Si u bënë ekspertët e kulinarisë të Miele-s krijues të fuqizuar nga Canon-i

Nga shfaqja përpara kamerave te përdorimi i telekomandës, mësoni se si gjiganti i pajisjeve të kuzhinës, Miele, po i shndërron shefat e vet në krijues kursimtarë, falë zgjidhjeve të Canon-it të ideuara posaçërisht për studion e tyre.

Zbulimi i parajsës ushqimore

Përfytyroni kuzhinën tuaj të ëndrrave. Me shumë gjasë, përmban një produkt Miele. E njohur për pajisjet e saj cilësore dhe të nderuara me çmime, Miele ka qenë një biznes familjar, i cili u shndërrua në prodhues të madh ndërkombëtar që prej vitit 1899. Për një markë 100-vjeçare me një reputacion të jashtëzakonshëm për dizajnin e saj, imazhi është tejet i rëndësishëm në çdo pikë kontakti me klientin, duke përfshirë edhe programin editorial online.

Për të përmirësuar cilësinë e përmbajtjes dixhitale, ekipi i kulinarisë në Zvicër dëshironte të sillte transmetime të drejtpërdrejta me episode, ku klientët të mund të zbulonin se si t'i përdornin sa më mirë produktet me anë të demonstrimeve dhe udhëzuesve të gatimit, njësoj si ato që shihni në televizor. Studios së tyre profesionale, e cila kishte hapësirë për një audiencë të vogël të drejtpërdrejtë, i nevojitej një zgjidhje e përhershme me shumë kamera, që të mund të përdoreshin nga stafi joteknik, duke qenë se dëshironin ta realizonin të gjithë produksionin në studio.

Më parë, kurdo që dëshironin të prodhonin përmbajtje, si p.sh. demonstrimet e gatimit dhe ekspozimet e produktit, ata mbështeteshin tek agjencitë, çka nënkuptonte kosto të larta, rikonfigurime të komplikuara në studio dhe vonesa.

“Me Canon, ne zbuluam mjetin e përsosur për të përmbushur nevojat tona për video dhe fotografi,” shprehet Barbara Märkli, Drejtoresha e Departamentit të Përvojës së Kulinarisë, në Miele AG. “Ne kursejmë nga kostot e agjencive shuma pesëshifrore në euro dhe presim që studioja jonë ta kthejë vlerën e investimit brenda tre viteve të ardhshme.”

Klienti: Miele AG
Vendndodhja: Spreitenbach, Zvicër

“Faktori më bindës për Miele-n ishte saktësia e ngjyrave dhe performanca e kamerës. Është një kompani shumë e përqendruar tek ushqimi, me pritshmëri tepër të larta për sa i përket cilësisë së imazhit.”

Sfida

Duke qenë se Miele Switzerland dëshironte të sillte prodhimin e përmbajtjes në studio, kompania kontaktoi integruesin e sistemit Ganz Supravision për të gjetur një zgjidhje AV më efikase. Për shkak të natyrës së përmbajtjes për ushqimin, cilësia profesionale e imazhit dhe saktësia e ngjyrave ishin kriteret kyç. Duke prodhuar shumë video në muaj, Miele dëshironte të kishte nën kontroll krijimin dhe të përdorte specialistët e vet të kulinarisë dhe ekspertët e prodhimit, prandaj teknologjia duhet të ishte e thjeshtë për t’u kuptuar. Përpara Canon-it, ata përdorën palë të treta që ofronin mbështetje me produksionin, të cilët kërkonin të paktën një ditë për konfigurimin dhe një gjysmë dite tjetër për çmontimin.

Zgjidhja

Me mbështetjen e Ganz Supravision të drejtuar nga Christian Mossner, Miele vendosi të përdorte një paketë gjithëpërfshirëse me gamën e plotë të kamerave Cinema (C70), Hybrid (R5C) dhe PTZ (CR-N300 dhe CR-N500) nga Canon, si dhe një telekomandë RC-IP100. E lidhur me NDI dhe kabllo të integruara, kontrolli i kamerës është i centralizuar dhe plotësisht i mbështetur nga Canon. Me vlera të tilla si cilësia e jashtëzakonshme dhe teknologjia intuitive funksionale, Canon ka kombinimin e përsosur për Miele.

“Ne kursejmë nga kostot e agjencive shuma pesëshifrore.”

Nga kuzhina te kamera

“Para se të dilja përpara kamerave si shef, isha paksa i shqetësuar për përdorimin e një kamere profesionale”, thotë Benoît Croset. “Por tani, pas trajnimit me Christian-in, mund ta përdor lehtësisht kamerën PTZ. Është tejet e thjeshtë në përdorim.”

Benoît-i është një nga shefat dhe specialistët e pajisjeve Miele, i cili tani drejton dhe prodhon shfaqjet e veta të gatimit pas kamerave, së bashku me shef Marco-n.

Falë përvojës me demonstrimet e gatimit, ata e dinë me saktësi se çfarë ndodh në mendjen e prezantuesve dhe se si produksioni duhet të jetë mjaftueshëm fleksibël për të punuar me ta, ndërkohë që vijojnë të vendosin në qendër të procesit të gatimit përdorimin e pajisjeve të tyre.

Gatimi në transmetim të drejtpërdrejtë është i paparashikueshëm. Ekipi ka nevojë për pajisje që i lejon ata të reagojnë instiktivisht ndaj daljeve nga skenari. Për shembull, nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit kur nxirrni gatimin nga furra, është e rëndësishme të keni gati një kamerë PTZ në një zonë tjetër. Askush nuk dëshiron ta shohë atë picën e djegur në plan të parë.

“Do të theksoja teknologjinë moderne, përdorimin e jashtëzakonshëm dhe performancën e qëndrueshme të Canon-it.”

Ne hamë fillimisht me sy

Për Christian Mossner, një prej CEO-ve të Ganz Supravision AG, autenticiteti i markës përcillet më shumë nëpërmjet specialistëve të studios që e njohin historinë, teknologjinë dhe procesin nga brenda-jashtë. Ai shprehet: “Faktori më bindës për Miele-n ishte saktësia e ngjyrave dhe performanca e kamerës. Është një kompani shumë e përqendruar tek ushqimi, me pritshmëri tepër të larta për sa i përket cilësisë së imazhit.”

Rezultati? Emisione marke gatimi, që duken siç duhet në televizor, të gjitha të prodhuara në studio nga shefa të shndërruar në krijues. Qoftë para apo prapa objektivit të kamerës, ekipi i Miele Swiss po vërteton se prodhimi i videove në studio është tashmë një realitet. Christian-i beson se “do të ketë shumë kompani të tjera që do të bëjnë të njëjtën gjë, pasi do jenë duke mësuar nga Miele.”

Për Barbara-n, qershia mbi tortë është “teknologjia moderne, përdorimi i jashtëzakonshëm dhe performanca e sigurt e Canon-it.”