Hero Image
Blank-Rect Image

Canon DP-V3120

Ekran reference profesional 31-inçësh 4K HDR

Specification Intro

Kapacitet i jashtëzakonshëm

Canon DP-V3120 është një ekran reference profesionale 31-inçësh 4K HDR i cili ofron ndriçim ekrani të plotë 2000 cd/m2 dhe raport kontrasti 2 000 000:1 me saktësi dhe koherencë të jashtëzakonshme, së bashku me funksione të zgjeruara asistimi të monitorimit në HDR. DP-V3120 është ideal për cikle profesionale pune në HDR.

Shikoni specifikimet e plota

Ndriçim ekrani të plotë në 2000 cd/m2, 2 000 000:1 raport kontrasti

"Canon DP-V3120" ofron një ndriçim të pabesueshëm prej 2000 cd/m2 të ekranit të plotë, duke ju dhënë një fleksibilitet më të lartë për të krijuar përmbajtje mahnitëse në diapazon të lartë dinamik (HDR). Me sistemin e fjalës së fundit të teknologjisë të ndriçimit të pasmë të zhvilluar nga "Canon", algoritmin preciz të kontrollit të LED dhe një procesim të avancuar të figurës, DP-V3120 arrin të realizojë një nivel minimal të zeze prej 0,001 cd/m2 dhe një raport të jashtëzakonshëm kontrasti prej 2 000 000:1, duke garantuar riprodhim të saktë të detajeve në hije dhe pjesë të ndriçuara më të shndritshme.

Full-screen brightness

Cilësi e përpiktë figure me fleksibilitet për të gjitha kërkesat e prodhimit

Riprodhimi i përpiktë i figurës është i rëndësishëm për monitorimin e duhur në HDR. DP-V3120 mund të arrijë me saktësi riprodhim të grive në gradacion të plotë nga ndriçimi i ulët në ndriçim të lartë, si dhe kryesoret R, G, B të nxjerrin nivelin e duhur të ndriçimit. Ky nivel saktësie ofron konfidencë më të lartë për menaxhimin e cikleve të punës me masterizim në HDR.

Me mbështetje për gamë të zakonshme 2,2; 2,4; 2,6 dhe ITU BT.1886, si dhe funksionet e transferimit elektrooptik për HDR (EOTF) SMPTE ST.2084 dhe ITU-R BT.2100 (HLG), modeli DP-V3120 mbështet edhe fusha ngjyrash BT.2020 edhe DCI-P3 me riprodhim besnik dhe koherent të ngjyrave për t'iu përgjigjur kërkesave të prodhimit në SDR dhe HDR.

Accurate image quality

Funksione të zgjeruara monitorimi HDR



"Canon DP-V3120" ofron funksione të zgjeruara monitorimi HDR, të cilat u mundësojnë përdoruesve të paraqesin parametra të sinjalit HDR si p.sh. të bardhën referencë HDR, nivelet e sinjalit dhe ndriçimin e ekranit për optimizim të saktë të sinjalit.

Funksionim i qëndrueshëm dhe i qetë

Sistemi novator i ndriçimit të pasmë i "Canon" me LED tejet efikase dhe një mekanizëm ftohjeje të projektuar rishtas, mundëson dhe ruan një nivel të lartë e të vazhduar ndriçimi, edhe në 2000 cd/m2. Ky mekanizëm ftohjeje i projektuar rishtas arrin funksionim të qetë me ndriçim të lartë, ideal për ambiente si p.sh. salla montazhi.

Për më tej, sistemi novator i ndriçimit të pasmë nga "Canon" përdor një grup sensorësh ekrani të plotë për të monitoruar performancën e sfondit, ndërsa përdor një teknologji inteligjente vetëkorrigjimi për të ruajtur dhe rregulluar saktësinë e figurës gjatë punës.

Reliable and quiet operation

Ndërfaqe dhe përdorim i avancuar

DP-V3120 vjen me ndërfaqe 12G-SDI për t'iu përshtatur sistemeve më të fundit të produksionit në 4K, duke mundësuar një sinjal 4K në një kabllo të vetme SDI. Me katër terminale ndërfaqeje 12G-SDI, ekrani mund të përballojë disa sinjale 4K, ndërsa ka mundësi të ofrojë ndarje figure në 4 ekrane, një figurë të vetme 4K ose një figurë të vetme 8K (të paraqitur në 4K).

DP-V3120 mbështet "Payload ID" për të identifikuar karakteristikat e bartjes së sinjalit, ndërsa funksioni "Auto Setting" mundëson ndërrimin automatik të cilësimeve të ekranit [Picture Mode]. Për më tej, funksionet e monitorimit të sinjalit i bëjnë të mundur DP-V3120 të identifikojë gabime në sinjal, si p.sh. mungesën apo renditjen e gabuar të sinjaleve 2SI dhe gabimet CRC.

Advanced interface and operability

Kontrolli nga larg



DP-V3120 mund të telekomandohet nëpërmjet lidhjes LAN duke përdorur një kompjuter apo tabletë që mundëson hapjen e menysë si dhe të informacioneve të ndryshme të ekranit.

Specifikimet

4K

4K

Rezolucion (4096×2160)

UHD

UHD

Rezolucion (3840×2160)

DCI

DCI

Rezolucion (2048×1080)

Supporting HDR standards

Mbështetje për standardet HDR

ITU-R BT.2100 dhe SMPTE ST 2084

12G-SDI

12G-SDI

Mbështet 4 x 12G-SDI

Shikoni specifikimet e plota

Specification-Icons - Header Image
What's In The Box

Çfarë ka në kuti

Njësia kryesore e ekranit DP-V3120

Kordon elektrik AC HT-21(EU)

Kapësja e kordonit të energjisë AC HC-01

Udhëzuesi i parametrizimit

Produktet e lidhura

  • Canon
  • Paraqitje videoje UHD 4K DP-V3120