DR-6030C

Canon imageFORMULA DR-6030C

Skaner kompakt i prodhimit A3 për skanimin e besueshëm më cilësi të lartë.

Përfitimet

  • Skaner ultra-kompakt i prodhimit A3

  • Skanim me shpejtësi të lartë më ngjyrë (60fnm portret / 80fnm tablo)

  • Tipare të përparuar të përpunimit të imazhit

  • Sistem i transportit të letrës ultra i besueshëm

  • Efektshmëri e energjisë udhëheqëse e kategorisë

  • Njësi e Skanimit me Shtratin e Shtrirë 101 Opsionale

  • Kofax VRS i përfshirë

Veçoritë e detajuara

  • Shpejtësi dhe efektshmëri e jashtëzakonshme

    Mjediset e ngarkuar të punës do të rrisin shpejt rendimentin e tyre me shpejtësitë e skanimit të lartë të DR-6030C. Teknologjia e përparuar me tre linja e sensorit CMOS CIS të Canon dhe procesi i transferimit të skedarit të imazhit të ngjeshur JPEG lejon shpejtësitë e skanimit me ngjyrë deri në 80 fnm (tablo.)

  • I krijuar kompakt

    DR-6030C është mes skanerave të prodhimit A3 më kompaktë - ideal në departamentë të zyrave të korporatës ose zyra të degëve më të vogla që kanë hapësirë të kufizuar të tryezave. Përdoruesit e skanerit do të vlerësojnë krijimin e leverdisshëm të tij me futje të dokumentit dhe dalje nga përpara, për përdorimin e leverdisshëm dhe të rehatshëm të tij.

  • Rendiment i shkëlqyer dhe cilësi e lartë e imazhit

    DR-6030C rregjistron imazhe të saktë me cilësi të lartë skanim pas skanimi. Me tre modalitetë të përkushtuar të krijuar për të përmirësuar tekstin dhe për të hequr sfondet e errët ose të modeluar, DR-6030C riprodhon imazhe të qartë, të lexueshëm, të optimizuar për aplikacione OCR ose për nxjerrjen e automatizuar të të dhënave. Tipare shtesë si Zbulimi Automatik i Ngjyrave, Madhësia Automatike dhe Korrigjimi i Pjerrësisë, Korrigjimi i Orientimit të Tekstit dhe Heqja e Personalizuar e Ngjyrës përmirëson më tej cilësinë dhe vazhdimësinë e imazhit.

  • Trajtimi pa probleme i letrës

    I ndërtuar në të njëjtin sistem të qëndrueshëm të transportit të letrës si parardhësi i tij udhëheqës në treg DR-5010C, DR-6030C mund të trajtojë në mënyrë të besueshme deri në 20.000 skanime në ditë. Sistemi i rulit me saktësi të lartë lejon futjen pa bllokim të një sfere të gjërë dokumentësh: nga media A3 dhe karta plastike në dokumentë deri në 3 m të gjatë. Rruga e drejtpërdrejtë dhe e zgjedhshme e letrës e bënë të lehtë skanimin e artikujve deri në 546 g/m² të trashë.

  • Efektshmëri udhëheqëse e energjisë

    DR-6030C është skaneri i produksionit më efikas nga aspekti i energjisë në kategorinë e vet, përdor vetëm 41.1W energji kur skanon – duke ju kursyer para dhe duke ju ndihmuar të bëheni më ekologjikë.

  • Program kompjuterik i fuqishëm

    DR-6030C vjen me Kofax VRS, programin lider të sektorit në përpunimin e figurës, i cili përfshihet gjithashtu për siguri të mëtejshme në cilësinë e figurës.

  • Mundësia e shtratit të shtrirë

    Për gjithanshmëri shtesë, DR-6030C është plotësisht i pajtueshëm me Njësinë e Shtratit të Shtrirë 101 opsionale, për skanimin e dokumentëve të lidhur dhe të brishtë.

Specifikimet

  • Shpejtësia e skanimit A4 (në një anë)

  • Futës automatik i dokumentit

  • Nga 10.000 në 20,000 skanime/ditë

  • Skanimi në A3 në të dy anët

  • Cilësi e përmirësuar e imazhit

Softueri i përfshirë

Mësoni më shumë mbi softuerët e përfshirë me këtë skaner.
  • CaptureOnTouch Pro

    CaptureOnTouch Pro

    Ky skaner vjen me CaptureOnTouch Pro, softueri i skanimit i lehtë në përdorim dhe me cilësi profesionale nga Canon. Regjistroni dhe klasifikoni me lehtësi skanime në grupe, integroni skanerin tuaj Canon me flukset e punës dhe dokumenteve dhe biznesin tuaj, dhe rritni produktivitetin tuaj.

    Pajtueshmëria: Windows

    Mësoni më shumë >

  • Kofax VRS

    Softueri i përpunimit të imazheve VRS, kryesor në këtë industri, zvogëlon kohën e duhur për përgatitjen manuale të dokumenteve, përmirëson cilësinë e imazheve të skanuara dhe maksimalizon rendimentin e skanerëve me vëllime të larta. Përmirësimi i lexueshmërisë dhe vlerat më të larta të njohjes OCR rrisin produktivitetin.
    Përputhshmëria: Windows

  • Canon Developer Programme është i dedikuar për t'ju dhënë akses në një gamë informacionesh teknike për të ndihmuar në zhvillimin e programeve për gamën tonë të produkteve të biznesit. Për më shumë informacione për paketat tona SDK, vizitoni faqen e uebit të Programit të zhvilluesve të Canon.

Shkarkoni përmbajtjen

Nga kursimi i kohës me skanim në grup deri te përmirësimi i qëndrueshmërisë, zbuloni përfitimet e plota të imageFORMULA DR-6030C.

Fleta e të dhënave

Shikoni përfitimet e plota të skanerit profesional, të sigurt, të besueshëm e të shpejtësisë së lartë imageFORMULA DR-6030C.

Aksesorët përkatës