Program

Therefore™ Online

Therefore™ Online është një server i zhdërvjellët për menaxhimin e dokumenteve që mundëson menaxhim përmbajtjeje në nivel ndërmarrjeje dhe cikle efikase pune me dokumentet. Përfitoni nga serveri me menaxhim të plotë dhe i shkallëzueshëm që ofrohet si abonim i thjeshtë SaaS - duke ju hequr të gjitha telashet e IT.

Shkarkoni broshurën

ME BAZË SERVERI

Softuer për administrimin e dokumenteve

Informacionet e duhura, në dorën tuaj. Therefore™ Online ofron fluks të shpejtë dhe efikas informacioni me akses, regjistrim, redaktim dhe procesim të sigurt kurdo që ju nevojitet: në zyrë, në lëvizje apo edhe kur punoni nga shtëpia.
Shikoni gamën e programeve
një grua duke punuar nga shtëpia

Përfitimet kryesore

Zbuloni se si mund të përfitojë organizata juaj nga abonimi në shërbimin e fuqishëm Therefore™ Online.

  • Optimizoni procese të tëra

    Zgjidhje e njësuar që mundëson regjistrimin, ruajtjen, automatizimin, menaxhimin e aksesit dhe statistikat

  • Ulni shpenzimet operative

    Shërbimi mbahet dhe menaxhohet për ju në server duke kursyer shpenzimet e IT për biznesin tuaj

  • Rrisni produktivitetin

    Përmirësoni efikasitetin nëpërmjet automatizimit me motorin e integruar të cikleve të punës dhe aksesin e shpejtë në informacion

  • Përmirësoni sigurinë

    Kontrolloni aksesin dhe lejet e përdoruesve sipas atributeve apo roleve dhe përcaktoni politika ruajtjeje

  • Një platformë, mundësi të pakufishme

    Transformoni mënyrën si menaxhoni dhe shpërndani dokumentet e biznesit me një platformë të njësuar serveri për të menaxhuar të gjithë ciklin jetik të dokumenteve tuaja.

    Pavarësisht numrit të dokumenteve apo nivelit të kompleksitetit të aksesit të sigurisë që kërkon organizata juaj, Therefore™ Online u përgjigjet kërkesave për menaxhimin e përmbajtjes së ekipeve, departamenteve individuale, si dhe ndërmarrjeve të tëra.

    Automatizoni dhe jepuni strukturë proceseve bazë të biznesit tuaj me motorin e fuqishëm të cikleve të punës së Therefore™ duke rritur efikasitetin e organizatës suaj dhe saktësinë e aktivitetit - mos i humbisni kurrë detyrat.

    një imazh punonjësish duke parë së bashku laptopin

    Përdorni konsulentët e Canon ose të partnerëve tanë të certifikuar për të projektuar dhe konfiguruar procese të përshtatura posaçërisht për biznesin tuaj dhe kthejini të dhënat tuaja në avantazh strategjik.

    Therefore™ 2023 Launch Video

    What's new? See the highlights of the latest features in Therefore.

    një imazh punonjësish që punojnë bashkë rreth një tryeze të madhe

    Merrni njohuri të aktiviteteve tuaja për të përmirësuar produktivitetin përmes statistikave dhe menaxhimit fleksibël të proceseve.

    një imazh i një burri që punon në laptop

    Mundësoni bashkëpunimin dhe shpërndajini dokumentet e biznesit së jashtmi ndërsa mbroheni nga shkeljet e sigurisë së të dhënave.

    Punoni në mënyrë të sigurt me cilindo, kudo qoftë

    Regjistroni me lehtësi dhe integroni informacionin nga dokumente letre ose digjitale që futni në proceset tuaja për të përmirësuar produktivitetin dhe për të pakësuar punën administrative që ju merr kohë.

    Përmirësoni bashkëpunimin me kontrollin inteligjent të versioneve që u mundëson punonjësve tuaj të punojnë të sigurt së bashku në versionet e fundit të dokumenteve.

    Ofrojuni punonjësve tuaj akses të shpejtë dhe të sigurt në informacionin që kanë nevojë, në çfarëdo kohe, nga cilado pajisje dhe kudo që të ndodheni. Gjithçka falë serverit Therefore™ Online dhe programit Therefore™ Go për pajisje inteligjente që ofrojnë komunikim dydrejtimësh në kohë reale.

    Ndërfaqe moderne përdorimi

    Siguroni shpejtësi të lartë përshtatjeje falë ndërfaqes intuitive dhe praktike të Therefore™ Dynamic View. Panelet e tij të integruara ofrojnë pamje tërësisht të personalizueshme që u lejojnë përdoruesve të kryejnë dhe monitorojnë shumë aktivitete të ndryshme me një shikim.

    Mbështetje për nënshkrim elektronik

    Mblidhni më së miri nënshkrime detyruese ligjore për dokumentet tuaja ndërsa kurseni kohë dhe kosto duke përdorur integrimet e brendshme të Therefore™ me ofruesit lider në nënshkrimet elektronike si DocuSign, Adobe Sign, YouSign, Scrive e shumë të tjerë.

    Nxjerr të dhëna përmes inteligjencës artificiale

    Përshpejtoni vjeljen e të dhënave nga faturat pa qenë nevoja për konfigurime ose falë Therefore™ Smart Capture. Ky shërbim regjistrimi në server me bazë inteligjence artificiale automatizon vjeljen e të gjitha të dhënave të faturave duke përfshirë, nëse është nevoja, artikujt e linjës.

    dy burra duke parë një laptop

    Veçoritë kryesore

    Therefore Online™ është një sistem i sigurt për menaxhimin e informacionit përplot me funksione fantastike për t'ju ndihmuar të përballeni me sfidat e organizatës suaj.

    • Shërbim serveri me menaxhim të plotë
    • Mundëson automatizimin e proceseve të biznesit
    • Plotësisht i shkallëzueshëm në një sërë zbatimesh dhe përdoruesish
    • Akses në informacion në çfarëdo kohe dhe pajisjeje
    • Regjistrim informacioni nga skedarë letre ose digjitalë

    një imazh punonjësish që punojnë së bashku rreth një tryeze
    një imazh i një burri që punon në laptop ndërsa flet në telefon

    PROGRAM

    Implementime lokale të Therefore™

    Qoftë nëse zgjidhni abonim shërbimesh në server apo instalim në vend me licenca të përjetshme mund të prisni të njëjtat funksione

    Raporti i menaxhimit të përmbajtjes së ndërmarrjes

    Shkarkoni falas një raport tërësor mbi 40 faqe nga komente e programeve që mbulojnë tregun e menaxhimit të përmbajtjes së ndërmarrjeve për raportet më të thelluara dhe të paanshme në dispozicion për blerësit.

    Enterprise Content Management 2023 Data Quadrant Image

    Çmime

    Eksploroni më tej

    Një sërë zgjidhjesh, funksionesh dhe studimesh rasti të Therefore™ janë përshkruar në detaje të mëtejshme në faqet e dedikuara të Therefore™.

  • Formularë elektronikë

    Regjistroni të dhëna në mënyrë intuitive me formularë të brendshëm ose të integruar në faqe dhe portale të jashtme.

  • Portal

    Me portalin Therefore™ mund të ndani në mënyrë të sigurt dhe efikase informacion me palë të jashtme.

  • Integrime

    Integrojeni më së miri sistemin dhe ciklet e punës në Therefore™ me programe të tjera në biznesin tuaj.

  • Studime rastesh

    Shfletoni mes larmisë së studimeve të rasteve nga klientët tanë të sistemuar sipas sektorëve dhe departamenteve.

  • Zgjidhje të ngjashme

    Zbuloni se si Canon dhe Therefore™ mund t'ju ndihmojë në mbështetjen e transformimit tuaj digjital

    JU DUHET NDIHMË?

    Dëshironi të dini më shumë rreth Therefore™ Online?