Kamera DSLR

Canon EOS 6D

DSLR-ja jonë më e vogël, më e lehtë me kuadër të plotë. Sensor CMOS 20,2 Megapiksel me kuadër të plotë Wi-Fi dhe GPS në kamerë.

Përfitimet

  • Sensor 20,2 megapiksel me kuadër të plotë

  • Ndërtim i fortë, me peshë të lehtë

  • Maks ISO 25.600 (i zgjerueshëm deri në ISO 102.400)

  • AF me 11 pika e ndjeshme deri në -3EV

  • GPS* rregjistron vendndodhjen tuaj

  • Transferimi i skedarit dhe kontrolli nga larg përmes Wi-Fi**

  • Video me HD të Plotë

Veçoritë e detajuara

  • Sensor CMOS 20,2 megapiksel me kuadër të plotë

    Në zemër të EOS 6D është një sensor CMOS 20 megapiksel me kuadër të plotë dhe një përpunues i fuqishëm i imazhit DIGIC 5+. Së bashku këta japin imazhe që janë të mbushura me hollësi dhe qartësi. Ngjyrat riprodhohen saktësisht ndërsa shkallëzimi i toneve është i vogël dhe natyral.

  • Avantazhi i kuadrit të plotë

    Shijoni mundësinë e përdorimit të lentave EF me kënd të gjërë dhe zbuloni metoda të reja për fotografinë e peisazheve, mjediseve të brendshme dhe në rrugë. Kontrolli shtesë mbi thellësinë e fushës që sigurohet nga sensori me kuadër të plotë është i përsosur për të shtuar ndikim te portretet tuaja.

  • I krijuar për të udhëtuar

    Me peshë aq të lehtë sa për të shkuar kudo me ju dhe aq i fuqishëm sa për të përballuar përdorimin e fotografimit në udhëtim. Kontrolle të thjeshta dhe ergonomika intuitive e bëjnë EOS 6D të shpejtë dhe të thjeshtë për t'u përdorur.

  • Rendiment i fuqishëm në dritë të paktë

    Kur nivelet e dritës pakësohen, EOS 6D vazhdon të japë fotografi të shkëlqyeshme. Ndjeshmëria ISO zgjerohet nga ISO 100 deri në ISO 25.600 (e zgjerueshme në L:50, H1:51.200, H2:102.400) dhe një sistem i fokusimit automatik me 11 pika është reagues deri në -3EV. Ajo është aq e ndjeshme sa të përdoret nën dritën e hënës.

  • Krijoni fotografi me lehtësi

    Punoni në mënyrë intuitive me treguesi e kuadrit të shndritshëm me kuadër të plotë të EOS 6D. Një ekran LCD me 1.040.000 pika 7,6 cm (3,0”) Clear View II LCD e bën rregjistrimin e Shikimit të Drejtpërdrejtë të fotografive e videos me HD të Plotë një kënaqësi.

  • Tipare krijues të skicuar për ju

    Ruani hollësinë si në pjesët e theksuara, ashtu edhe hijet me modalitetin e rregjistrimit me sferë të lartë dinamike të EOS 6D dhe krijoni imazhe të përbëra me veglën e tij me shumë ekspozime. Kompensimi i ekspozimit me ±5 ndalesa dhe kllapat e ekspozimit automatike me ±3 ndalesa lejojnë fleksibilitet dhe rregullimin e ekspozimit.

  • GPS rregjistron secilën lëvizje tuaj

    GPS i integruar përcakton vendndodhjen tuaj të saktë dhe gjeoetiketon secilin imazh me informacionin. Në modalitetin e Rregjistrimit GPS një rregjistrim i intenerarit tuaj rregjistrohet ndërsa lëvizni rreth e rrotur, edhe kur kamera është e fikur.

  • Wi-Fi për lidhshmëri të pakrahasueshme

    Rregjistroni nga larg nga këndvështrime alternative: lidhni dhe kontrolloni EOS 6D tuaj duke përdorur PC, Mac ose një telefon tuaj të zgjuar. Imazhet mund të transferohen përmes valëve dhe të ndahen me familjen dhe miqtë.

  • Video me HD të Plotë

    Rregjistroni video me HD të Plotë me rezolucionin 1080p, duke shfrytëzuar lentat me aperturë të shpejtë dhe kontrollin e plotë manual për të arritur efekte të kinemasë.* Përdorimi i GPS mund të jetë i kufizuar në disa vende ose rajone. Përdorimi i GPS duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e vendit dhe rajonit në të cilin përdoret, përfshirë çdo kufizim në përdorimin e pajisjeve elektronike.**Ndihma për Wi-Fi ndryshon sipas pajisjes dhe rajonit.

Specifikimet

  • CMOS 20,2 megapiksel

  • Sensori i madh për kontroll maksimal mbi thellësinë e fushës

  • Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

  • Fotografimi i vazhdueshëm

  • Zgjedhja e pikave AF për kuadrimin krijues

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Pamja e madhe, e qartë e skenës tuaj

  • Ekran i madh i ndritshëm për shikimin e qartë

  • Modaliteti Sfera e Lartë Dinamike

  • Kombinoni shumë kuadro në një imazh të vetëm

  • Filma mahnitës 1080p

  • Etiketoni imazhet tuaja me të dhënat e vendndodhjes

  • Ndani imazhet tuaja dhe kontrolloni kamerën tuaj përmes Wifi

  • Redakto dhe procesin e imazhet RAW më parë në aparat fotografik

  • Përzgjedhje të gjerë të lentat