Canon imageFORMULA DR-6030C

imageFORMULA DR-6030C

Skaneri imageFORMULA DR-6030C i Canon, ultra-kompakt dhe me shpejtësi të lartë, me prodhim A3 ofron besueshmëri dhe fleksibilitet të shkëlqyer: ideal në zyra të centralizuara ose të largëta ose në zyra të skanimit të specializuar.

DR-6030C

Përfitimet

  • Skaner ultra-kompakt i prodhimit A3
  • Skanim me shpejtësi të lartë më ngjyrë (60fnm portret / 80fnm tablo)
  • Tipare të përparuar të përpunimit të imazhit
  • Sistem i transportit të letrës ultra i besueshëm
  • Efektshmëri e energjisë udhëheqëse e kategorisë
  • Njësi e Skanimit me Shtratin e Shtrirë 101 Opsionale
  • Kofax VRS i përfshirë

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageFORMULA DR-6030C

Shpejtësi dhe efektshmëri e jashtëzakonshme


Mjediset e ngarkuar të punës do të rrisin shpejt rendimentin e tyre me shpejtësitë e skanimit të lartë të DR-6030C. Teknologjia e përparuar me tre linja e sensorit CMOS CIS të Canon dhe procesi i transferimit të skedarit të imazhit të ngjeshur JPEG lejon shpejtësitë e skanimit me ngjyrë deri në 80 fnm (tablo.)

I krijuar kompakt


DR-6030C është mes skanerave të prodhimit A3 më kompaktë - ideal në departamentë të zyrave të korporatës ose zyra të degëve më të vogla që kanë hapësirë të kufizuar të tryezave. Përdoruesit e skanerit do të vlerësojnë krijimin e leverdisshëm të tij me futje të dokumentit dhe dalje nga përpara, për përdorimin e leverdisshëm dhe të rehatshëm të tij.

Rendiment i shkëlqyer dhe cilësi e lartë e imazhit


DR-6030C rregjistron imazhe të saktë me cilësi të lartë skanim pas skanimi. Me tre modalitetë të përkushtuar të krijuar për të përmirësuar tekstin dhe për të hequr sfondet e errët ose të modeluar, DR-6030C riprodhon imazhe të qartë, të lexueshëm, të optimizuar për aplikacione OCR ose për nxjerrjen e automatizuar të të dhënave. Tipare shtesë si Zbulimi Automatik i Ngjyrave, Madhësia Automatike dhe Korrigjimi i Pjerrësisë, Korrigjimi i Orientimit të Tekstit dhe Heqja e Personalizuar e Ngjyrës përmirëson më tej cilësinë dhe vazhdimësinë e imazhit.

Trajtimi pa probleme i letrës


I ndërtuar në të njëjtin sistem të qëndrueshëm të transportit të letrës si parardhësi i tij udhëheqës në treg DR-5010C, DR-6030C mund të trajtojë në mënyrë të besueshme deri në 10.000 skanime në ditë. Sistemi i rulit me saktësi të lartë lejon futjen pa bllokim të një sfere të gjërë dokumentësh: nga media A3 dhe karta plastike në dokumentë deri në 3 m të gjatë. Një rrugë e letrës e përzgjedhje e drejtë e bën të lehtë skanimin e objekteve deri në 546 g/m² të trashë.

Efektshmëri udhëheqëse e energjisë


DR-6030C është skaneri i prodhimit më i efektshëm në energji në kategorinë e tij, duke përdorur vetëm 46W energji kur skanon - duke ju kursyer para dhe duke ju ndihmuar që të beheni më miqësor ndaj mjedisit.

Program kompjuterik i fuqishëm


DR-6030C vjen i shoqëruar me CapturePerfect të Canon dhe me Paketën e Programi Kompjuterik të Krijuesit CapturePerfect (SDK) për integrime të personalizuar të thjeshtë. Kofax VRS - programi kompjuterik udhëheqës i industrisë për përpunimin e imazhit -- është gjithashtu i përfshirë për sigurinë e shtuar të cilësisë së imazhit.

Mundësia e shtratit të shtrirë


Për gjithanshmëri shtesë, DR-6030C është plotësisht i pajtueshëm me Njësinë e Shtratit të Shtrirë 101 opsionale, për skanimin e dokumentëve të lidhur dhe të brishtë.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageFORMULA DR-6030C, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Scanning speed A4 (single sided)

Shpejtësia e skanimit A4 (në një anë)

Automatic document feeder

Futës automatik i dokumentit

Daily Scanning Volume

Vëllimi i përditshëm i skanimit

A3

Skanimi në A3 në të dy anët

icon

Skanimi efikas në grup

USB connection

Cilësi e përmirësuar e imazhit

  • Skaneri

  • Dokumentacionet

  • Disku i parametrizimit

  • Disku Kofax VRS

  • Kabëll energjie

  • Kabllo USB

  • Njësia e drejtimit të nxjerrjes së dokumentit

  • Coha e pastrimit

Softueri i përfshirë

Mësoni më shumë mbi softuerët e përfshirë me këtë skaner.

Aplikacionet e Canon

capture_perfect.jpg

Capture Perfect

Një aplikacion i fuqishëm që ju lejon të skanoni me shpejtësi dhe me efikasitet dokumente në grupe. Ai ofron opsione të përparuara për rezultatin bashkë me pamjet në shumë dritare dhe në miniaturë.

  • Merrni gjithmonë dokumente dixhitale me precizion të lartë me një gamë veçorish që drejtojnë faqet, që përmirësojnë lexueshmërinë dhe qartësinë
  • Skanoni drejtpërdrejt në email, PDF, skedarë ose prezantime me prekjen e një butoni
  • Regjistroni punët rutinë dhe modifikoni, risistemoni ose menaxhoni me lehtësi skedarët
  • Mbështetja e Kofax VRS

Përputhshmëria: Windows

Mësoni më shumë >

Aplikacionet nga zhvillues të tjerë të softuerëve

Kofax VRS

Softueri i përpunimit të imazheve VRS, kryesor në këtë industri, zvogëlon kohën e duhur për përgatitjen manuale të dokumenteve, përmirëson cilësinë e imazheve të skanuara dhe maksimalizon rendimentin e skanerëve me vëllime të larta. Përmirësimi i lexueshmërisë dhe vlerat më të larta të njohjes OCR rrisin produktivitetin.
Përputhshmëria: Windows

Paketa e zhvilluesve të softuerëve

BSDP

Programi ynë për zhvilluesit e zgjidhjeve të biznesit (BSDP) është i përcaktuar për t'ju dhënë akses në një gamë informacionesh teknike për të ndihmuar në zhvillimin e aplikacioneve për gamën e produkteve të biznesit. Për më shumë informacione për paketat tona SDK, vizitoni faqen e uebit të Programit të zhvilluesve të Canon.