Canon EF 28mm f/2.8 IS USM

Me Stabilizuesin e integruar të imazhit dhe një hapje të diafragmës f/2.8, kjo është një lente me kënd të gjerë e shkëlqyer për të gjitha situatat.

Përfitimet

  • Lentë me kënd të gjërë 28mm (e barasvlefshme me 45mm në sensorët e madhësisë APS-C).

  • Hapje maksimale e shpejtë f/2,8.

  • Stabilizues i Imazhit deri në katër ndalesa.

  • Mekanizmi i fokusimit automatik ultrasonik.

  • Hapja rrethore për mjegullimin e butë të sfondit.

  • Veshjet Super Spectra pakësojnë shkëlqimin.

Veçoritë e detajuara

  • Lentë me cilësi të lartë me kënd të gjërë

    Lentë kryesore me kënd të gjërë 28mm që ofron një kënd të shikimit 75°në DSLR-të me kuadër të plotë. Në kamerat EOS me sensorë të madhësisë APS-C, ajo bëhet një lentë e shkëlqyeshme standarde, duke siguruar shikimin e barasvlefshëm me një lentë 45mm në një kamera me kuadër të plotë.

  • Rregjistroni në kushte me dritë të paktë

    Një hapje maksimale prej f/2,8 lejon fotografinë duke e mbajtur kamerën në duar në dritën në dispozicion pa përdorimin e blicit. Stabilizimi i imazhit lejon shpejtësitë e shkrehësit deri në katër ndalesa më ngadalë se normalja që të përdoren pa rrezikun e tronditjes së kamerës.

  • Fokusim automatik i shpejtë, i qetë

    Motorri i fokusimit automatik ultrasonik (USM) të Canon siguron fokusimin e shhpejtë, pothuajse të qetë. Kapërcimi me fokusimin me dorë gjatë gjithë kohës lejon rregullimin e mirë pa ndryshuar modalitetet e fokusimit.

  • Fokusimi nga afër

    Afrojuni pranë subjektit tuaj deri në 0,23m dhe shijoni një këndvështrim dramatik të këndit të gjërë.

  • Dizajn që kursen hapësirën

    Me peshë vetëm 260g dhe madhësi 68,4mm x 51,5mm, EF 28mm f/2,8 IS USM është një lentë që mund t'a merrni kudo. E shkëlqyeshme për fotografi të udhëtimeve, peisazheve dhe dokumentarëve.

  • E krijuar për cilësi të shkëlqyer të imazhit

    Një hapje rrethore me shtatë thika siguron një buqetë të bukur, ndërsa veshjet Super Spectra pakësojnë shkëlqimin. Dizajn e lentës EF 28mm f/2,8 IS USM kryesore klasike minimizon shtrembërimin dhe gabimet, që mund të ulin cilësinë e imazhit.

  • Fusha e përdorimit

    E përsosur për përdorime të fotografisë së peisazheve e udhëtimit dhe reportazheve, kur një sferë e këndit të gjërë të shikimit lejon rregjistrimin dramatik nga afër.

Related Accessories

  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.
  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 25 II

    Ky tub zgjatimi 25mm vendoset mes trupit të kamerës dhe objektivit, duke mundësuar afrim të mëtejshëm makroje dhe fokusimi për objektivin ndërsa ruan formën elektronike.
  • Aksesor objektivi

    Qafore objektivi EW-65B

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.
  • Aksesor objektivi

    Tapë lenteje E-58II

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Filtër polarizues rrethor PL-C B 58mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 58mm të fijes të filtrit.
  • Aksesor objektivi

    Filtër mbrojtës objektivi 58mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    ND4-L 58mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 2 ndalesa. Për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    ND8-L 58mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 3 ndalesa. Për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    Objektiv për afër 250D 58mm

    Bashkohet me lenten e kamerës tuaj, duke ju lejuar t'i shkoni më afër objekteve të vogla. Bën për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    Çantë objektivi LP1014

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.
  • Aksesor objektivi

    Adaptor Macrolite 58C

    Lejon që blicet Canon Macro twin lite ose Macro ring lite të përdoren me lente që kanë një diametër filtër-fije prej 58mm.
  • Objektiva këndgjerë

    Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.
    Mësoni më shumë