Aksesor EOS

Canon Speedlite 90EX

Një blic kompakt, me rendiment të lartë që jep poza të ndriçuara në mënyrë të shkëlqyer çdo ditë, si portrete dhe skena në mjedise të brendshme, plus efekte të ndriçimit krijues. Shoqëruesi ideal për EOS M-in.

Përfitimet

  • Konstruksion i hollë, që futet në xhep

  • Rregjistroni portrete dhe skena të mjediseve të brendshme të ndriçuara në mënyrë të shkëlqyer

  • Energji e lartë në një trup kompakt

  • Zbuloni efekte krijues të ndriçimit

  • Rregjistrim i qetë, pa u dukur dhe plotësisht automatik me blic

  • I fuqizuar nga bateri AAA që janë lehtësisht të disponueshme

Veçoritë e detajuara

  • Konstruksion i hollë, që futet në xhep – ideal për EOS M-in

    Blici kompakt i zgjedhjes për përdoruesin e EOS M-it, Canon Speedlite 90EX peshon vetëm 50g (pa bateri) dhe konstruksioni i tij që kursen hapësirë nënkupton se do të futet edhe në çantat më të vogla të takëmeve.

  • Rregjistroni portrete dhe skena të mjediseve të brendshme të ndriçuara në mënyrë të shkëlqyer

    Ideal për rregjistrimin me lenta me kënd mjaft të gjërë, Speedlite 90EX jep saktësisht ndriçimin e duhur për portrete të mëdha, si dhe poza të shkëlqyera në mjedise të brendshme dhe të grupeve.

  • Energji e lartë në një trup kompakt

    Pavarësisht nga madhësia e tij e vogël, Speedlite 90EX ka mjaft energji dhe me një numër maksimal të manualit prej 9 (m, ISO100) është ideal për ndriçimin e skenave të errta dhe të kohës së natës, si një festë ose një barbekju e mbrëmjes. Eshtë gjithashtu i përsosur si një blic i mbushjes për subjektet e rregjistruar në mjedise të jashtme me diellin pas.

  • Zbuloni efekte krijues të ndriçimit

    Speedlite 90EX hap mundësi krijuese të pafundme të ndriçimit, falë funksionit të integruar kryesor të tij me valë. Si një njësi kryesore e blicit, mund të shkrehë me valë deri në tre grupe të bliceve të tjera, që kanë një funksion të integruar vartës, si Speedlite 270EX II, nga deri në 7 metra larg në mjedise të brendshme.

  • Rregjistrim i qetë, pa u dukur dhe plotësisht automatik me blic

    Kur dëshironi të bëni poza të vazhdueshme shpejt dhe pa u dukur, Speedlite 90EX është gjithnjë gati për veprim. Rimbushja me energji është e heshtur dhe e shpejtë - duhen vetëm 5,5 sekonda përpara sesa të jetë gati për pozën tjetër. Eshtë gjithashtu e përdorshme me sistemin e matjes së blicit automatik që gjendet në EOS M dhe kamerat e tjera EOS DSLR, duke siguruar ekspozimin plotësisht automatik të saktë të blicit në të gjitha gjendjet.

  • I fuqizuar nga bateri AAA që janë lehtësisht të disponueshme

    Për të mbajtur madhësinë dhe peshën e njësisë së punës të blicit në minimum dhe për leverdinë maksimale, Speedlite 90EX fuqizohet nga dy bateri AAA/LR03 lehtësisht të disponueshme (ose Ni-MH ose litium).