Risi

Canon Seria imageFORCE 710

Përjetoni produktivitet të lartë dhe fleksibilitet me pajisjet shumëfunksionale bardhezi, A4, të projektuara për të mbështetur zyrat me ngarkesë pune dhe grupe të mëdha pune.

Përfitimet

Rritje e produktivitetit

Përmirësoni performancën e biznesit tuaj me pajisjet që ofrojnë kapacitet printimi për volume të mëdha, kapacitet printimi të shpejtë, si dhe kapacitet të madh letre dhe opsione finicioni

Siguri e lartë

Përfitoni qetësi të plotë mendore me veçoritë e sigurisë së nivelit më të lartë, për të ndihmuar në mbrojtjen e pajisjes tuaj, rrjetit dhe të dhënave të ndjeshme. Firmueri i trajnuar nga inteligjenca artificiale dhe me mësim automatik rekomandon cilësimet optimale të sigurisë për të mbrojtur më tej biznesin tuaj nga sulmet e mundshme kibernetike

Mësoni më shumë

Përmirësoni përpjekjet e qëndrueshmërisë

Minimizim i ndikimit në mjedis gjatë jetëgjatësisë së pajisjeve që nga projektimi e në vazhdim, me përpjekje për të zvogëluar konsumin e energjisë, përdorimin e materialeve të ricikluara dhe promovimin e ruajtjes së energjisë në vendet e prodhimit

Përvoja e përdoruesit

Kryeni lehtësisht punët e printimit dhe skanimit duke përdorur ndërfaqen intuitive të përdoruesit. Mbështetja për renë kompjuterike dhe lidhshmëria me Wi-Fi ofron përdorim të shkëlqyer, cikle pune me dokumentet pa stres dhe produktivitet të përmirësuar

Besueshmëri e vërtetuar

Dizajni i fortë që vjen me shumë veçori u vjen në ndihmë pajisjeve për një rendiment optimal në ambientet më sfiduese dhe me më shumë ngarkesë të punës

Vizitoni faqen tonë të mbështetjes për të shfrytëzuar më së miri pajisjet tuaja

Zbuloni gamën e plotë të pajisjeve të serisë imageFORCE 710.

imageFORCE 710 Series

imageFORCE 710

imageFORCE 710 Series

imageFORCE 610

imageFORCE 710 Series

imageFORCE 520

imageFORCE 710 Series

imageFORCE 710Z

imageFORCE 710 Series

imageFORCE 610Z

imageFORCE 710 Series

imageFORCE 520Z

Shpejtësia e printimit

71 ppm
61 ppm
52 ppm
71 ppm
61 ppm
52 ppm

Shpejtësia e skanimit

190 ipm
190 ipm
190 ipm
190 ipm
190 ipm
190 ipm

Kapaciteti i futjes së letrës

Deri në 3200 fletë (A4)
Deri në 3200 fletë (A4)
Deri në 3200 fletë (A4)
Deri në 3200 fletë (A4)
Deri në 3200 fletë (A4)
Deri në 3200 fletë (A4)

Opsionet e përfundimit

Sistemim, grupim
Sistemim, grupim
Sistemim, grupim
Sistemim, grupim, teknikë “Offset”, kapje
Sistemim, grupim, teknikë “Offset”, kapje
Sistemim, grupim, teknikë “Offset”, kapje

Shkarkoni përmbajtjen

Zbuloni më shumë rreth serisë fleksibël, të besueshme dhe me shpejtësi të lartë, ImageForce 710.

Zbuloni më shumë se si produktet e Canon mund të rrisin ndjeshëm suksesin e biznesit tuaj

Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

Eksploroni gamën imageFORCE

Platforma e teknologjisë sonë të re që shfrytëzon risitë e fundit për të ofruar nivele të reja sigurie, besueshmërie dhe cilësie për biznesin tuaj, duke fuqizuar rritjen tuaj në të ardhmen.

Pyetje të Bëra Shpesh

  • Seria imageFORCE 710 përbëhet nga 6 modele me 3 shpejtësi printimi, me ose pa finitor të brendshëm). Të gjitha modelet mund të blihen me një bazament opsional dhe deri në 3 kaseta për të zgjeruar kapacitetin e tyre të letrës. Ato janë pajisje me rendiment të lartë, bardhezi A4, të projektuara për zyra me ngarkesë të madhe pune ose grupe të mëdha pune me nevoja të përditshme për printim dhe skanim.

  • Po. Seria imageFORCE 710 është me efikasitet energjie, e krijuar duke përfshirë të paktën 25% plastikë të ricikluar dhe ofrohet në paketim kartoni të riciklueshëm. Funksionimi pa zhurmë dhe konsumi i ulët i energjisë e bëjnë atë një zgjedhje të zgjuar për bizneset që kujdesen për mjedisin, që kërkojnë të mbështesin qëllimet e tyre të qëndrueshmërisë.

  • Canon ka një qasje gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë së informacionit. Seria imageFORCE 710 është prodhuar me një filozofi “siguri që në projektim”, duke kaluar kontrolle të rrepta sigurie gjatë fazave të projektimit dhe zhvillimit. Ajo përfshin një gamë të gjerë të veçorive të sigurisë dhe gjithashtu përmban teknologjinë e cilësimeve të rekomanduara të sigurisë, mbështetur nga IA-ja me mësim automatik, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e mëtejshme të pajisjeve për të parandaluar sulmet e mundshme kibernetike.

Eksploroni më tej

Shërbimet e transformimit dixhital

Nxisni transformimin tuaj dixhital, pavarësisht se ku punoni, me pajisjet tona të kombinuara dhe shërbimet e menaxhimit të informacionit, si dhe zgjidhjet e krijuara për të integruar më së miri letrën dhe dixhitalen

Siguria e pajisjes

Biznesi modern nuk ndodh vetëm në një vend. Kjo është arsyeja pse ne përdorim siguri hardueri 360° për t’ju ndihmuar të menaxhoni rrezikun në flotën tuaj të pajisjeve të printimit dhe skanimit të lidhur në rrjet. Mos i lini pajisjet tuaja t’ju pezmatojnë

Qëndrueshmëri

Nga prodhimi novator dhe procesi i dizajnit që shënjestron mbetjet që në fillim, deri te pajisjet e riparuara dhe të riprodhuara për të mbështetur ekonominë ciklike, portofoli i skanimit dhe printimit i Canon është krijuar duke menduar për reduktimin e karbonit dhe efikasitetin e burimeve