Risi

Canon imagePROGRAF TC-21

Një printer tryeze 24”, kompakt, ekonomik dhe i qëndrueshëm me format të madh ofron cilësi profesionale në hapësira të vogla. Është i lehtë për t’u përdorur, i përsosur për shtëpitë dhe zyrat e vogla në industrinë e arkitekturës, inxhinierisë dhe ndërtimit, për dyqanet e vogla, hotelerinë, shkollat, pavarësisht nga kufizimet e buxhetit dhe të hapësirës.

Bojë 4-ngjyrëshe me pigment

Cilësi e përmirësuar imazhi1

Përmasë kompakte

968 x 533 x 245 mm

Paneli i përdorimit me anim

Shikueshmëri e përmirësuar në të gjitha lartësitë

Furnizues automatik i integruar i fletëve

Mbështet madhësi të ndryshme të fletëve të prera

Cilësi ekonomike në një dizajn kompakt

Duke ofruar lehtësi në përdorim, printeri kompakt dhe i qëndrueshëm me format të madh dhe me mbështetje hibride shërben për të kaluar me lehtësi nga përdorimet në zyrë në ato shtëpiake, me përputhshmëri softuerike. Ofron një nivel të ri cilësie dhe fleksibiliteti në printimin e vizatimeve CAD, shumëllojshmëri materialesh marketingu në madhësi të ndryshme duke përfshirë postera, banderola, etiketa, zarfe dhe të tjera.

Cilësi e lartë e leverdishme

Falë madhësive të ndryshme të fletëve të prera mund të krijoni një shumëllojshmëri printimesh. Kurseni kohë lidhur me prerjen e posterave të printuara me bordura të zvogëluara. Bojërat me pigment me cilësi të lartë me përpunim të përparuar të imazheve rezultojnë në ngjyra më të plota dhe imazhe më të mprehta1. Si rezultat, ofrohen printime mbresëlënëse pa cenuar cilësinë.

Canon Camera
Canon Camera

Lehtësi në përdorim

Një mbajtës ruli pa bosht dhe procedura e përmirësuar për vendosjen e rulit e lehtësojnë konfigurimin, ndërsa paneli i përdorimit me anim bën të mundur që informacioni të shikohet më me lehtësi nga lartësi të ndryshme. Furnizuesi automatik i integruar i fletëve mundëson pa ndërhyrje printimin me fletë të prera apo me rulin e letrës, si dhe mbështet aplikacione të ndryshme me madhësi të ndryshme të fletëve të prera.

Mbështetje hibride

Shfrytëzoni efikasitetin e punës hibride duke kaluar lehtësisht mes printerëve të shtëpisë dhe të zyrës suaj. imagePROGRAF TC-21 ndan softuerë të tillë si mjetet e dërgimit të punëve (Direct Print Plus, Free Layout Plus etj.) me imagePROGRAF tuaj të zyrës me modele me 5 ngjyra (TZ, TX, TM).

Canon Camera
Canon Camera

Fokus ekologjik

Përmbushni objektivat tuaja të qëndrueshmërisë pasi pajisja ka marrë vlerësimin EPEAT Gold2 për efiçencën e energjisë, paketimin pa polistiren të zgjeruar (EPS) dhe 40% përdorim të plastikës së ricikluar. Shishet plastike të bojës prej 70 ml reduktojnë shpeshtësinë e zëvendësimit të bojës. Niveli i reduktuar i zhurmës gjatë përdorimit e bën ideal për ambiente të qeta.

ZBULONI imagePROGRAF
TC-21M NË SERI

Ju nevojitet edhe skanimi? imagePROGRAF TC-21M me një skaner A4 në format të sheshtë zgjeron funksionet e kopjimit, skanimit, zmadhimin dhe shumë më tepër. Gjithashtu, ofron një gamë më të gjerë përdorimesh.
MËSONI MË SHUMË

EKSPLORONI VEÇORITË KRYESORE TË imagePROGRAF TC-21

Lëvizni mausin mbi elementet ndërvepruese për të zbuluar veçoritë unike që sjellin vlera për printimin tuaj

Shkarkoni përmbajtjen

Zbuloni se si Canon imagePROGRAF TC-21 mund të përmbushë nevojat tuaja të printimit.

Ekspozita virtuale

Hidhini një sy ekspozitës virtuale të imagePROGRAF me anë të funksionit të demonstrimit interaktiv.

Mësoni për risitë e Canon që janë të integruara në këta printerë me format të gjerë “Next Standard of Engineering”.

Virtual showroom

Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

  • imagePROGRAF TC-21M

    Printerët e formatit të madh

    imagePROGRAF TC-21M

    Printeri kompakt dhe i qëndrueshëm 24” i tryezës, me skaner A4 të sheshtë të integruar, ofron funksione fleksibël për përdorim në shtëpi dhe në zyra të vogla në industrinë e arkitekturës, inxhinierisë dhe të ndërtimit, për përdorim në dyqane, hotele e shkolla, pavarësisht buxheteve dhe hapësirave të kufizuara.
  • Printerët e formatit të madh

    imagePROGRAF TM-240

    Riimagjinoni performancën e printimit me një printer të qëndrueshëm 24-inçësh imagePROGRAF, i cili ofron më pak zhurmë gjatë përdorimit, funksionalitet më intuitiv dhe cilësi printimi të shkëlqyer për zyrat e arkitekturës, inxhinierisë dhe ndërtimit, si dhe për sektorin e shitjeve me pakicë dhe sektorin e arsimit.
  • SOFTUER

    Krijimi i posterëve, banderolave dhe fletushkave që tërheqin shikimet me ngjyrat vibrante nuk ka qenë kurrë më i lehtë se kaq.

Mësoni se si biznesi juaj mund të përfitojë nga seria imagePROGRAF TC.

  1. Krahasim me modelin paraardhës, imagePROGRAF TC-20
  2. EPEAT Gold i regjistruar në SHBA