Risi

Canon Therefore™

Zbuloni menaxhimin e informacionit të përmirësuar me AI të ndërtuar për shpejtësi, shkallëzim dhe siguri. Me Therefore™, mund të krijoni një hapësirë ruajtëse të sigurt dhe të centralizuar për dokumente, në serverin ose renë tuaj kompjuterike, për të gjetur, ruajtur dhe tërhequr dokumente dhe të dhëna kritike.

Përfitimet e Therefore™

Automatizim i përmirësuar me AI

Therefore™ përdor mjete të përmirësuara me AI për të gjetur, klasifikuar dhe nxjerrë automatikisht të dhëna nga burime fizike dhe elektronike.

Rrjedhë pune dhe integrime të personalizuara

Therefore™ integrohet në mënyrë të përsosur me rrjedhën e punës dhe sistemet ekzistuese, duke mundësuar automatizim dhe efikasitet deri në fund.

Siguri informacioni në shkallë ndërmarrjeje

Si një softuer i menaxhimit të përmbajtjes së ndërmarrjes, Therefore™ ofron siguri në shkallë ndërmarrjeje, duke siguruar shikueshmëri të plotë të ciklit të jetës të dokumentit dhe kontroll mbi sjelljen e përdoruesit nëpër çdo organizatë.

Arkivim elektronik dhe menaxhim i dokumenteve

Therefore™ rrit produktivitetin duke mundësuar një sistem të menaxhimit të informacionit që ofron ruajtje të sigurt dhe efikase të dokumenteve, me tërheqje të shpejtë nga kudo.

Në raportin e fundit të SoftwareReviews, 100% e përdoruesve të cilët morën pjesë në studim u pëlqen ose janë shumë të kënaqur me vlerën e krijuar për biznesin, veçanërisht me aftësitë e Menaxhimit të dokumenteve ECM, lehtësinë e implementimit dhe automatizimin e procesit të rrjedhës së punës.

Shkarkoni raportin më të fundit "Data Quadrant" të SoftwareReviews për të parë se si na vlerësojnë klientët tanë.

Të besuar në mbarë botën. Të nxitur nga suksesi i klientëve.

Si kompani me në fokus klientin, prioriteti ynë kryesor është që ju të jeni të kënaqur. Prandaj, mijëra organizata nëpër botë besojnë dhe mbështeten në zgjidhjet tona të menaxhimit të informacionit për të arritur efikasitet, përputhshmëri dhe transformim dixhital.

Zbuloni menaxhimin inteligjent, të përshkallëzueshëm dhe efikas të dokumenteve, të personalizuar sipas nevojave të biznesit tuaj.

Me veçoritë e përparuara të përmirësuara me AI, Therefore™ transformon mënyrën se si ekipet tuaja menaxhojnë informacionin duke automatizuar klasifikimin e dokumenteve dhe nxjerrjen e informacionit, duke lehtësuar rrjedhën e punës, duke mbështetur arkivimin elektronik, duke përmirësuar menaxhimin e përmbajtjes dhe duke siguruar përputhshmërinë.

Integrim fleksibël për të përmbushur nevojat tuaja të biznesit

Therefore™ Online

Integrim i shpejtë: Filloni punë shpejt me përfshirje minimale të TI-së.
Përditësime automatike: Qëndroni të përditësuar me veçoritë dhe përmirësimet më të fundit të sigurisë.
Shkallëzimi: Shkallëzoni lehtësisht burimet tuaja ndërsa biznesi juaj rritet.
Shpenzime të reduktuara për TI-në: Nuk është nevoja të menaxhoni serverë ose infrastrukturë.

Therefore™ On-Premises

Kontroll i plotë: Kini tërësisht nën kontroll të dhënat tuaja, infrastrukturën dhe politikat e sigurisë.
Integrim i personalizuar: Integrohuni në mënyrë të përsosur me sisteme të ndërlikuara ose të vjetra.
Përputhshmëria: Ideale për organizata me kërkesa të rrepta rregullatore ose të vendndodhjes së të dhënave.
Strukturë fleksibël e licencimit: Zgjidhni mes licencimit të përhershëm ose me abonim për t’iu përshtatur buxhetit dhe strategjisë suaj.

Siguria është në thelb të Therefore™

Therefore™ është projektuar për të mbrojtur informacionin tuaj. Organizatat po menaxhojnë një sasi në rritje të të dhënave delikate, duke përfshirë ato personale, financiare dhe të pronësisë. Siguria e fuqishme është thelbësore për të parandaluar aksesin e paautorizuar, shkeljen e të dhënave dhe ndërprerjet e kushtueshme.

Kontrollet e aksesit

Kufizoni aksesin te përdoruesit e autorizuar me mbrojtjen e fjalëkalimit, autentikimin me shumë faktorë dhe lejet në bazë të roleve.

Enkriptimi

Konvertoni të dhënat në kode të palexueshme për të siguruar konfidencialitet, edhe nëse merren ose vidhen.

Kontrolle kundër ndërhyrjes së paautorizuar

Parandaloni modifikimet e paautorizuara duke zbatuar rregulla të rrepta për mënyrën se si mund të ndryshohet informacioni.

Rezervimi dhe rikuperimi pas ngjarjeve shkatërruese

Mbrohuni kundrejt humbjes së të dhënave me strategji të besueshme rezervimi dhe rikuperimi për të dhënat.

Evidentimi dhe regjistrimet e auditit

Gjurmoni aktivitetin e sistemit për të zbuluar dhe hetuar rreziqe të mundshme.

Audite të rregullta të sigurisë

Identifikoni dobësitë dhe sigurohuni që mbrojtja juaj të jetë e përditësuar.

Tiparet kryesore

Thjeshtoni rrjedhën tuaj të punës me Therefore™ eForms

Dixhitalizoni formularët tuaj me Therefore™ eForms për të thjeshtuar mbledhjen e të dhënave, reduktuar gabimet dhe për të përshpejtuar përpunimin. Nga kërkesat për pushime te përshtypjet e klientit, formularët elektronikë sigurohen që informacioni të jetë i saktë dhe menjëherë gati për të vepruar.

Ktheni të dhënat në njohuri me Therefore™ Analytics

Merrni vendime më të zgjuara dhe më të shpejta me analizime në kohë reale nga Therefore™. Gjurmoni metrika kyçe në një burim të vetëm të vërtetë, eliminoni raportimin manual, reduktoni gabimet dhe zbuloni mundësi për përmirësim me njohuri të centralizuara nga të dhënat.

Integrim i përsosur për rrjedhë pune më inteligjente

Lidhni Therefore™ me sistemet tuaja ekzistuese, si ERP-të, CRM-të dhe aplikacionet e biznesit, për të automatizuar proceset, reduktuar gabimet dhe për të përftuar një pamje të unifikuar të të dhënave tuaja për vendime më të shpejta e më të zgjuara.

Politika inteligjente të ruajtjes për përputhshmëri dhe kontroll më të mirë

Me politikat e ruajtjes, mund të automatizoni menaxhimin e ciklit të jetës të të dhënave, të ruani informacionin vetëm për aq kohë sa ju nevojitet, më pas të arkivoni ose të fshini në mënyrë të sigurt për të garantuar përputhshmëri të vazhdueshme.

Portativitet

Në botën e sotme që ecën me ritëm të shpejtë, fleksibiliteti është kyç. Aksesi nga distanca tek aplikacionet dhe të dhënat u mundëson ekipeve të punojnë nga kudo, duke përmirësuar bashkëpunimin në kohë reale. Qoftë nga distanca, në zyrë ose të dyja, kjo zhdërvjelltësi sjell produktivitet dhe shërbim më të mirë për klientin.

Gjeni, organizoni dhe shpalosni fuqinë e të dhënave tuaja

Therefore™ ju ndihmon të gjeni informacion nga shumë burime, të dixhitalizoni dokumente dhe të automatizoni rrjedhën e punës. Me organizim inteligjent dhe përmirësime me AI, të dhënat tuaja mbeten të kërkueshme, të përputhshme dhe gati për të udhëhequr vendime më të zgjuara.

Histori të vërteta, rezultate të vërteta

Zbuloni se si organizatat në botë po përdorin Therefore™ për të zgjidhur sfida të vërteta të biznesit, nga përmirësimi i rrjedhës së punës dhe rritja e produktivitetit deri te sigurimi i përputhshmërisë.

Ypsotec

Zbuloni se si biznesi i prodhimit të komponentëve, Ypsotec, transformoi veprimtaritë e përpunimit të faturave me një sistem të përmirësuar dixhital, të mundësuar nga Therefore™.

Rampelmann & Spliethoff

Zbuloni se si Therefore™ ka ndihmuar ndërmarrjen e qëndrueshme të ndërtimit, Rampelmann & Spliethoff, të dixhitalizojë dhe të menaxhojë arkivën e gjerë të dokumenteve, duke kursyer hapësirë ruajtëse dhe duke rritur efikasitetin.

Beiersdorf Hellas

Shikoni se si Beiersdorf Hellas, filiali grek i biznesit Beiersdorf për kujdesin ndaj lëkurës në botë, bashkëpunoi me Canon për të krijuar një sistem të centralizuar dhe produktiv për menaxhimin e printimit dhe dokumenteve.

Factorías Vulcano

Mësoni se si kantieri detar spanjoll, Factorías Vulcano, zgjeroi bazën e njohurive organizative me menaxhim inteligjent të dokumenteve.

Zgjidhje të ngjashme

Dixhitalizimi i burimeve njerëzore

Rritni produktivitetin dhe ulni kostot duke zëvendësuar proceset manuale të burimeve njerëzore me flukse pune të automatizuara.

Procesimi i faturave

Përmirësoni efikasitetin dhe transparencën për pagesat e faturave për një kontroll më të madh mbi kostot.

Dhoma e postës dixhitale

Ofroni një shërbim më të mirë për klientët duke e përpunuar postën më shpejt dhe me më shumë efikasitet.

Kontaktoni tani ekspertët tanë për të marrë hapin e radhës në rrugëtimin tuaj të menaxhimit të dokumenteve.