TEKNIKA PËR VIDEO

Krijimi i dokumentareve: një udhëzues me hapa për të filmuar si profesionist

Filmografi i dokumentareve i nderuar me çmime dhe përfaqësues nderi i Canon, Joel Santos, ndan këshillat e tij kryesore për rrëfimtarinë me video.
Përfaqësuesi i nderit i Canon, Joel Santos, ulur mes fierit në një pyll me kamerën e tij Canon.

Gjithkush ka një histori për të treguar – dhe ku ka më mirë se ta ndani tuajën me një videodokumentar të cilësisë së lartë, të shkrepur me një kamerë Canon EOS? Përfaqësuesi i nderit i Canon dhe filmografi e fotografi i nderuar me çmime, Joel Santos, është pasionant për zbulimin e historive tërheqëse dhe sjelljen e tyre në jetë në ekran. Ai ka shkrepur e prodhuar mbi 50 dokumentare televizive, të xhiruara si në vendlindjen e tij, Portugali, ashtu edhe anembanë rruzullit. Këtu ai tregon këshillat e tij kryesore për entuziastët që duan të krijojnë dokumentaret e tyre.

1. Gjeni historinë tuaj

Përfaqësuesi i nderit i Canon, Joel Santos, duke qëndruar poshtë një peme të madhe me kamerën e tij Canon.

Fotografi portugez i udhëtimeve dhe regjisor dokumentaresh, Joel Santos, ka fiksim shkrepjen e pamjeve dhe të videove tërheqëse.

Mënyra më e lehtë për të filluar me krijimin e dokumentareve është të tregoni një histori që të bën për vete dhe që e keni për zemër. Joel-i sugjeron të bisedoni me njerëzit e farefisit duke i pyetur për të kaluarën e tyre. "Nëse është ndonjë i moshuar, mbase pyetini se si kanë qenë punët kur ishin në moshën tuaj apo ndonjë peripeci që kanë kaluar,” - thotë ai. "Mund dhe të jetë ndonjëri që jeton në një kontekst tjetër urban apo rural nga i juaji." Duke qenë se jeta ka qenë kaq e ndryshme për shumicën prej nesh gjatë vitit të fundit, kjo mund të ishte dhe një histori intense.

"Duhet të gjeni diçka që të ndez kuriozitetin dhe të bën të duash të mësosh më shumë. Kur ndodh diçka e tillë, ka një histori për të treguar. Mua më pëlqen shumë ideja e krijimit të dokumentareve në bazë të përvojave të shoqërisë dhe të familjes. Disa thonë se dokumentaret nuk duhet të jenë personale, por unë them: E pse jo? Nëse keni një pikëpamje të fortë për diçka që lidhet fort me qenien tuaj, aty ka pikërisht vend për dokumentar."

2. Vendndodhja, vendndodhja, vendndodhja

Një kamerë e montuar përpara një makine, duke shfaqur një rrugë të vogël përmes një pylli.

Joel-i është pasionant për rrëfimtarinë e arritur me video. "Gjej një rrëfim dhe perspektivë autentike dhe lër pasionin të të drejtojë, duke u përpjekur gjithnjë të mësosh sa më shumë dhe të përmirësohesh në çdo pozë që nxjerr,” - thotë ai. Këtu, këshillat kryesore të Joel-it për videon na japin dhe një ide se si ngjan dita e një dokumentaristi.

Vendndodhja dhe ndriçimi janë themelore për çdo dokumentar, por nuk është se ju duhet ndonjë vendndodhje ekzotike për të treguar historinë. "Thelbi nuk është te sfondi piktoresk, pasi çdo histori në thelb lidhet me vendin ku është zhvilluar," - shpjegon Joel-i. "Jeni duke filmuar dokumentar, ndaj më e rëndësishme është t’i qëndroni të vërtetë vendit ku zhvillohet historia, qoftë kjo në shtëpinë, apo bllokun e zyrave të ndokujt.

"Ashtu si me fotot, duhet të bëni kujdes se ku pozicionohet gjithçka në skenë," - shton ai. "A janë në rregull ngjyrat? A ka ndonjë shtyllë telefoni që del mbi kokën e ndonjërit? Edhe kur nuk jeni duke e inskenuar aktivisht historinë gjatë filmimit të dokumentareve, duhet të keni mundësinë t’i kompozoni pozat në mënyrën më të mirë të mundshme. Kur i bëni bashkë të gjitha elementet në skenë, a kanë efikasitet?”

Për Joel-in, ndriçimi është lënda e parë më e rëndësishme për të cilën duhet të jeni të vetëdijshëm si kur filmoni, ashtu edhe kur fotografoni. "Është ndriçimi ai që do t’i japë formë subjektit tuaj, vendndodhjes suaj dhe gjithçkaje që buron prej tyre. Gjithçka kalon nëpër kuadrin magjik të një ekrani që i bën shikuesit për vete dhe i bën të duan të vazhdojnë ta shikojnë.”

Por mos harroni se mund të krijoni piktura vibrante kudo që të ndodheni, me çfarëdo aksesorësh që të keni. Është shumë në rregull të përdorni ndriçimin natyral për sfondin e një subjekti apo të krijoni hije të thella për të shtuar sensin e misterit.

3. Vizualizoni skenarin tuaj

Një grua duke shkrepur me një kamerë Canon, ulur mes fierit në një pyll.

Pasja e një ideje të qartë dhe të diturit se ku synon skenari është thelbësore gjatë filmografisë dhe mund të planifikohet që më parë.

Thelbi i rrëfimtarisë efikase është të merrni gjithnjë parasysh se si shkrepjet individuale do të funksionojnë në vijim përgjatë punës. Kjo është diçka që mund të praktikohet lehtë, edhe nëse sapo keni nisur me shkrepjen e dokumentareve në shtëpi. "Ju duhet një shkrepje themelore që zbulon se ku do të zhvillohet aksioni,” - thotë Joel-i. "Mandej duhet të prezantoni subjektin – shkrepjen ballore, bustin, trupin e plotë, personin në kontekstin e ambientit rrethues, kalimin në një veprim dhe reagim, duke treguar duart dhe gjestet. Gjatë shkrepjes mendoni se si skenat e ndryshme ndërrohen me njëra-tjetrën kur të filloni me montazhin e tyre së bashku. Është gjithashtu thelbësore të keni parasysh vijimësinë – mund t’ju duhet të shkrepni poza të ndryshme që do të pasojnë njëra-tjetrën në dokumentar.”

"Çdo histori e mirë ka nevojë dhe për kulminimin. Dokumentari është më i realizuar kur e mbyll me një zgjidhje që i jep shikuesin ndjesinë se ka përfituar diçka. Është ndryshe nga krijimi i videove për Instagram. Nuk jeni duke bërë dokumentar për të marrë “pëlqime”. Ju duhet të keni frymën e reporterit dhe t’i qëndroni besnikë subjektit dhe vendndodhjes.”

4. Krijoni diçka unike

Një grua duke qëndruar në një pyll, duke shkrepur për lart drejt kurorave të pemëve.

Eksperimentoni me teknika të ndryshme kur jeni në hapat e parë me videon dhe provoni të bëni diçka të veçantë tuajën.

Një pozë e shkrepur drejtpërdrejt lart, që tregon degë pemësh që mbushin qiellin.

Njiheni mirë subjektin tuaj dhe bëjeni të shkëlqejë atë që është interesante tek ai.

Joel-i beson se nëse jeni dokumentarist në hapat e parë, ju duhet të jeni sa më origjinalë të jetë e mundur. "Edhe kur historia vetë nuk është origjinale, mënyra se si e perceptoni do të jetë unike. Përqendrohuni aty dhe thjesht jini vetvetja, në vend që të përpiqeni të kopjoni stilin e dikujt tjetër.

"Plus është më e dobishme të gërmosh më thellë. A ka ndonjë gjë të veçantë te personi që po filmoni? A është ai lloj elementi që bie në sy në dokumentar, ndaj dhe çelësi këtu është të jini të hapur, të angazhoheni me subjektin dhe të gjeni se çfarë e bën tërheqës.”

5. Jeta në lëvizje

Një grua duke ecur mes gurëve me myshqe në një pyll.

Sigurohuni të shkrepni nga kënde të ndryshme për ta bërë videon tuaj përfundimtare më dinamike.

Për Joel-in, lëvizja është gjithashtu një mjet jetik. "Nëse ke një skenë statike pa lëvizje, shikuesi e humbet shpejt interesin. Duhet të përçosh njëfarë progresioni, ndjesinë se koha po kalon dhe po ecën përpara.

"Është gjithnjë mirë të luani me këndet. Shfrytëzoni sa më shumë imagjinatën tuaj. Mos u fiksoni në një pikë të vetme, por kini lirinë të lëvizni përreth gjatë filmimeve,” - vazhdon ai. "Nëse në skenë ka dy persona, ndryshimi i pozicionit mund t’ju ndihmojë të kapni veprimet dhe reagimet, dhe të përforconi diferencat në perspektivë." Shumica e kamerave të fundit të Canon kanë fotostabilizim tejet efikas elektronike për filmim videosh, ndaj nuk keni nevojë për stativ për të eliminuar dridhjen shpërqendruese të kamerës.

Canon EOS R5 dhe EOS R6 kanë stabilizim me sensor që ndihmon në kundërpeshimin e lëvizjeve të ndryshme të kamerës. Objektivat zmadhues mund të jenë gjithashtu një mjet i fuqishëm për ndryshimin e gjatësisë fokale gjatë filmimit, si dhe objektivat me fotostabilizim të integruar IS dhe STM që ju mundësojnë të fokusoheni gjatë incizimit në heshtje thuajse të plotë.

"Ndryshimi i shpeshtë i pozicionit të shkrepjen mund të shtojë një ndjesi ritmi," - shton Joel-i. "Pa ndryshuar këndet e shikimit, dokumentari nuk do të jetë aq i pasur. Filmimi është si gatimi – ndonjëherë duhet t’i trazosh gjërat."

6. Shfrytëzojeni në maksimum kamerën tuaj Canon

"Kamerat e Canon si p.sh. modeli im Canon EOS R5, si dhe modelet më ekonomike si p.sh. Canon EOS M50 Mark II, Canon EOS 850D dhe Canon EOS RP, kanë vetëfokusim Dual Pixel CMOS që punon më së miri për filmime, si dhe ju mundëson të kaloni shtruar nga njëra zonë në kuadër tek tjetra. Ato ofrojnë dhe Movie Servo AF, që mund të gjurmojë vazhdimisht subjektet në lëvizje brenda kuadrit.”

Por, Joel-i thekson se çdo teknikë që përdorni duhet ta përmirësojë historinë. "Mos përdorni kurrë një teknikë që është aty thjesht për të qenë. Nëse kërkoni të tërhiqni vëmendjen e shikuesit mbi diçka specifike, fokusi është një nga gjërat që ka më shumë rëndësi. Për peshkatarin mund të doni të fokusoheni tek një peshk në rrjetë, mandej kalojeni pikën e fokusit te fytyra e peshkatarit për të treguar reagimin.”

Kur jeni në hapat e parë, Joel-i rekomandon t’i merrni dorën përdorimit të aperturës për të krijuar efekte të ndryshme kinematike. "Së bashku me ndriçimin dhe ekspozimin, apertura komandon thellësinë e qartësisë. Aperturat e gjera [shifrat e ulëta të f] mund të ndihmojnë ta fokusoni vëmendjen te subjekti duke e nxjerrë sfondin jashtë fokusit," - shpjegon ai. "Aperturat e ngushta ju japin një thellësi të madhe qartësie kur ju duhet t’i mbani të qarta edhe objektet në afërsi, edhe ato në largësi.

"Kur vjen puna te shpejtësitë e shkrehësit, idealja është zakonisht e kundërta e dyfishit të shpejtësisë së kuadrove. Pra, nëse shkrepni në 25 kuadro në sekondë, më mirë të synoni për shpejtësi shkrehësi prej 1/50. Nëse përdorni një shpejtësi më të lartë shkrehësi, sendet në lëvizje duken si të paqëndrueshme dhe jo me lëvizje të shtruar. Nëse shkrepni në ndriçim të fortë, do t’ju duhet të jepni një shpejtësi mjaftueshëm të ulët të shkrehësit me aperturën që doni të përdorni dhe të vendosni një filtër ND (dendësi neutrale) në objektiv. Në kushte të errëta, përdorimi i shpejtësisë më të ulët të shkrehësit mund të japë gjithashtu rezultat, pasi përmirëson turbullimin e lëvizjes dhe eviton nevojën e përdorimit të ISO së lartë që do të përkeqësonte cilësinë e figurës.”

Teknika e Joel-it në veprim

  • Një pozë e arrirë në hapje do të tërheqë vëmendjen, si dhe do ta lidhë më së miri dokumentarin tuaj në vendndodhjen përkatëse. Këtu, Joel-i monton një kamerë në kofanon e makinës së tij dhe përdor aplikacionin falas Canon Camera Connect në celular si telekomandë, duke drejtuar shikuesin në skenë. Hapi i radhës është të prezantohet personi kyç që është subjekt i filmit, duke e sjellë në vendndodhje.
  • Kur filmoni njerëz në lëvizje, vetëfokusimi me pikasje të fytyrës është optimal për ruajtjen e qartësisë së personit teksa lëviz përreth duke siguruar që të mbeten subjekti kryesor i vëmendjes së shikuesit. Përdorni një shpejtësi pak a shumë të lartë Servo AF për të ndjekur siç duhet lëvizjen. E kundërta vlen kur ndryshoni pikën e fokusit nga njëra zonë e skenës në një tjetër, çka mund të theksohet duke përdorur një thellësi të ulët qartësie, duke turbulluar sfondin. Kësaj radhe, kaloni në shpejtësi më ulët Servo AF për të dhënë një tranzicion të shtruar.
  • Mos mendoni se meqë po filmoni video, do të ketë patjetër lëvizje në gjatë shkrepjes. Për të ruajtur interesin e shikuesit gjatë filmimit të objekteve statike, krijojeni lëvizjen duke anuar apo panoramuar. Mund dhe të ndërthurni animin dhe panoramimin për të krijuar efekte interesante lëvizjeje me rrotullim.
  • Në skenat e kontrastit të lartë ka rrezik që pjesët më të ndriçuara që zbardhen për fare dhe hijet e errëta të nxihen për fare. Përdorni opsionin Canon HDR (High Dynamic Range) në shkrepje për një ekspozim të përgjithshëm më të balancuar, duke zbutur ndriçimet dhe duke përforcuar hijet. Një teknikë tjetër e mirë është përdorni një filtër rrethor polarizues. Ky mund anulojë pasqyrimet e padëshiruara dhe të përforcojë ngjyrat, ndërsa ulja në përçimin e dritës përmes filtrit mundëson përdorimin e aperturave më të gjera duke evituar nevojës për shpejtësi shumë të larta të shkrehësit.
  • Dhe së fundi, mos u kufizoni vetëm në buste që flasin para kamerës. Ashtu si me çdo filmim tjetër, një dokumentar i mirë duhet të ketë një ritëm të vetin. Ndryshoni pozicionin tuaj për të shkrepur nga kënde të ndryshme, ose shfrytëzojeni më së miri Canon Movie Digital IS për të minimizuar dridhjen e kamerës në pozat e kryera me dorë. Kjo ju jep lirin të lëvizni rrotull gjatë shkrepjes, në vend që të qëndroni të fiksuar në një pikë të vetme. Dhe nuk mbaron gjithçka te shkrepja – montazhi krijues dhe mënyra si bëni lidhjen mes skenave mund të japë një frymë të mëtejshme dramatizmi dhe interesi.

Dy peshkatarë kinezë me vranç ulen në dy varka të gjata me kandila.

Për t’i parë në veprim këshillat e Joel-it për videon, hidhini një sy kësaj historie* për shkrepjen e peshkatarëve në ndriçim të ulët. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv Canon EF 16-35mm f/2.8L III USM në 24mm, 1/320 sek, f/2.8 dhe ISO3200. © Joel Santos

Kijini parasysh këto këshilla herën tjetër kur doni të tregoni një histori tërheqëse me kamerën tuaj dhe do t’ia merrni dorën dokumentareve sa hap e mbyll sytë.

* Ofrohet vetëm në gjuhë të zgjedhura.



Shkruar nga Matthew Richards

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm