Canon PIXMA G2416

Një printer shumëfunksional kompakt, i sigurt dhe me rimbushje, ideal për shtëpi apo në zyrë, me bojëra të rendimentit të lartë për printime produktive me kosto të ulëta.

Rendimente të pabesueshme të faqeve

Përfitoni printim produktiv dhe me kosto tejet efikase me rendiment të lartë* deri në 6000 faqe nga shishja e bojës së zezë ose deri në 7000 faqe duke përdorur një komplet shishesh me ngjyra.

Printime me cilësi të lartë

Printoni me cilësi të lartë duke përdorur teknologjinë FINE të Canon dhe sistemin e bojës hibride me pigment të zi për dokumente të mprehta dhe me bazë ngjyrash për foto pa kornizë deri në formatin A4.

Kompakt, shumëfunksional dhe i sigurt

Ky printer kompakt të-gjitha-në-një me printim, fotokopjim dhe skanim menaxhon volume të mëdha printimi me lehtësi falë sistemit të qëndrueshëm të bojës FINE. Ideal për në shtëpi ose në zyra të vogla.

Përdorimi me lehtësi

Shijoni lidhje të shpejtë e të lehtë me USB në kompjuterin tuaj dhe përdorim të lehtë falë ekranit të saj LCD mono 3 cm (1,2”) i cili bën të mundur zgjedhjen e lehtë të disa fotokopjeve dhe komandave me butona.

Printime krijuese

Printojini me lehtësi fotot tuaja në mënyra të reja e krijuese, me anë të softuerit My Image Garden, që përmban dhe njohje të fytyrave që të mund t’i kërkoni me lehtësi fotografitë në kompjuter.

Specifikimet

  • Rendiment i lartë i faqeve

  • Kuti boje të integruara

  • Sistem boje hibride

  • Printimi pa bordura

  • Ndezja automatike

  • Tekst i zi i mprehtë

  • Furnizuesi i pasmë i letrave

  • LCD 1,2”

pixma g2411
pixma g2411
pixma g2411

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për printime me volum të lartë, me kosto të ulëta – thjesht vendosni letër dhe materiale fotografike.

  • Printer shumëfunksional – PIXMA G2416

  • 4 shishe boje rendimenti të lartë (1 x BK/C/M/Y)

  • Kordoni elektrik

  • Disku CD-ROM i konfigurimit

  • Manualet dhe dokumentet e tjera

Produktet e lidhura

  1. *Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar. Rendimentet e faqeve nuk duhet të kombinohen.