Një printer laser 3-në-1, i shpejtë dhe pa tela, për zyrat e vogla dhe ato në shtëpi.
Printoni, kopjoni dhe skanoni nga një kompjuter, smartfon ose tablet me këtë printer profesional shumëfunksional laser në mono për zyrat e vogla dhe ato në shtëpi.
Kurseni kohë, punoni më shpejt. Me Printimin e parë të shpejtë, printeri zgjohet nga modaliteti i gjumit dhe fillon të printojë në çast, ndërsa shpejtësia me 23 faqe/min ju siguron produktivitetin.
Printoni dhe skanoni dokumente nga pajisjet celulare të lidhura me printerin drejtpërdrejt ose nëpërmjet një rrjeti lokal pa tela.
Hyni në informacionet e printerit, ndryshoni parametrat e rrjetit, konfiguroni librin e adresave dhe kontrolloni nivelet e tonerit - të gjitha nga Ndërfaqja e përdoruesit në largësi (RUI).
Bizneset e vogla dhe zyrat në shtëpi do të vlerësojnë cilësinë e printimit të shpejtë dhe të besueshëm në mono, ekranin LCD dhe opsionet e printimit, kopjimit dhe skanimit të këtij printeri rrjeti me Wi-Fi.
Raportet ECO të printerit e bëjnë të lehtë të monitoroni dhe të ndiqni përdorimin, ndërsa modalitetet e Fikjes automatike dhe zvogëlimit të konsumit të energjisë ju ndihmojnë të mbani në minimum ndikimin e karbonit në mjedis.
Kutitë e bojës të-gjitha-në-një të Canon sigurojnë imazhe dhe dokumente teksti të shkëlqyera në mono. Provoni një cilësi dhe qëndrueshmëri uniforme me ndryshimin e një kutie të vetme të bojës.
Kopjimi
Përdorni dhe ndani përmes rrjetit
Lehtë për t'u përdorur LCD ekran
Lidhje USB
Kualiteti profesional i skanimit
Buton për kyçe më të shpejt të skanimit
Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi
Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar
Kutia e bojës 737
Merrni printime mono të bukura dhe pa vija me kutinë e bojës të-gjitha-në-një 737 që punon në mënyrë të përsosur me Canon i-SENSYS MF231, MF232w, MF237w, MF244dw, MF247dw dhe MF249dw për t'ju siguruar afro 2400 faqe (e matur sipas ISO/IEC 19752)