Opsione 12-bit Cinema RAW Light deri në 2.6Gbps.
  3. Mundëson përdorimin e aksesorëve të jashtëm si p.sh. adaptor XLR, mikrofon stereo dhe blice Speedlite. Blicet me izolim atmosferik Canon Speedlite nuk mbështeten.
  4. Bateritë nuk mund të karikohen vetëm me Battery Grip BG-R10. Bateria LP-E6 nuk mund të karikohet.

REGJISTROHUNI TANI

Regjistroni interesin tuaj për Canon EOS R5 C

Bëhuni i pari që merrni përditësimet e fundit për Canon EOS R5 C, oferta, këshilla dhe udhëzues, lajmet e fundit dhe ftesa për në aktivitetet vendore.