"IRISXtract™" i klasifikon automatikisht dokumentet tuaja dhe vjel të dhënat thelbësore.
Një motor novator klasifikimi me bazë inteligjence artificiale ju lejon të skanoni apo importoni grupe të mëdha dokumentesh të ndryshme pa qenë nevoja për përgatitje manuale (njohje teksti dhe veçim).
Regjistrimi dhe vjelja e të dhënave bazohet në një qasje forme të lirë, teksti të plotë, që do të thotë pa shabllone, pa konfigurim manual apo trajnim të komplikuar.
"IRISXtract™" përshtatet më së miri me mënyrën si drejtoni biznesin tuaj, duke u integruar më së miri me shumicën e aplikacioneve të palëve të 3-ta.
Çfarëdo dokumentesh që ju duhet të procesoni dhe sado që të jenë, "IRISXtract™" ia del pa u lodhur me çfarëdo kërkese.
"IRISXtract™" mund të instalohet në ambientet tuaja ose të hapet nga reja kompjuterike, ndërsa mbështet dhe përdorimin e shumë aplikacioneve (procese të ndryshme njëherësh), edhe përdorim nga shumë klientë (i njëjti proces për klientë të ndryshëm).
Platforma "IRISXtract™" dhe teknologjitë që e përshkojnë, si p.sh. njohja e optike e germave (OCR) të dokumenteve dhe ngjeshja e tyre, janë zhvilluar brenda "Canon Group", për të pasur qetësinë e duhur mendore.
Importohen të gjitha dokumentet e letrës dhe elektronike (skanime, fakse, emaile etj.)
Dokumentet analizohen dhe klasifikohen automatikisht (fatura, kontrata, të burimeve njerëzore etj.)
Nuk nevojiten shabllone, pasi të gjitha indekset vilen automatikisht.
Të dhënat kontrollohen dy herë me anë të një grupi të gjerë rregullash.
Të dhënat u ridrejtohen automatikisht sistemeve tuaja përkatëse.
Një numër konfigurimesh të paracaktuara të "IRISXtract™" janë zhvilluar për t'u dhënë zgjidhje problemeve të caktuara me aplikacionet. Mësoni se si drejtpërdrejt në faqet e dedikuara të "IRISXtract™".
Konvertojini dokumentet në skedarë tërësisht të kërkueshëm dhe tejet të ngjeshur për arkivim afatgjatë.
Automatizoni regjistrimin dhe indeksimin e formularët të strukturuar, të pastrukturuar dhe hibridë.
Bëjeni administrimin e dokumenteve më të lehtë se kurrë përmes klasifikimit automatik dhe vjeljes së të dhënave në vijim.
Automatizoni dhe përshpejtoni përpunimin e faturave, pa qenë nevoja për shabllone.
Ulni ngarkesën administrative duke automatizuar dhe optimizuar përpunimin e urdhrave tuaj të blerjes.
Zbuloni produkte dhe zgjidhje të ndryshme të "Canon" që mund t'u përgjigjen gjithashtu nevojave tuaja.
Përmirësoni efikasitetin nga regjistrimi i dokumenteve deri tek integrimi i të dhënave të biznesit.
Shndërroni mënyrën se si i administroni dhe ndani dokumentet e punës.
Punoni më shpejt e zgjuar duke shndërruar proceset e biznesit tuaj.