r30-paper

Skanerët e dokumenteve

Canon imageFORMULA R30

Shpjereni thjeshtësinë në tjetër nivel për zyrat e vogla dhe të shtëpisë me anë të skanerit të dokumenteve që mund të përdoret drejtpërdrejt nga kutia pa qenë nevoja të instaloni programe.

  • 25

    Faqet e skanuara në minutë

  • 50ipm

    Shpejtësia e skanimit

  • 60 fletë

    Kapaciteti i vetëmbushëses

  • Lehtësi në përdorim

    Program i integruar

  • Bëjeni skanimin më të lehtë për të gjithë me një pajisje të projektuar për thjeshtësi

    Transformoni proceset e skanimit me modelin praktik imageFORMULA R30. Thjesht lidheni kompjuterin ose laptopin me skanerin dhe filloni të skanoni - kaq e lehtë! Nuk ka nevojë të instaloni drejtues apo programe. R30 përbën zgjidhjen e lehtë dhe ideale për një biznes të vogël ose një hapësirë të përbashkët zyre ku një pajisje skaneri duhet të përdoret nga njerëz të ndryshëm.

    Përmirësoni efikasitetin

    Kurseni kohë të çmuar dhe rrisni produktivitetin me programin e integruar CaptureOnTouch Lite që shmang nevojën për instalim programesh. Thjesht lidhni skanerin në pajisjen me Windows ose Mac dhe skanoni në më pak se 1 minutë.

    Rritje e produktivitetit

    Paraprijuni detyrave me shpejtësi produktive skanimi dyanësh deri në 50ipm dhe vetëmbushëse të madhe dokumentesh me 60 fletë. Skanoni grupe materialesh individuale ose të kombinuara dhe regjistroni një sërë materialesh, duke përfshirë kartat plastike, me reliev ose kartëvizita, ndërsa ruani në skedarë formatesh të ndryshme duke përdorur njohje optike të germave dhe duke krijuar skedarë të kërkueshëm digjitalë.

    Realizoni produkte me cilësi të lartë

    Sigurohuni që të gjitha skanimet të jenë me cilësi të jashtëzakonshme duke përdorur funksionet automatike të përmirësimit të figurës që rregullojnë cilësimet sipas përmbajtjes së figurës së skanuar. Thjesht ngarkoni dokumentet dhe skanoni me funksione, si vetëpërmasimi, korrigjimi i drejtimit dhe i orientimit të tekstit.

    Impakt i reduktuar në mjedis

    Minimizoni impaktin tuaj mjedisor me këtë pajisje me efikasitet energjie që përdor më pak se 10W korrent gjatë përdorimit. Reduktoni mbetjet falë teknologjive të cilësisë së lartë dhe pjesëve të konsumit me rezistencë të lartë. Pesha më e ulët ndihmon në rritjen e efikasitetit logjistik dhe pajisja vjen përplot me materiale ekologjike dhe përdorim të reduktuar të plastikës.

    imageFORMULA R30

    R30_40s

    Shkarkoni përmbajtjen

    Mësoni se si mund t'ju ndihmojë Canon imageFORMULA R30 të njësoni proceset e skanimit.

    Specifikimet

    • Shpejtësi skanimi deri në 50ipm

    • Skanim dyanësh

    • Vetëmbushëse e madhe me 60 fletë

    • CaptureOnTouch Lite i integruar me OCR

    • Mundësi për lidhje e skanim në çast me pajisje Mac dhe me Windows

    • Funksione automatike të procesimit të figurës - përfshihen pikasja automatike e madhësisë së faqes, cilësimit të rezolucionit dhe prerjes së figurës

    • Konsum energjie nën 10W

    imageFORMULA R30

    Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

    ZGJIDHJE

    Shërbimet e transformimit digjital

    Nxisni transformimin digjital duke kombinuar shërbimet tona të printimit të menaxhuar në shkallë ndërmarrjeje dhe zgjidhjet e bashkëpunimit në ambientin e punës në një paketë të vetme

    Image representing digital transformation services.

    Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?