Vendoseni në pajisjet tuaja Canon MFD ose në skanerët e rrjetit me anë të një guide të thjeshtë. Përdoreni në kompjuter për të regjistruar skedarë digjitalë ose skanoni me skaner të vogël MFD ose dokumentesh.
Si mund ta ndihmojë biznesin tuaj Cloud Process Automation?
Menaxhimi i sasive gjithnjë e në rritje të përmbajtjeve konfidenciale dhe të rëndësisë së lartë për biznesin bëhet shumë shpejt përparësi për bizneset e çfarëdo përmase.
Zgjidhjet e menaxhimit të informacionit mund të jenë komplekse në zbatim, integrim e mirëmbajtje, por Cloud Process Automation nga Canon jua heq këto telashe. Menaxhohet tërësisht nga reja kompjuterike, vjen e parakonfiguruar për proceset më të njohura të biznesit dhe është gatshme për përdorim në vetëm pak minuta.
Platforma e thjeshtë ju mundëson regjistrimin, krijimin, menaxhimin dhe arkivimin në një vend të të gjithë informacionit tuaj të biznesit. Përfytyroni impaktin në shërbimin e klientëve dhe në proceset e brendshme nëse keni mundësi të gjeni, hapni në mënyrë të sigurt e procesoni informacionin e duhur në çast, prej kudo ku mund të jeni.