Siguria e pajisjes
Hardueri ynë përfshin veçori të avancuara të sigurisë për të parandaluar shkeljet e të dhënave, për të menaxhuar aksesin në dokumentet tuaja dhe për të garantuar printimin dhe skanimin e sigurt.
Siguria e pajisjeve Canon
Duke marrë në konsideratë lëvizjen e shpeshtë të të dhënave konfidenciale ndërmjet kompjuterit të përdoruesit, pajisjeve celulare dhe printerëve ose skanerëve, është e rëndësishme që të merrni masa për të mbrojtur mjedisin tuaj të biznesit. Pavarësisht nëse jeni një ndërmarrje e madhe me një ekip të dedikuar TI-je për sigurinë dhe me kërkesa të ndërlikuara sigurie, ose një tregtar i vetëm pa burime teknike, ne mund t’ju ofrojmë zgjidhjet e duhura për të gjitha nevojat tuaja lidhur me sigurinë e informacionit.
Teknologjia jonë
Pajisja
Portofoli ynë i harduerëve ofron funksione të integruara të sigurisë së avancuar, që mbështesin metodat solide të autentikimit dhe integritetin e firmuerëve dhe ruajnë pajisjet tuaja nga sulmet e brendshme dhe të jashtme.
Dokumentet dhe të dhënat
Pajisjet tona janë projektuar për të parandaluar rrjedhjen e informacionit dhe ndërhyrjet në dokumentet shkresore dhe elektronike, duke ju lejuar që të printoni, shpërndani dhe ndani në mënyrë të sigurt dokumentet dhe të dhënat konfidenciale.
Rrjeti dhe reja kompjuterike
Enkriptimi tërësor dhe teknologjia që mbështet parimin “Zero Trust” të Canon ndihmojnë në mbrojtjen e informacionit tuaj sensitiv gjatë dërgimit ose ruajtjes në hapësirën ruajtëse të resë kompjuterike.
Menaxhimi dhe monitorimi
Mund të menaxhoni dhe monitoroni në mënyrë të sigurt makineri të vetme ose një sërë pajisjesh nëpërmjet zbatimit të thjeshtë dhe ekonomik të njërës prej zgjidhjeve tona të shkallëzueshme e të bazuara në internet për menaxhimin.
Cilido qoftë mjedisi juaj i biznesit
-
Autentikim me shumë faktorë
Metodë e përmirësuar autentikimi që kërkon fjalëkalim shtesë të gjeneruar vetëm për një herë, e cila parandalon aksesin e paautorizuar në pajisje.
-
Verify System at Start-up
Siguri më e lartë kundër ndërhyrjeve në softuerë, e cila i mbron pajisjet nga sulmet e mundshme të softuerëve keqdashës.
-
Qëndrueshmëria e firmuerëve
Një funksion rikuperimi automatik të firmuerëve, i cili zbaton një program të krijimit të kopjeve rezervë në rastet e zbulimit të aktiviteteve të paligjshme, duke lejuar një vazhdimësi të pandërprerë të biznesit.
-
Printimi i sigurt
Parandalon lënien e pambikëqyrur të dokumenteve të printuara në pajisje duke i mbajtur të sigurta punët e printimit në pajisje derisa të lëshohen nga përdoruesi me vendosjen e fjalëkalimit të saktë.
-
PDF e enkriptuar
Mundëson enkriptimin, caktimin e fjalëkalimeve dhe përcaktimin e lejeve për skedarët PDF që janë dërguar. Vetëm përdoruesit që vendosin fjalëkalimin e saktë mund të hapin, printojnë ose ndryshojnë skedarin e marrë.
-
Nënshkrimi elektronik i përdoruesit dhe pajisjes
Verifikon burimin dhe autenticitetin e një dokumenti duke konfirmuar identitetin e pajisjes ose të përdoruesit që e ka dërguar atë.
-
Mbështetje për enkriptimin me TLS 1.3
Enkriptimi më i fortë i të dhënave gjatë dërgimit ndihmon në mbrojtjen kundër sulmeve në rrjet si dhe adreson rregulloret më të fundit të privatësisë.
-
Rrjet i dyfishtë
Ndihmon në parandalimin e aksesit të paautorizuar në një rrjet të sigurt duke lejuar dy lidhje të veçanta në rrjet në një pajisje të vetme.
-
Autentikim me IEEE 802.1.X
Ofron një nivel më të lartë sigurie për autentikimin në rrjet dhe për kontrollin e aksesit. Një standard i artë për rrjetet e sigurta me valë dhe me kabllo.
-
Cilësimet e sigurisë
Teknologji e integruar për të ndihmuar në zbatimin e cilësimeve të duhura të sigurisë për mjedisin tuaj të biznesit vetjak, e cila mbron pajisjen, të dhënat dhe rrjetin tuaj.
-
Kontroll i integruar me Trelix
Ndihmon në mbrojtjen kundër cenueshmërive të befta (zero-day) dhe kërcënimeve të avancuara dhe të vazhdueshme (APT) përmes pranimit inteligjent dhe në kohë reale të aplikacioneve të besueshme.
-
Integrimi me SIEM
Mbështet zbulimin e kërcënimeve dhe përgjigjen ndaj incidenteve të sigurisë përmes grumbullimit në kohë reale të ngjarjeve të sigurisë dhe ofron mbrojtje shtesë nga BIOS dhe firmuerë të panjohur kur instalohen në pajisje.
Zgjidhja e sigurisë e integruar në pajisjet tuaja Canon
Përmes teknologjisë së Canon për vlerësimin e mjedisit të sigurisë, pajisjet tona imageFORCE përdorin algoritme të mësimit automatik të trajnuara me inteligjencë artificiale për të rekomanduar dhe zbatuar cilësime optimale sigurie, që ju mundësojnë të minimizoni me efikasitet pikat e dobëta të sigurisë edhe nëse nuk keni ekspertizë të mjaftueshme në TI.
Merrni nën kontroll cilësimet e sigurisë të pajisjes suaj
Krijoni një ekosistem të sigurt printimi dhe skanimi me Security Settings Navigator (Naviguesi i cilësimeve të sigurisë) pa pagesë dhe praktik të Canon.
Eksploroni gamën tonë të shërbimeve dhe zgjidhjeve të sigurisë
Produkte dhe zgjidhje të ngjashme
uniFLOW Online
Një softuer i përparuar për menaxhimin e printimit dhe skanimit që shfrytëzon fuqinë e resë kompjuterike për t'ju ndihmuar të menaxhoni në mënyrë të sigurt të gjithë ambientin tuaj të printimit.
Therefore Online™
Therefore™ Online është një server i zhdërvjellët për menaxhimin e dokumenteve që mundëson menaxhim përmbajtjeje në nivel ndërmarrjeje dhe cikle efikase pune me dokumentet.
Printerët dhe skanerët e Canon për zyra
Portofoli ynë i pakrahasueshëm i printerëve, skanerëve dhe pajisjeve shumëfunksionale të zyrës është projektuar për performancë afatgjatë, me veçori sigurie që janë në përmirësim të vazhdueshëm.
Printerët imageFORCE
Duke qenë të pajisur me teknologji të avancuar, duke përfshirë algoritmet e mësimit automatik të gjeneruara nga IA-ja, printerët imageFORCE ofrojnë siguri dhe besueshmëri të pakrahasueshme.
Eksploroni më tej
Softuer biznesi i projektuar për sigurinë dhe pajtueshmërinë e informacionit
Kur informacioni qarkullon nëpër biznesin tuaj, programi i ndihmon punonjësit të bashkëpunojnë, të qëndrojnë produktivë dhe të kenë akses tek informacionet e vlefshme. Por gjithashtu ju ekspozon ndaj rreziqeve. Me zgjidhjet tona softuerike për bizneset, ne ofrojmë shikueshmëri dhe kontroll të plotë të aseteve tuaja të informacionit për të garantuar printim të sigurt dhe për të mbrojtur të dhënat tuaja.
Siguri që në projektim
Me Canon, siguria e informacionit është e integruar që në fillim. Lidh çdo gjë që ne bëjmë, nga projektimi i harduerit e deri te fundi i jetëgjatësisë, duke ju ndihmuar të mbroni informacionin tuaj kritik dhe të garantoni printim të sigurt që nga dita e parë.
Shërbimet e sigurisë të infrastrukturës së printimit
Paketa jonë e shërbimeve të sigurisë prek çdo fazë të ciklit jetësor të pajisjes për të siguruar printim të sigurt dhe për të mbrojtur informacionin tuaj. Nga lidhja e pajisjeve të reja në rrjetin tuaj deri te heqja e të dhënave në fund të jetëgjatësisë së tyre, nëse keni një sfidë të sigurisë së printimit, ne mund t'ju ndihmojmë.