i-SENSYS MF3010

PRINTER ME CILËSI TË LARTË

Canon i-SENSYS MF3010

Bëni printime, kopjime dhe skanime kur të dëshironi, drejtpërdrejt nga tryeza juaj me këtë printer laser mono kompakt. Ideal për zyrat në shtëpi dhe zyrat e vogla, është i thjeshtë për t'u përdorur dhe efikas në energji.

  • Mono laser për tryeza 3 në 1: printoni, kopjoni & skanoni

  • Dizajn modern, që të bie në sy

  • Ekran vertikal i thjeshtë për t'u përdorur

  • 18 fnm, Koha e nxjerrjes së printimit të parë 7,8 sekonda
    Efikas në energji

  • Shikojeni Canon i-SENSYS MF3010 më në detaj

    Dizajn ultra kompakt, modern

    Ky dizajn i zgjuar dhe elegant, i gjithë i zi i MF3010 me bën atë një pajisje me shumë funksione laser shumë të zgjuar 3 në 1. Ndodhet një printer mono me cilësi të lartë, një skaner dhe një fotokopjues në një njësi që kursen hapësirën. I shpejtë dhe ekonomik në përdorim, kjo pajisje kompakte që të bie në sy përshtatet lehtësisht në tryezë. Eshtë i përsosur për përdoruesin personal ose të zyrave të vogla dhe zyrave në shtëpi që dëshirojmë më shumë sesa thjesht një printer dhe kërkojnë të kursejnë kohë dhe para.

    Cilësi dhe shpejtësi

    Jini të sigurtë për printime laser mjaft profesional me rezolucion të printimit të përmirësuar deri në 1200 x 600 dpi. Kjo tregon hollësi më të mëdha dhe prodhon tekst të mprehtë dhe grafikë të imët. Ka pak kohë pritje për dokumentët, me një shpejtësi të prodhimit të printimit mono prej 18 fnm. Teknologjitë e Printimit të Shpejtë të Faqes së Parë të Canon gjithashtu nënkuptojnë një Kohë të shpejtë të nxjerrjes së printimit të parë prej 7,8 sekonda.

    Kurseni energji dhe ulni kostot

    Me të vërtet ekonomik, MF3010 drejton rrugën në efektshmërinë e energjisë, pa kompromis në rendiment – duke ju lejuar të kurseni para, si dhe të zvogëloni gjurmën tuaj të karbonit. Pajisja me shumë funksione është e pajtueshme me Energy Star me një Konsum tipik të energjisë (TEC) prej 0,6 kWh. Në modalitetin e fjetjes konsumon vetëm 1,4 vatë energji.

    i-SENSYS MF3010

    I lehtë për t'u përdorur

    Mund ta përdorni MF3010 nga komforti i karriges suaj, falë ekranit të thjeshtë, vertikal. Kjo ju jep mundësinë e rehatshme të përdorimit të të gjitha tipareve që ju nevojiten pa patur nevojë që të qëndroni mbi makinë, duke ju kursyer kohë dhe përpjekje.

    Skanim dhe kopjim me ngjyra të gjithanshëm

    Rrisni efiksitetin me skanerin me ngjyra cilësore. E bën të thjeshtë skanimin dhe kopjimin e dokumentëve tuaj - duke përmirësuar menjëherë rendimentin tuaj. Nuk ka pritje me Kohën e kopjes së parë prej më pak se 12 sekonda. Gjithashtu mund të skanoni drejtpërdrejt në email ose PDF të kërkueshme, duke përdorur MF Toolbox, për rimarrjen e shpejtë të dokumenteve dhe fotografive tuaja.

    Kutia e bojës Të-gjitha-në-një

    Për përdorim pa mirëmbajtje dhe një prodhim të vazhdueshëm cilësor, të gjitha pjesët thelbësore janë të vendosura në të njëjtin fishek kompakt. Kjo kuti Të-gjitha-në-një, që përmban tonerin, cilindrin dhe njësitë e pastrimit, zëvendësohet lehtësisht dhe në mënyrë të pastër brenda disa sekondash. Përdorni një kuti boje laser autentike Canon dhe pajisja juaj me shumë funksione është po aq e mira sa të ishte e re.

    i-SENSYS MF3010

    Për qetësinë e plotë të mendjes, ruani investimin tuaj në Canon.

    Easy Service Plan

    BROSHURA

    Fleta e të dhënave për përfitimet

    Shkarkoni fletën e të dhënave të i-SENSYS MF3010 për të mësuar më shumë për përfitimet e zgjidhjes së stilizuar për tryeza, të projektuar për përdorim personal.
    Shkarkoni fletën e të dhënave [pdf, 239 kb]

    Specifikimet

    • Shpejtësia e printimit

      Deri në 18 fnm (A4)

    • Metoda e printimit

      Printim monokromatik me rreze lazer

    • Cilësia e printimit

      Deri në 1200 x 600 dpi me Rafinimin automatik të imazhit

    • Koha e nxjerrjes së printimit të parë

      7,8 sek

    • Rezolucioni i printimit

      600 x 400 dpi

    • Gjuhët e printerit

      UFRII-LT

    • Kufijtë e printimit

      5 mm-lart, 6 mm-poshtë, 5 mm-majtas dhe djathtas

    • Modaliteti i ruajtjes së bojës

      Po

    i-SENSYS MF3010

    Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

  • Printerë të njësuar, bardhezi për zyra

    Printim ekonomik bardhezi, plus fotokopjim, skanim dhe faks.

  • Printerë njëfunksionalë

    Shijoni printime të shpejta dhe elastike me modelet tona me një funksion të vetëm.

  • Printerë me laser me shtëpi dhe zyrë

    Përjetoni printime produktive me një printer me laser Canon.

  • Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?