Scan2x™ është një zgjidhje regjistrimi inteligjent të dokumenteve që e bën skanimin të thjeshtë për këdo.
Fokusohuni në biznesin tuaj ndërkohë që Scan2x™ ju regjistron dokumentet. Teknologjia e përparuar zbaton konfigurimin e duhur, njeh të dhënat kryesore dhe i transferon në vendin e duhur. Thjesht.
Ndërfaqja me bazë ikonash e bën përdorimin të lehtë, ndërsa proceset e automatizuara i njohin në çast dokumentet, zgjedhin konfigurimet e duhura dhe nxjerrin informacionin e kërkuar.
Teknologjia e sofistikuar ju njeh dokumentet në çast – për shembull, duke përcjellë automatikisht një faturë të skanuar te departamenti i kontabilitetit.
Vendosni në radhë të parë sigurinë, pajtueshmërinë dhe përgjegjësinë me PIN për përdoruesit, kartat opsionale me rrëshqitje ose një lexues shenjash gishtash për një vijimësi të sigurt dhe me përgjegjësi për dokumentet.
Siguroni pajtimin me rregulloret gjithnjë e në rritje, duke përfshirë redaktimin e të dhënave personale delikate për t'ju ndihmuar me respektimin e GDPR.
Zgjidhni konfigurimin që i përshtatet më së miri biznesit tuaj me instalim në lokal ose abonim në internet me menaxhim të plotë.
Përfitoni integrim me Therefore™, Sharepoint™, OneDrive™, Google Drive™, FTP, shërbimet e resë kompjuterike e nga interneti, si dhe databazat.
Thjesht zgjidhni llojin e dokumentit për t'u skanuar
Dokumentet skanohen automatikisht
Të dhënat e dokumenteve vilen automatikisht
Funksione vizuale për administrimin e problemeve
Skedarët përkatës krijohen dhe kompresohen sipas rastit.
Dokumentet i përcillen automatikisht departamentit/sistemit përkatës
Gëzoni të gjitha përfitimet, por pa mirëmbajtjen e sistemit brenda infrastrukturës suaj IT përmes një zgjidhjeje me bazë renë kompjuterike.
Menaxhojini të gjitha nevojat së brendshmi me zgjidhjen tonë të provuar e të besuar të skanimit që ju njëson proceset për dokumentet.
Zbuloni produkte dhe zgjidhje të ndryshme të "Canon" që mund t'u përgjigjen gjithashtu nevojave tuaja.
Skanojini dhe ruajini dokumentet me shpejtësi, efikasitet dhe qëndrueshmëri
Shndërroni mënyrën se si i administroni dhe ndani dokumentet e punës.
Klasifikoni dhe vilni automatikisht të dhëna nga dokumentet tuaja të biznesit.