Zgjidhja e shpejtësisë së lartë për regjistrimin e dokumenteve me volume të larta, duke përmirësuar efikasitetin tuaj nga regjistrimi e deri tek integrimi i të dhënave të biznesit.
Na kontaktoni
Skanoni, regjistroni, rendisni, indeksoni dhe eksportojini me lehtësi dokumentet si skedarë tërësisht të kërkueshëm në kohë dyfish më të shpejtë.
Arkitektura e sapotrupëzuar 64-bitëshe e bën regjistrimin dhe eksportimin e dokumenteve dhe deri në gjashtëfish më të shpejtë se më parë.
Rriteni edhe më tej produktivitetin me anë të teknologjisë së përpunimit të fuqishëm të figurës. Kemi kryer përmirësime në shfrytëzimin e fuqisë së procesorit për të përshpejtuar menjëherë aftësitë e skanimit dhe të përpunimit.
Mbështetja për markat e njohura të skanerëve, mundësia e importimit të skedarëve nga dosjet e monitoruara, si dhe shërbimet e resë kompjuterike garantojnë fleksibilitet optimal.
Përdorni asistentin praktik për gjetjen e tekstit për të përcaktuar një term dhe të dhënat e tij përkatëse (si tekst apo shprehje-filtër) për vjelje të dhënash specifike - pa nevojë e përvojës në programim.
Eliminoni proceset e zakonshme të identifikimit të dokumenteve duke i renditur tanimë automatikisht sipas llojit me anë të barkodeve, zonave të njohjes së tekstit (OCR), termave dhe teknologjisë "IRISFingerprint™".
Teknologjitë novatore të njohjes ndërthuren për të sjellë një rendiment të fuqishëm në indeksim, duke i drejtuar dokumentet dhe metadatat përkatëse në destinacionet e duhura.
Përfitoni njohje teksti në mbi 130 gjuhë me anë të teknikës së shumëvlerësuar OCR. Dokumentet mund të konvertohen në një larmi formatesh, duke përfshirë PDF me ngjeshje hiper të lartë që ju kursejnë hapësirë.
Të gjitha dokumentet e letrës dhe elektronike skanohen/importohen dhe parapërpunohen.
Dokumentet vetëveçohen sipas llojit.
Kryhet vjelje automatike e të dhënave.
Të dhënat e vjela verifikohen sipas rregullave të përcaktuara.
Skedarët përkatëse krijohen dhe sipas rastit ngjishen.
Dokumentet dhe indekset ridrejtohen në sistemin tuaj përkatëse në formën e zgjedhur.
Zbuloni produkte dhe zgjidhje të ndryshme të "Canon" që mund t'u përgjigjen gjithashtu nevojave tuaja.
Transferojeni më shpejtë informacionin përkatës drejt aplikacioneve tuaja dhe me më efikasitet se kurrë më parë.
Shndërroni mënyrën se si i administroni dhe ndani dokumentet e punës.
Ulni kohën e detyrave manuale me zgjidhje inteligjente për regjistrimin e të dhënave.