Siguri që në projektim

Me Canon, siguria e informacionit është e integruar që në fillim. Lidh çdo gjë që ne bëjmë, nga projektimi i harduerit e deri te fundi i jetëgjatësisë, duke ju ndihmuar të mbroni informacionin tuaj kritik dhe të garantoni printim të sigurt që nga dita e parë.

Filozofia jonë e sigurisë që në projektim

Zgjidhjet e testuara në mënyrë rigoroze, korrigjimet e vazhdueshme të sigurisë me zbulimin e kërcënimeve të drejtuara nga inteligjenca artificiale, një paketë e zgjeruar shërbimesh për të plotësuar kërkesat e peizazhit të sigurisë… ne mbulojmë të gjitha pjesët e ciklit të jetës së dokumentit dhe ruajmë sigurinë gjatë gjithë jetëgjatësisë së produkteve tona gjithashtu. Kjo është mbrojtje 360º, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Mbroni pajisjet në rrjet

Parandaloni shkeljet e të dhënave duke mbrojtur pajisjet e printimit dhe skanimit të lidhura në rrjet, si edhe duke siguruar infrastrukturën e printimit.

Mbroni printimin dhe skanimin

Përmirësoni sigurinë dhe pajtueshmërinë duke kontrolluar aksesin në të gjitha aktivitetet e përdoruesit të lidhura me printimin dhe skanimin, si në zyrë ashtu edhe nga distanca.

Mbroni dokumentet dhe të dhënat

Siguroni pajtueshmërinë me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave dhe forconi sigurinë e të dhënave duke mbrojtur dokumentet digjitale dhe të dhënat e tjera sensitive.

Siguria e nivelit të lartë për biznesin e Canon nuk është rastësi – zbuloni përse…

Parimi ynë

“Siguri që në projektim” do të thotë se të gjitha produktet dhe shërbimet Canon i nënshtrohen kontrolleve të thelluara të sigurisë përpara se të mbërrijnë tek ju.

Partneritetet tona

Ne bashkëpunojmë me lider të industrisë si Trellix dhe Microsoft për të arritur pajtueshmërinë dhe mbulimin më të gjerë të mundshëm për zgjidhet dhe pajisjet tona.

Softuerët tanë

Ne i zhvillojmë softuerët tanë bazuar në parimin e mbrojtjes së të dhënave dhe informacionit.

Testimi ynë

Ne punojmë me organizata të jashtme, të tilla si IOActive, për të kryer teste të depërtimit në fazën e disponueshmërisë të softuerëve dhe para përditësimeve të mëdha të tyre.

Ekipi ynë

Siguria qëndron në zemër të asaj që bëjmë – ne kemi një ekip të përkushtuar të sigurisë së produkteve dhe përgjigjes ndaj incidenteve.

Canon PSIRT: Ekipi i sigurisë së produkteve dhe përgjigjes ndaj incidenteve

Canon PSIRT është një grup ekspertësh përgjegjës që përgjigjen për pikat e dobëta të shfaqura në produktet dhe shërbimet Canon. Në mënyrë unike, PSIRT ushqen teknologjitë tona drejtpërdrejt me njohuritë e veta të vijës së parë të sigurisë. Kjo do të thotë se ju përfitoni gjithmonë nga zhvillimet më të fundit në sigurinë kibernetike kur bashkëpunoni me ne.

Ekselencë sigurie e certifikuar nga industria

Puna jonë për t’i mbrojtur të dhënat e klientëve tanë nuk pushon kurrë. Rezultatet e kësaj mund t’i shihni në vlerësimin që marrim nga analistët e industrisë, të tillë si IDC dhe Quocirca, që lavdërojnë qasjen tonë të gjithanshme dhe shprehen se fokusi ynë në fluksin e punës dhe në optimizimin e procesit na veçon nga të tjerët.

Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

uniFLOW Online

Një softuer i përparuar për menaxhimin e printimit dhe skanimit që shfrytëzon fuqinë e resë kompjuterike për t'ju ndihmuar të menaxhoni në mënyrë të sigurt të gjithë ambientin tuaj të printimit.

Therefore™ Online

Therefore™ Online është një server i zhdërvjellët për menaxhimin e dokumenteve që mundëson menaxhim përmbajtjeje në nivel ndërmarrjeje dhe cikle efikase pune me dokumentet.

Teknologjia e printimit dhe skanimit në hapësirat e punës të Canon

Portofoli ynë i pakrahasueshëm i printerëve, skanerëve dhe pajisjeve shumëfunksionale të zyrës është projektuar për performancë afatgjatë, me veçori sigurie që janë në përmirësim të vazhdueshëm.

Printerët imageFORCE

Duke qenë të pajisur me teknologji të avancuar, duke përfshirë mësimin automatik dhe algoritmet e gjeneruara nga IA-ja, printerët imageFORCE ofrojnë siguri dhe besueshmëri të pakrahasueshme.

Eksploroni më tej

Siguria e pajisjes

Hardueri ynë inkorporon veçori të përparuara sigurie për të parandaluar shkeljet për të dhënat dhe për të menaxhuar aksesin te dokumentet tuaja, si edhe për të siguruar printimin e sigurt, përfshirë autentikimin me shumë faktorë, zbulimin në kohë reale të kërcënimeve dhe enkriptimin nga skaji në skaj.

Softuer biznesi i projektuar për sigurinë dhe pajtueshmërinë e informacionit

Kur informacioni qarkullon nëpër biznesin tuaj, programi i ndihmon punonjësit të bashkëpunojnë, të qëndrojnë produktivë dhe të kenë akses tek informacionet e vlefshme. Por gjithashtu ju ekspozon ndaj rreziqeve. Me zgjidhjet tona softuerike për bizneset, ne ofrojmë shikueshmëri dhe kontroll të plotë të aseteve tuaja të informacionit për të garantuar printim të sigurt dhe për të mbrojtur të dhënat tuaja.

Shërbimet e sigurisë të infrastrukturës së printimit

Paketa jonë e shërbimeve të sigurisë prek çdo fazë të ciklit jetësor të pajisjes për të siguruar printim të sigurt dhe për të mbrojtur informacionin tuaj. Nga lidhja e pajisjeve të reja në rrjetin tuaj deri te heqja e të dhënave në fund të jetëgjatësisë së tyre, nëse keni një sfidë të sigurisë së printimit, ne mund t'ju ndihmojmë.

Mësoni se si mund ta ndihmojmë biznesin tuaj të qëndrojë i sigurt.