Designed for creativity

EOS M6 Mark II

Disenjuar për krijimtari

"EOS M6 Mark II" është disenjuar për të qenë shoqëruesi juaj i përhershëm krijues – portativ aq sa ta merrni thuajse kudo dhe fleksibël aq sa të mund shkrepni thuajse çkado. Kasa me aliazh magnezi e kamerës është robuste dhe peshëlehtë, ndërsa dizajni i saj kompakt është një përkim fantastik për linjën e objektivave peshëlehtë EF-M.

Si dëshironi ta shihni botën?

Ekrani me prekje me anim 180-gradësh i "EOS M6 Mark II" ju mundëson shkrepjen nga kënde krijuese më me komoditet, ndërsa inkuadruesi opsional dhe i heqshëm elektronik ju jep një pikëpamje më intime që ju bën të ndiheni më të lidhur me subjektin e fotos. Është gjithashtu shumë komod në përdorimin nën dritën e fortë të diellit, si dhe i personalizueshëm.

Inkuadruesi opsional elektronik HF-DC2 vjen me rezolucion 2 360 000-pikësh dhe mbulim 100 për qind. Shihni ngjyrat, ndriçimin dhe qartësinë që do të shkrepni dhe gëzojuni një ndjesie më përfshirëse dhe reaguese të inkuadruesit që vendoset larg trupit të kamerës për komoditetin dhe lehtësinë tuaj.

Një gamë e stërmadhe objektivash

Si pjesëtare e linjës "EOS M" të kamerave pa pasqyrë, "EOS M6 Mark II" është e pajtueshme jo vetëm me objektivat "EF-M", por edhe me objektivat EF dhe EF-S kur përdorni adaptorin "EF-EOS M", duke u dhënë fotografëve një numër të madh pjesësh optike prej nga mund të zgjedhin.

eos m lens family

Lidhur me jetën tuaj dixhitale

"EOS M6 Mark II" vjen me "Bluetooth" gjithnjë aktiv dhe "Wi-Fi" të integruar, të cilat ndihmojnë të punojë dora-dorës me pajisjen tuaj inteligjente.

  • Transferojini fotot drejt pajisjes suaj shpejt e lehtë, ose transferojini automatikisht gjatë shkrepjes. Pas transferimit përmes aplikacionit "Canon Camera Connect" do të keni mundësinë t'i ndani me shoqërinë dhe me ndjekësit tuaj në internet.

  • Mund dhe të përdorni pajisjen tuaj inteligjente (përmes aplikacionit "Camera Connect") ose kompjuterit/Mac (përmes "EOS Utility") për ta telekomanduar "EOS M6 Mark II" – duke parë atë që sheh kamera në ekranin e pajisjes suaj dhe duke shkrepur nga distanca deri në 10 m. Fantastike për eksplorimin e pikëpamjeve të reja dhe krijuese.

  • Koordinatat GPS mund të merren nga smartfoni juaj drejt "EOS M6 Mark II" teksa shkrepni, kështu që fotot mund t'i gjeoetiketoni me vendndodhjen aktuale.

Vëreni çdo detaj

Nga çasti që e merrni në dorë "EOS M6 Mark II" do t'ju bëjë për vete kujdesi ndaj detajit që i është kushtuar në dizajn. Si p.sh. karikimi me USB brenda kamerës që ju bën të mundur të shkrepni për më gjatë, apo dhe sensori i saj vetëpastrues që parandalon cenimin e fotove tuaja nga prania e pluhurave dhe e papastërtive.

Komandat janë të personalizueshme dhe mund të programohen për të vendosur pikërisht funksionet që ju duhen në pëllëmbë të dorës.

usbc connectivity

Mund të pëlqeni gjithashtu