Objektiva për DSLR

Canon EF 14mm f/2.8L II USM

Një lente e serisë L me kënd ultra të gjerë dhe një model me precizion të lartë me një dizajn drejtvizor për korrigjimin e shformimeve.

Përfitimet

  • Ndërtimi L-series me vulosje pluhuri dhe lagështire

  • Aperturë e madhe f/2.8

  • Elemente lentesh asferike dhe UD

  • Fokusimi automatik Ring USM me mbivendosje fokusimi manual me kohë të plotë

  • Apertura rrethore

  • Veshjet Super Spectra ulin hijezimin dhe flakërimin

Veçoritë e detajuara

  • Një perspektivë e veçantë

    Duke mbuluar një fushë pamje që të merr frymën prej 114°, EF 14 mm f/2.8L II USM e kalon perspektivën njerëzore. Ideal për kapjen e brendësive të vogla, subjekte të mëdha në distanca të afërta ose tabllo dramatike, kjo lente mjaft shprehëse mund të përdoret gjithashtu për të krijuar një sens të fortë veçimi midis subjekteve të afërta dhe sfondit.

  • Konstruksion L-series

    Si të gjitha lentet e L-series, EF 14 mm f/2.8L II USM kombinon optikën me precizion me cilvsinë e ndërtimit të patejkalueshme, qëndrueshmërinë dhe lehtësinë në përdorim. Vulosjet e pluhurit dhe lagështirës ofrojnë mbrojtje të avancuar nga elementet, madje edhe në kushtet e egra të motit.

  • Aperturë e madhe f/2.8

    Një aperturë maksimale prej f/2.8 lejon fotografim të shpejtë pa blic në ambientet me dritë të dobët, plus thellësi të mirë në kontrollin e fushës.

  • Elemente asferike dhe UD

    Për performancë vizuale optimale, lentja përfshin dy lloje elementesh të veçantë: elementet asferik për të korrigjuar aberracionet asferike dhe elementet Super UD (ultra-low dispersion) për të eleminuar aberracionet kromatike sekondare. Rezultati është gjallërues, cilësi imazhi me kontrast të lartë dhe e pashtrembëruar deri te periferitë e kuadrit.

  • Fokusimi automatik Ring USM me mbivendosje manuale

    Sistemi i fokusimit automatik unazë USM të Canon ka dridhje me frekuenca ultra-sonike për funksionim të shpejtë, të saktë dhe virtualisht të qetë me moment përdredhjeje mbajtës të shkëlqyer. Mbivendosja e fokusimit manual me kohë të plotë, nëpërmjet një unaze të madhe që nuk rrotullohet gjatë fokusimit automatik, u lejon fotografëve që të fillojnë akordimin e mirë të fotos në mënyrë të menjëhershme.

  • Veshje Super Spectra

    Veshjet Super Spectra ndihmojnë që të sigurojnë ekuilibrim të saktë të ngjyrave dhe kontrast të lartë dhe shuajnë flakëzimin dhe hijezimin duke thithur dritën që mund të reflektohet nga elementet e brendshme të lentes dhe sensorët digjital EOS.

  • Apertura rrethore

    Një aperturë rrethore jep bokeh të butë, me pamje të rrafshët (turbullim sfondi) - ideal për izolimin e objekteve me aperturë të madhe ose portretet imponuese.

  • Pajisjet shtesë

    EF 14 mm f/2.8L II USM ka një mbulesë të integruar si petal për të mbrojtur elementin e përparmë të lentes, të përmirësojë kontrastin dhe parandalojë skicimin. Kapaku i lentes dhe kutia e butë futnizohen.

Aksesorët përkatës

  • Aksesor objektivi

    Tapë Lenteje 14

    Mbron elementin përpara të lentes EF 14mm f/2.8L II USM.
  • Aksesor objektivi

    Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Çantë e butë objektivi LP1016

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.
  • Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

    Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.
    Gjeni lenten tuaj të përsosur

    Objektiva këndgjerë

    Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.
    Mësoni më shumë