In less than the blink of an eye

EOS M6 Mark II

Më pak se sa hap e mbyll sytë

"EOS M6 Mark II" është një kamerë e shpejtë dhe reaguese, që mund të reagojë me shpejtësi sapo të shihni rastin, duke u fokusuar dhe shkrepur sa të hapni e të mbyllni sytë. Është një kamerë fantastike për fotografinë e rrugëve dhe jetën e përditshme - kur shkrepni ato raste vendimtare, shpejtësia bën gjithë diferencën.

Shkrepje e shpejtë e vazhduar dhe "Dual Pixel CMOS AF"

"EOS M6 Mark II" mund të shkrepë foto 32,5-megapikselëshe deri në 14 kuadro/sekondë, me vetëfokusim të vazhduar. Ndiqni subjektet lëvizëse nëpër kuadër dhe realizoni shkrepje në seri me foto tejet të detajuara e të qarta kristal në çastin e duhur. Paramemoria e madhe dhe mbështetja për karta UHS-II mundësojnë 54 kuadro në JPEG dhe 23 kuadro në RAW ose 36 në CRAW.

Pikasja e fytyrës dhe gjurmimi i syve mund të ndihmojnë që portretet tuaja të duken të qarta, ndërsa për të vendosur se ku të fokusoheni në kuadër është aq e thjeshtë sa të prekni ekranin e kamerës në një prej 5481 pozicioneve të vetëfokusimit. Mund të përdorni butonin e aktivizimit të vetëfokusimit mbrapa kamerës për fokusim me butona të pasmë - tërheqje-lëshimi i vetëfokusimit kur përdorni pjesën opsionale EVF-DC2 dhe kulminimi i fokusit ndihmon në arritjen e mprehtësisë kritike kur veproni me fokusim manual.

Mund të pëlqeni gjithashtu
sample basketball

Shkrepje në seri RAW në 30 fps

Shkrepni skedarë RAW 18-megapikselësh* në një shpejtësi të pabesueshme 30 kuadro/sekondë, me fokusim të vazhduar. Teknologjia e parashkrepjes shkrep vazhdimisht 0,5 sek aksion përpara se të shtypni tërësisht butonin e lëshimit të shkrehësit, që të mund të kapni gjithnjë atë çast të beftë të veçantë dhe që të keni fleksibilitetin e një skedari RAW.

sample basketball

* 75% e sipërfaqes së figurës