image.canon 1.5.0

PROGRAME PËR KAMERAT DHE PRINTERËT E CANON

IMAGE.CANON

Përfitoni transferim të njësuar të fotove e filmave drejt pajisjeve dhe shërbimeve tuaja në internet, plus ruajtje falas në renë kompjuterike, të gjitha automatikisht nga kamera juaj Canon1.

Transferim i njësuar i multimediave dhe hapësirë ruajtëse falas

Lidhuni automatikisht nga kamera juaj e Canon1 në renë kompjuterike, ku të gjitha fotot e filmat – duke përfshirë skedarët RAW dhe 4K – ruhen në mënyrë të sigurt për 30 ditë2 dhe transferohen automatikisht në pajisjet dhe shërbimet tuaja të internetit. Plus, përfitoni ruajtje afatgjatë të galerisë suaj në përmasa për rrjete sociale dhe hapësirë 10GB4 për origjinalet tuaja më të rëndësishme.

Përtej hapësirës ruajtëse

image.canon regjistron më së miri fotot dhe filmat tuaj dhe i vendos në vendet ku ju nevojiten - për t'ju ndihmuar t'u tregoni historitë tuaja miqve, familjes ose një audience më të gjerë.

Tiparet më të fundit

Ne po shtojmë vazhdimisht veçori të reja për t'i mbajtur imazhet dhe videot tuaja aty ku ju nevojiten, për integrim të lehtë me një sërë procesesh pune, duke përfshirë të gjitha llogaritë e fotografive të Google.

  • Mbështetje për Frame.io

    Transferoni automatikisht fotot dhe filmat e realizuar me kamera në program redaktimi jolinear si Adobe Premiere Pro nëpërmjet Frame.io.

  • Mbështetje për filma në Adobe Photoshop Lightroom

    Transferoni videot tuaja të shkurtra në Lightroom së bashku me imazhet tuaja statike.

  • Mbështetni përdoruesit korporativë të Adobe Lightroom

    Përdorni llogarinë tuaj të biznesit të Lightroom për integrim pa probleme me image.canon.

Image.canon jua lidh kamerën Canon1 me botën.

Shihni se si mund t'jua transformojë image.canon mënyrën se si i ruani, procesoni dhe shpërndani fotot. Pa qenë nevoja për kabllo, njësi bezdisëse apo lexues kartash. Thjesht ju dhe kamera juaj.

Hapësirë ruajtëse dhe shpërndarje me image.canon

Ngarkimi i njësuar në renë kompjuterike është vetëm fillimi i udhëtimit tuaj fotografik.

  • Ngarkim i njësuar

    Automatikisht nga kamera drejt resë kompjuterike.1

  • Hapësirë e pakufizuar ruajtëse 30-ditore

    Ruani gjithçka derisa të kaloni në ruajtje afatgjatë.

  • Shkarkim automatik

    Shkarkojini automatikisht imazhet për të punuar me to lokalisht.

  • Përcillini automatikisht imazhet

    Përcillni drejt platformës suaj Adobe, Frame.io, Flickr ose Google.

  • Procesim imazhi në re kompjuterike

    Ky program i fuqishëm do të përmirësojë cilësinë e imazhit.3

  • Hapësirë ruajtëse afatgjatë

    Hapësirë ruajtëse pa afat deri në 10GB.

  • An LCD screen of a Canon camera showing transfer of images to image.canon.

    Transferime automatike

    Me kamerat Canon që mbështesin Wi-Fi1 në qarkullim nga 2020, mund të përfitoni transferim automatik në sfond drejtpërdrejt tek image.canon, kur lidheni në internet.

    Në zemër të internetit

    image.canon shkon përtej hapësirës ruajtëse. Jua vendos fotot, që i merr automatikisht apo manualisht nga një kamerë Canon me lidhje Wi-Fi1, në një pikë qendrore për dërgim të mëtejshëm të njësuar.

    A man is sitting at the desk with a laptop showing image.canon with pictures on the screen. Below there is a smartphone with the same images on the screen. In the background there is a Canon camera and in foreground Canon SELPHY QX10 compact printer.
    Image.canon app is shown on a smartphone. Next to it a man is tapping the option on the Canon camera LCD.

    Lidhje të shpejta

    Qoftë nëse dëshironi të qëndroni të lidhur në renë kompjuterike për foto çasti të familjes apo për proceset e punës për arsye të profesionit, image.canon ofron transferime të shpejta drejt shërbimeve tuaja të preferuara të internetit dhe kompjuterit tuaj.

    Hapësirë falas

    Ruani të gjitha multimediat tuaja, duke përfshirë skedarët RAW dhe filmat 4K, për 30 ditë2 – kohë e mjaftueshme për t'i shkarkuar në pajisje dhe për t'i transferuar drejt shërbimeve tuaja të preferuara. Fotot me përmasa për rrjete sociale krijohen dhe ruhen në galerinë tuaj personale. Përfitoni 10GB ruajtje afatgjatë për multimediat tuaja më të rëndësishme.4

    Seascape image on a smartphone shown on image.canon app. Canon camera is seen in the background.
    Një burrë duke mbajtur një smartfon në njërën dorë dhe një kamerë Canon në tjetrën, duke parë në ekranin LCD të kamerës.

    Praktik, i thjeshtë dhe intuitiv

    Me thjeshtësi e intuitivitet, prakticiteti qëndron në zemër të image.canon. Renditini lehtë fotot sipas dëshirës dhe përfitoni shpërndarje pa telashe drejt rrjeteve sociale apo emailit.

    Pajtueshmëria me kamerat Canon

    Zbuloni listën e plotë të kamerave Canon që mund të lidhen me image.canon këtu.
    Mësoni më shumë

    Shërbimet me abonim

    Mësoni më shumë rreth shërbimeve me abonim të Canon për përpunimin e imazheve në renë kompjuterike duke përdorur përpunimin e imazherik me rrjet neural. Përpunojini imazhet RAW në cilësi më të lartë falë teknologjisë vetëtrajnuese tek image.canon. Gjithashtu përpunoni imazhe RAW në renë kompjuterike njësoj përpunimi RAW brenda kamerës.3
    Mësoni më shumë

    Mbështetja

    Po kërkoni këtë program për produktin tuaj Canon?
    Mësoni më shumë

    Produktet e lidhura

    Google Drive, Google Photos, Google One dhe YouTube janë marka tregtare të Google LLC. Adobe, Photoshop, Lightroom, Premiere Pro, Frame.io dhe stemat e këtyre shërbimeve janë marka të regjistruara tregtare ose marka tregtare të Adobe në SHBA dhe/ose shtete të tjera. "Wi-Fi®" është markë e regjistruar tregtare e "Wi-Fi Alliance". Emrat e tjerë të kompanive, produktet dhe shërbimet e përmendura janë marka tregtare ose marka të regjistruara tregtare të pronarëve të tyre përkatës.
    1. Jo të gjitha kamerat Canon mbështesin transferim automatik në sfond. Kamerat e tjera të pajtueshme të "Canon" ofrojnë transferim të lehtë manual drejt image.canon. Për një listë të plotë të kamerave të mbështetura, vizitoni https://image.canon/st/en/connectable-models.html. Kamerat e pajtueshme duhen lidhur në internet përmes "Wi-Fi".
    2. Pas 30 ditëve fotot origjinale fshihen, përveç nëse i keni kaluar në ruajtjen afatgjatë
    3. Ky funksion është një shërbim me pagesë dhe ofrohet vetëm për disa kamera Canon.
    4. Nëse ky shërbim nuk përdoret për 1 vit, të gjitha imazhet do të fshihen pavarësisht nga data e skadimit.