Canon imagePROGRAF TC-21M
Printeri me format të madh, kompakt dhe i qëndrueshëm 24”, me skaner A4 të sheshtë të integruar, ofron funksione fleksibël dhe cilësi profesionale, për zyra të vogla në industrinë e arkitekturës, inxhinierisë dhe të ndërtimit, për përdorim në dyqane, hotele e shkolla, pavarësisht buxheteve dhe hapësirave të kufizuara.
Zbuloni risitë e printimit në format të madh në hapësira të vogla
I pari i llojit të vet me këtë fleksibilitet
Printeri TC-21M ka një skaner A4 të sheshtë të integruar, dhe nuk kufizohet me skanimin e thjeshtë. Zmadhon printimet deri në A0, krijon postera duke skanuar disa imazhe, fotokopjon dhe përsërit imazhet për të krijuar letër mbështjellëse të personalizuar dhe etiketa më të vogla, pa u varur nga skedarët origjinalë dixhitalë, zbuloni krijimtari të pafundme.
Cilësi e lartë e përballueshme
Mund të krijohet shumëllojshmëri printimesh pa u varur nga skedarët origjinalë dixhitalë. Kurseni kohë lidhur me prerjen e posterave të printuara me bordura të zvogëluara. Bojërat me pigment me cilësi të lartë me përpunim të përparuar të imazheve rezultojnë në ngjyra më të plota dhe imazhe më të mprehta*. Si rezultat, ofrohen printime mbresëlënëse pa cenuar cilësinë.
*Krahasim me modelin paraardhës, imagePROGRAF TC-20M
Cikle të njësuara pune
Montohet lehtësisht me mbajtës ruli pa bosht dhe procedurë të thjeshtuar. Paneli i përdorimit me anim bën të mundur që informacioni të shikohet më me lehtësi. Furnizuesi automatik i integruar i fletëve mundëson printimin pa ndërhyrje, mbështet aplikacione të ndryshme me madhësi të ndryshme të letrave të prera. Printoni nga memoria e USB1 pa përdorim të kompjuterit dhe prodhoni prindime më të vogla ose më të mëdha me funksionin e skanimit.
Mbështetja më e mirë për zyra
Printeri TC-21M i shton më shumë vlerë pajisjeve tipike për zyra me aftësinë e vet të skanimit, fotokopjimit dhe printimit “të gjitha në një”, duke përdorur fletë të prera ose rula, sipas nevojës. Përveç printimit të dokumenteve standarde, mund të zmadhoni materiale, si njoftime ose postera në formate të mëdha, deri në madhësinë A0, dhe mund të zvogëloni materiale më të mëdha për të krijuar etiketa emri ose emërtuese.
I gjelbër në zemër
Përmbushni objektivat tuaja të qëndrueshmërisë me një pajisje me vlerësim EPEAT Gold2 për efikasitetin e energjisë, paketimin pa polistiren të zgjeruar (EPS) dhe për përdorim prej 40% të plastikës së ricikluar. Shishet plastike 70 ml të bojës reduktojnë shpeshtësinë e zëvendësimit të bojës. Niveli i reduktuar i zhurmës gjatë përdorimit e bën ideal për ambiente të qeta.
ZBULONI PRINTERIN imagePROGRAF TC-21 SI PJESË TË SERISË
Printeri imagePROGRAF TC-21 ofron printime cilësore me çmim të përballueshëm, me të njëjtin dizajn kompakt për zbatime të ndryshme në zyra të vogla në industrinë e arkitekturës, inxhinierisë dhe të ndërtimit, për përdorim në dyqane, hotele e shkolla, pavarësisht buxheteve dhe hapësirave të kufizuara.
EKSPLORONI VEÇORITË KRYESORE TË PRINTERIT imagePROGRAF TC-21M
-
Skaner A4 me shtrat të sheshtë
Me 1200x2400dpi, skanon dokumente me madhësi A4 dhe prodhon printime të zmadhuara deri në A0
-
Funksione fleksibël
Funksionet e skanimit, fotokopjimit, përsëritjes së imazheve, printimit të zmadhuar dhe të zvogëluar, ndihmojnë në prodhimin e një game produktesh pa u varur nga skedarët origjinalë dixhitalë
-
Përmasë kompakte
968 x 533 x 245 mm
-
Vetëmbushëse e integruar fletësh
Printim pa ndërprerje mes rulit të letrës dhe letrës së prerë, që mbështet madhësi të ndryshme printimesh për përdorime të ndryshme
-
Mbajtëse ruli pa bosh
Letër ruli që vendoset lehtë, me më pak nevojë për hapësirë
-
Bojë 4-ngjyrëshe me pigment
Bojë me pigment të zi, të kaltërt, rozë dhe të verdhë
-
Paneli i përdorimit me anim
Mundëson një shikim më të mirë të informacionit në panel në të gjitha lartësitë
-
Printim1 dhe skanim direkt nga USB
Mund të funksionojë pa kompjuter
-
Printime me cilësi të lartë
Posterat mund të printohen me bordura minimale, me ngjyra më të plota dhe cilësi më të mirë të imazhit
-
Lidhshmëri efikase
Lidhshmëri me valë me WiFi, printimi portativ mundësohet nga aplikacioni Canon PRINT, i përputhshëm me iOS dhe Android
-
Mbështetja më e mirë për zyra
I jep më shumë vlerë pajisjeve të zyrave me skanim, fotokopjim, shkallëzim dhe printim në përmasa të mëdha me fletë të prera ose rula
-
Vlerësim EPEAT Gold2
Arrini objektivat tuaja të qëndrueshmërisë me paketimin pa EPS, nivel më të ulët të zhurmës gjatë përdorimit dhe 40% përdorim të plastikës së ricikluar
Shkarkoni përmbajtjen
Zbuloni se si printeri Canon imagePROGRAF TC-21M mund të plotësojë nevojat tuaja të printimit dhe skanimit.
Skeda e të dhënave teknike dhe e konfigurimit
Shikoni specifikimet e plota teknike për imagePROGRAF TC-21M.
Ekspozita virtuale
Hidhini një sy ekspozitës virtuale të imagePROGRAF me anë të funksionit të demonstrimit interaktiv.
Mësoni për risitë e Canon që janë të integruara në këta printerë me format të gjerë “Next Standard of Engineering”.
Produkte dhe zgjidhje të ngjashme
-
imagePROGRAF TC-21
Printer tryeze 24” me format të madh, ekonomik, kompakt dhe i qëndrueshëm, ofron cilësi profesionale në hapësira të vogla. Ëshë i përsosur për përdorim në shtëpi dhe zyra të vogla në industrinë e arkitekturës, inxhinierisë dhe ndërtimit, për dyqane të vogla, hoteleri, shkolla, pavarësisht nga kufizimet e buxhetit dhe të hapësirës. -
imagePROGRAF TM-240
Riimagjinoni performancën e printimit me një printer të qëndrueshëm 24-inçësh imagePROGRAF, i cili ofron më pak zhurmë gjatë përdorimit, funksionalitet më intuitiv dhe cilësi printimi të shkëlqyer për zyrat e arkitekturës, inxhinierisë dhe ndërtimit, si dhe për sektorin e shitjeve me pakicë dhe sektorin e arsimit. -
PosterArtist
Krijimi i posterëve, banderolave dhe fletushkave që tërheqin shikimet me ngjyrat vibrante nuk ka qenë kurrë më i lehtë se kaq.
Mësoni se si biznesi juaj mund të përfitojë nga seria e printerëve imagePROGRAF TC
- Shihni "Gjuhët e printerit" tek "Teknologjia e printerit" në specifikime
- EPEAT Gold i regjistruar në SHBA