Superb images, day or night

EOS M6 Mark II

Pamje mahnitëse, ditën edhe natën

Cilatdo qofshin kushtet, sensori 32,5-megapikselësh "APS-C CMOS" i "EOS M6 Mark II" ofron cilësi mahnitëse figure. Prisni detaje të posaçme – edhe në theksime të shndritshme dhe në hijezime të errëta – plus ngjyra të bukura dhe gradacione të shtruara tonalitetesh. Prisni, procesoni dhe ripërmasoni fotot pa humbje të dukshme në cilësi.

Ndjeshmëria maksimale ISO 25 600 mundëson fotografitë në kushte ndriçimi të dobët, ndërsa teknologjia jonë "Combination Image Stabilizer" ofron deri në 5 nivele mbrojtjeje ndaj turbullimit për shkak të lëkundjeve së kamerës.

Cilësi e mundësuar nga "DIGIC 8"

Në zemër të "EOS M6 Mark II" është procesori "DIGIC 8", i cili jo vetëm kontrollon se si funksionon kamera, por edhe proceson të dhënat e figurës në skedarë JPEG, RAW ose Compact RAW, duke përmirësuar dhe maksimizuar ndërkaq cilësinë e figurës.

  • Teknologjia "In-camera Digital Lens Optimizer (DLO)" shfrytëzon në maksimum çdo detaj sado të imët cilësie të figurës teksa shkrepni për foto që janë të pastra e përplot detaje, direkt nga kamera.

  • Edhe kur shkrepni në ndjeshmëri të larta ISO (deri në maks ISO 25 600, që mund të zgjerohet deri në 51 200), fotot nga "EOS M6 Mark II" shfaqin nivele të ulëta zhurme dixhitale dhe kapin atmosferën në çfarëdo rasti.

  • Skedarët RAW mund të procesohen në foto JPEG brenda kamerës, duke përdorur procesimin RAW të vetë kamerës. Ose provoni t'i përpunoni më imët fotot me modalitetin "Creative Assist". Procesori "DIGIC 8" mundëson rregullimin dhe krijimin e disa versioneve të së njëjtës foto, secila me pamje dhe ndjesi të veçantë nga tjetra.

Mund të pëlqeni gjithashtu
sample basketball
Shkarkoni imazhet me rezolucion të plotë