Printerët për zyra të vogla

Canon Seria MAXIFY MB5150

Printer shumëfunksional, me bojë, me ngjyra, robust, me mbështetje për lidhje portative dhe në retë kompjuterike.

Përfitimet

  • Produktivitet me shpejtësi me 24 ipm në mono, 15,5 ipm me ngjyra

  • Printimi pa tela për smartfonë dhe tabletë

  • Mundësia e lidhjes në renë kompjuterike: skanimi në renë kompjuterike ose në email

  • Rendimente të larta të bojës: 2500 faqe në mono/1500 faqe me ngjyra

  • Kapaciteti i lartë me 250 fletë dhe D-ADF me 50 fletë

Veçoritë e detajuara

  • Produktiviteti i madh në një zyrë të vogël

    Një printer, skaner, fotokopjuese dhe faks me veçori të plota për zyrat e vogla që kërkojnë një cilësi të shkëlqyer printimi në mono dhe me ngjyra dhe një përdorim ekonomik. Bojërat me pigment DRHD rezistente ndaj shënimit dhe fërkimit sigurojnë ngjyra të thella, të zeza të forta dhe tekste të qarta. Seria Canon MAXIFY MB5150 printon në A4 me një shpejtësi të jashtëzakonshme me 24 ipm në mono dhe 15,5 ipm me ngjyra, dhe koha e daljes së faqes së parë (FPOT) është vetëm 6 sekonda, ndërkohë që skanimi në dy anë me një kalim të vetëm do të thotë se mund të skanoni me shpejt se ndonjëherë më parë.

  • Kursime të shkëlqyera në printim

    Nga konsumi i ulët i energjisë me vetëm 0,2 kWh (TEC) e deri te fishekët e bojës me ngjyra me zëvendësim individual, kursimet kanë gjithmonë përparësi. Fishekët e bojës së zezë sigurojnë një rendiment ISO me 2.500 faqe dhe ata me ngjyra 1.500 faqe, duke lejuar që të punoni me më pak ndërprerje në zyrën tuaj. Paketa e shumëfishtë opsionale me 4 ngjyra ofron efektivitet edhe më të lartë në printim.

  • Rritje e produktivitetit dhe lehtësi përdorimi

    Printimi, kopjimi, skanimi ose dërgimi i fakseve është i thjeshtë me ekranin e madh me prekje me ngjyra TFT 8,8 cm (3,5”) të serisë Canon MAXIFY MB5150 dhe ndërfaqen e përmirësuar të përdoruesit. Përveç furnizuesit me kapacitet të lartë me 250 fletë dhe furnizuesit automatik të dokumenteve me 50 fletë, printimi në dy anë dhe mbështetja për një larmi madhësish dhe lloje të letrës - nga letra e thjeshtë A4 e deri tek etiketat, zarfet, letra fotografike si dhe kopjimi i katrave të identitetit me dy anë - e bën më të lehtë punën me aktivitetet e zakonshme të printimit në zyrë.

  • Gati për pajisjet celulare, për renë kompjuterike dhe për punë

    Mbështetja për Google Cloud Print, Apple AirPrint (iOS), Mopria dhe aplikacionin Canon PRINT siguron printimin dhe skanimin me shpejtësi dhe me lehtësi nga pajisjet celulare. Mund të printoni nga reja kompjuterike si dhe të skanoni dhe të ruani dokumente në shërbimet më të njohura të resë kompjuterike, përfshirë Google Drive, Dropbox, Evernote, OneNote, OneDrive dhe Concur. Modaliteti i Pikës së aksesit do të thotë se përdoruesit e pajisjeve celulare mund të lidhen me printerin pa një rrjet Wi-Fi.

  • Aftësi të zgjeruara të monitorimit dhe të mirëmbajtjes

    Filtrimi i adresa IP do të thotë se mund t'u jepet akses vetëm disa përdoruesve të caktuar, ndërkohë që mbështetja e emailit me SMTP lejon skanimin tek emaili në mënyrë të sigurt. Administratorët e sistemit mund të konfigurojnë me shpejtësi dhe me lehtësi printerin dhe të kufizojnë veprime të caktuara, si p.sh. skanimin te USB-ja.

  • Integrimi me lehtësi në rrjet

    Përputhshmëria e Protokollit të menaxhimit të lehtë të rrjetit (SNMP) e bën më të lehtë integrimin e printerit në një rrjet ekzistues të zyrës. Standardi SNMP bën të mundur një gamë të gjerë të funksioneve të monitorimit dhe të mirëmbajtjes, duke përfshirë nivelet e bojës, statusin e gabimeve dhe numërimet e faqeve.

Specifikimet

  • Printimi i parë për 6 sekonda

  • Skanon të dyja anët e dokumentit

  • Kopjim automatik i shumë faqeve

  • Përdor dhe ndaj pa tela

  • Trajtim produktiv i letrës

  • Ekran me prekje 8,8 cm (3,5") i lehtë në përdorim

  • Ngarkon dokumente në shërbimet e resë kompjuterike

  • Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar

Çfarë ka në kuti

  • Seria MAXIFY MB5150

  • Kablloja elektrike

  • Montimi i kutive të bojës

  • CD konfigurimi për Windows (drajverat Mac gjenden online)

  • Manualet

  • Kabëll për linjë faksi/telefoni